Portugalia dhe Ronaldo me fat, Spanja në krye të grupit B

Ornela

Portugalia ka barazuar 1-1 ndaj Iranit duke humbur kështu vendin e parë në minutat shtesë të ndeshjes. Teksa të gjithë po mendonin se Portugalia do të fitonte duelin në distancë me Spanjën, një gol i iranianëve nga pika e bardhë e penalltisë, dhe goli i Iago Aspas ndaj Marokut ka kthyer gjithçka brenda dy minutave.

Një rezultat zhgënjyes për Ronaldo me shokë, sidomos për yllin e Real Madrid, i cili kishte gjithçka në dorë por shpërdoroi një penallti në pjesën e dytë. Iranianët nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe patën një rast të artë për të lënë eliminuar portugezët nga turneu. Portugali do të luajë ndaj Uruguait në 1/8-at.

Spanja ka vuajtur pafund ndaj Marokut super të motivuar por në fund i ka buzëqeshur fati teksa ka barazuar 2-2 duke marrë edhe vendin e parë të grupit me barazimin e Portugalisë. Ishin marokenët ata që kaluan të parët në avantazh por Isco i kundërpërgjigjet menjëherë.

Çmenduria ndodhi në minutat e fundit, kur marokenët kalojnë përsëri në avantazh. Por një goli Aspas, i konfirmuar me VAR i ka dhënë barazimin e çmuar spanjollëve që tani do të luajnë ndaj Rusisë në 1/8-at.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *