Akti i parë që duhet të kryeje çdo shqiptar që njëherë e mirë të ndahet nga kultura komuniste e poshtërimit dhe e robërimit është të mos votojë Sali Berishen me 23 qershor. Duhet ta shohim si akt çlirues, si nje akt qe do na veçojë nga e kaluara, si nje akt i cili do na fillojë ndryshimin; ndryshimin aq të nevojshem për të gjithë Shqiptarët. Ne duhet të tregojmë që vlerat e kaluara, vlerat autokratike nuk kanë më vend në Shqipëri, nuk janë më pjesë e jetës sonë. Duhet patjetër te çlirohemi nga veprimi sizifian i rrezimit të bustit të një diktatori te dytë. Prandaj pra mosvotimi i Sali Berishës është akti më sublim dhe shpresëdhënës që populli shqiptarë duhet bëjë për të ardhmen e tij. Si mbajtës dhe krijues së ndryshimit të rinjtë e kanë barrën kryesore për këtë shkëputje nga e kaluara, janë ato të cilët duhet të bashkojnë energjitë dhe të na rizgjojnë dëshirën për demokraci dhe përfaqësim të denjë. Si për të larë mëkatet e brezave të kaluar janë pikërisht të rinjtë që duhet ta ndëshkojne me vote Sali Berishen, këtë mbetje te së kaluarës. Ndryshimi është themeli i demokracisë dhe ne si popull duhet të tregojme se mund të ndryshojmë dhe mund të prodhojme alternativa të tjera dhe lider të rinj në një Shqipëri të vlerave demokratike.
Email nga adresa: [email protected]