Poshtërimi i simboleve kombëtare, nën hetim një shtetas

anazapta

Ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shtetasin nga Tirana Fitim Veseli, nën akuzën e “poshtërimit të republikës dhe simboleve të saj”. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, ku Veseli mësohet se ka furnizuar një supermarket me çakmakë në sipërfaqe të të cilëve ishte e stampuar shqiponja e flamurit kombëtar me kokë poshtë.

Në njoftimin për shtyp të policisë shkruhet se të hënën, rreth orës 13.30, Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Finaciar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, kanë marrë informacion se në një supermarket ushqimor në qytetin e Gjirokastrës po tregtoheshin çakmakë ku në sipërfaqe të çakmakut ishte e stampuar shqiponja e flamurit  tonë kombëtar me kokë poshtë.

“Menjëherë Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë ushtruar një kontroll në supermarket, ku kanë evidentuar 5 kuti të mbushura me çakmakë, rreth 300 copë.

“Të gjitha pakot janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër pronari i supermarketit për shpjegime. Gjatë deklarimeve të dhëna nga ana e tij pronari i super marketit ka treguar detaje në lidhje me këtë ngjarje, i cili ka shpjeguar se këto çakmakë i ka marrë në Tiranë në një pikë shumice duke dhënë të gjitha të dhënat.

“Menjëherë nga ana e policisë është njoftuar Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ku menjëherë kanë nisur kontrollet dhe po vijojnë verpimet nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë për të bërë të mundur sekuestrimin e gjithë çakmakëve, si dhe për të vërtetuar nëse është e qëllimshme stampimi me kokë poshtë i shqiponjës së flamurit në çakmakë”.

Mësohet se pronari i supermarketit është lënë i lirë, ndërsa furnizuesi i supermarketit me këta çakmakë, shtetasi Fitim Veseli nga Tirana, është proceduar penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “poshtërimi i Republikës dhe simboleve të saj”, parashikuar nga neni 268 i Kodit Penal.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *