Portugalia “zbarkon” në Shqipëri

Dita

Përfaqësuesja e Portugalisë zbarkon në Tiranë për sfidën kualifikuese të Euro 2016 me Shqipërinë. Në orën 20:30 të së Shtunës, avioni i skuadrës luzitane mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”.

Zbarkimi është dokumentuar edhe nga ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, që në profilin zyrtar në Instagram shkruante: Sapo u ulëm në Tiranë, Shqipëri. Diçitura shoqërohej edhe me një fotografi nga kabina e pilotëve.

Kombëtarja portugeze u prit nën masa të forta sigurie dhe lojtarët nuk patën asnjë kontakt me tifozët e pakët të cilët qëndruan në aeroport të përshëndesnin tre herë fituesin e Topit të Artë.

Si shpërblim për durimin disa-orësh Cristiano Ronaldo iu përgjigj përshëndetjeve dhe kishte nga ato tifoze femra që nuk i përmbajtën emocionet.

Portugalia u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit dhe të Dielën prej orës 18:00 do të zhvillojë stërvitjen e fundit përpara sfidës me kuqezinjtë.

Për ndeshjen e së Hënës në Elbasan Arena, trajneri Fernando Santos rikuperon mbrojtësin veteran Ricardo Carvalho, ndërsa në skuadër është grumbulluar edhe mbrojtësi i Sportingut, Paulo Oliveira, i cili zëvendësoi të dëmtuarin Bruno Alves.

instagram-ronaldo

 



190027

 

Share This Article
2 Comments
  • Prej Ketyre djemve te kombtares duhet duhet te jemi krenar dhe ti mbeshtesin fort sepse qellimi qe ata i kane vene vetes eshte te bejne histori., dmth ti tregojme botes qe jemi nje Komb i vogel por me vlera te jashtzakonshme.Pre ketyre djemve ka sec te mesoje dhe Politika si ne Shqipri ashtu dhe ne Kosove.

  • Ekipi portugez eshte favorit nese gjukojme mbi bazen e ndeshjeve te zhvilluara ne grup.Ne kemi nje avantazh se luajme ne fushen tone qe eshte shume e zjarrte per mbeshtetjen e kombetares.Nese ikane rikoperuar forcat lojtaret tane ndeshja do flasi per ne.Debjazi te kete parasysh qe formacjoni yne ti ruhet kundra sulmit qe dote perdorin portugezet.Per mua 4-4-2 do te jet me i pranushem dhe pse jo mbas minutes se 70 p0 te jete barazim ne 4-5-1 duke freskuar ekipin me lojtar te fuqishem e te shpejte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *