Portugalia do të dëbojë 10 anëtarë të stafit të ambasadës ruse në Lisbonë, tha ministria e jashtme portugeze në një deklaratë të martën. CNN shkruan se aktivitetet e 10 punonjësve, të shpallur tani si “persona non grata”, ishin “në kundërshtim me sigurinë kombëtare” të Portugalisë, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ata do të kenë dy javë kohë për t’u larguar nga vendi.
“Qeveria Portugeze përsërit dënimin e saj të vendosur dhe të ashpër të agresionit rus në territorin ukrainas”, shtoi ai.
Italia, Suedia, Spanja, Estonia, Danimarka dhe Letonia njoftuan të martën se do të dëbonin diplomatët dhe anëtarët e stafit rusë nga territoret e tyre përkatëse.
a.m/dita
