Portreti i Papës i bërë me një element që nuk do ta besonit

anazapta

Një artiste ka krijuar portretin e Papa Benediktit të XVI me prezervativë. Niki Xhonson e nisi veprën e saj si një formë proteste ndaj deklaratave të ish-papës për kontraceptivët. 25-vjeçarja përdori për portretin 17 mijë prezervativë me ngjyra dhe iu deshën 270 orë punë. Niki thotë se qëllimi i veprës së saj është të hapë një diskutim për shëndetin seksual dhe diversitetin. Por kritikët e kanë cilësuar portretin kontraversial si “të neveritshëm”. “Zemërimi i njerëzve ndaj punës time është diçka interesante. Dikush madje tha se nëse do të bëja një portret të Muhamedit do të më qëllonin me gurë”, thotë ajo.

Share This Article
1 Comment
  • Je’ ça ke ba, maj kshtu Niki Xhonson? Provoje, provoje me Muhametin, se ata t’djegin mrena, pasha zoten! Njihere me ia pa mjekrren ndonjenit te pshton shurra ne breke, le me ba kso lojnash, – po thote komshija shkodrane nga ballkoni.-Pa as ke gjete material tjeter, maj Niki-Miki? Qyqja me pa kene te perdorme! Ku-ku ku i ka shkue mendja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *