Posh provon të buzëqeshë

anazapta

Është e njohur për fytyrën e saj të ngurtë, por Viktoria Bekam tregoi se mund të krijojë një buzëqeshje. Të paktën për të shoqin.

Stilistja e mirënjohur hodhi në internet një foto të saj dhe të të shoqit, David Beka, pas lajmeve për largimin e tij nga futbolli.

Një foto bardhezi, Viktoria 39-vjeçare jep një gati buzëqeshje ndërsa ka hedhur krahët rrotull Davidit i cili buzëqeshjen në fytyrë e ka gjithnjë gati.

Në foto, mamaja e katër fëmijëve shkruan: “Ju falënderojmë të gjithëve për mesazhet plot dashuri. Jemi shumë krenarë për ju. Davidi dhe Viktoria”.

Viktoria ka qenë një figurë e qëndrueshme në karrierën e futbollistit që e ka marrë familjen nga Mançesteri në Madrid, Los Anxhelos, dhe pastaj në Londër ndërsa ish-kapiteni i Anglisë luan në një kontratë 5-mujore për PSD-në.

Mesfushori njoftoi tërheqjen nga futbolli të enjten.

vik1

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *