Federata Portugeze e Futbollit shpërblen Fernando Santos, pas shpalljes kampion Europe.
61-vjeçari ka rinovuar kontratën deri në vitin 2020 me Seleçao. Lajmi u konfirmua në “Twitter” nga drejtuesit e federatës.
Santos qëndron në krye të kombëtares portugeze që nga viti 2014 kur zëvendësoi të larguarin Paulo Benton.
