Lamtumirë financë e madhe, thotë Paul Mason: sistemi aktual do të përfiindojë si feudalizmi. Do të kemi një utopi barazitiste. Ose kaos…
Një libër me titull “Postcapitalism. A guide to our future” (Postkapitalizmi: një udhërrëfyes për të ardhmen tonë), nuk mund të mos bëjë kureshtar shumëkënd dhe nuk mund të mos shkaktojë polemika, mbi të gjitha në periudha krize si kjo e jona. Dhe në fakt, vetëm një muaj pas botimit të tij nga shtëpia botuese Allen Lane në Londër, ky Libër po shkakton më shumë zhurmë, nga sa krijoi vitin e kaluar në kapitali në Shekullin XXI” i francezit Thomas Piketty.
Ndoshta këtë dëshironte edhe vetë autori i librit, Paul Mason, një gazetar i BBC, drejtor i programeve ekonomike në Kanalin 4 të televizionit britanik dhe autor i të tjerë librave të suksesshëm, mes të cilëve “Shkrirja: Fundi i epokës së babëzisë”, botuar në vitin 2009, me temë shembjen e Bursave një vit më herët. Paul Masoni nuk është një ekonomist, në universitet ka studiuar muzikë. Eshtë një autodidakt me simpatira laburiste, i formuar me tekstet e Marksit dhe Keinesit dhe teatrot e krizave financiare, nga Uoll Striti në 2008-ën, deri tek Athina e muajve të fundit: i angazhuar shoqërisht, ai ai që amerikanët do ta quanin një liberal. Dhe qëllimi i librit të tij nuk është ai i shërbime alternative. Këtu Masoni ofron shembullin e Uikipedias, enciklopedisë elektronike “prodhuar falas nga vullnetarë, e cila i merr industrisë publicitare plot 3 miliardë dollarë në vit”.
Teknologjitë e informacionit, vazhdon Mason, do të kenë një efekt të ngjashëm me atë të fabrikave në shekullin XIX. “Xhon Telualli paralajmëroi industrialistët, që me impiantet e tyre krijoninnjë formë të rrezikshme demokracie: çdo fabrikë është një shoqëri politike, asnjë Parlament nuk mund ta bëjë të heshtë, asnjë magjistrat nuk mund ta shpërbëjë”. Interned është fabrika e sotme, një fabrikë shumë e mad he, vazhdon autori, dhe populli i rrjetit është pronari i vetëm, një metaforë kjo që flet shumë. “Ne të gjithë marrim shërbime alternative. Këtu Masoni ofron shembullin e Uikipedias, enciklopedisë elektronike “prodhuar falas nga vullnetarë, e cila i merr industrisë publicitare plot 3 miliardë dollarë në vit”.
Teknologjitë e informacionit, vazhdon Mason, do të kenë një efekt të ngjashëm me atë të fabrikave në shekullin XIX. “Xhon Telualli paralajmëroi industrialistët, që me impiantet e tyre krijoninnjë formë të rrezikshme demokracie: çdo fabrikë është një shoqëri politike, asnjë Parlament nuk mund ta bëjë të heshtë, asnjë magjistrat nuk mund ta shpërbëjë”. Interned është fabrika e sotme, një fabrikë shumë e mad he, vazhdon autori, dhe populli i rrjetit është pronari i vetëm, një metaforë kjo që flet shumë. “Ne të gjithë marrim pjesë në krijimin e markave, të normave dhe të institucioneve që na rrethojnë… Dhe interneti është i mbushur plot me ndërgjegje dhe pakënaqësi”. 1 përqindëshi më i pasur dhe më i fuqishëm i njerëzimit, pohon Masoni, është i vetëdijshëm që infokapitalizmi, ose monopoli i informacionit, në të cilin janë përsosur kompani si Google dhe Apple, është instrumenti i tij i fundit i mbrojtjes: “Kolosët teknologjikë janë monopole në një shkallë që nuk është parë më prej dy shekujsh”. Por nevoja themelore e njerëzimit, shton gazetari, është të “përdorë lirisht idetë” dhe 99 përqindëshi tjetër, populli i internetit, populli më i informuar dhe më i ndërlidhur i historisë, do i shembë ashtu si gjermano-lindorët shembën Murin e Berlinit.
Natyrisht, do të duhet kohë, vëren Masoni, dhe do të duhen reforma të rëndësishme politike dhe sociale, që diktatura aktuale e tregut, e teorizuar nga neoliberizmi dhe e mbështetur nga shteti, të rrëzohet. Konflikti mes kapitalizmit financiar dhe infokapitalizmit nga njëra anë, dhe postkapitalizmit nga ana tjetër mund të zgjasë disa dekada, por rezultati më i mundshëm do të jetë një shoqëri me një ekonomi më të qëndrueshme, me një mjedis dhe klimë në rrugën e shëndoshjes, pa pabarazi dhe pa problemin e imigrimeve të mëdhenj, ose pothuajse. Nëse nuk ndodh kështu, paralajmëron Masoni, bota do të zhytej në kaos. “Nacionalizmi, xhihadizmi, narkotrafiku, censura, tortura do i kundërviheshin Shtetit, ashtu si ndodhi në Europë në vitet Tridhjetë”.
PostCapitalismi” është padyshim një udhëtim shprese në të ardhmen, një mesazh i rrallë i këtyre kohëve, por është e vështirë të mos ndash premisat dhe konkluzionet. Deri tani, kapitalizmi ka ditur të përshtatet me të gjithë revolucionet teknike dhe shkencore, si dhe të ribëhet përballë protestave popullore, fuqia e tij aktuale nuk mund të zgjasë shumë. Masoni na fton të “imagjinojmë një botë pa treg dhe pa pronë private”, por imagjinata e tij shkon shumë përtej: në postkapitalizmin e tij jo vetëm jetohet me të ardhurat e qytetarëve, një mjet që sot persekutohet prej demokracive më të përparuara, por bankierët qendrorë do të zgjidhen demokratikisht dhe pushteti do të jetë në duart e shoqërisë civile, jo të Shtetit.
Më shumë se një udhërrëfyes drejt një epoke në të cilën kapitali nuk do të ishte më dominues, libri është një lloj manifesti për të majtën europiane, e cila nuk ka ditur t’i kundërvihet në mënyrë konstruktive neoliberizmit, një ftesë për të ndjekur një rrugë sociale dhe ekonomike të ndryshme, në të cilën tronditjet shkatërrimtare janë më të vogla dhe më të rralla. Kapitujt më të mprehtë janë ata të denoncimit të globalizimit të shfrenuar financiar, i cili ka kontribuar për privimin nga pushteti të sindikatave dhe qeverive, varfëruar shtresën e mesme, përkeqësuar borxhet sovranë dhe krijuar premistat për një stanjacion ekonomik prej 30-40 vjetësh, siç kanë paralajmëmar ekonomistë të njohur, mes të cilëve ish kreu i Thesarit të SHBA, Larry Summers.
Tek “The Independent”, një gazetë kritike ndaj kapitalizmit, Hamish McCrae e ka quajtur PostCapitalism një utopi, dhe e ka krahasuar me “Të kthesh kokën pas: 2000-1887”, një roman futurist i botuar në vitin 1888 nga Eduard bellamy në SHBA, i cili u dha përkohësisht jetë një serie komunitetesh utopike. Vepra e Masonit, ka megjithatë meritën që na bën të reflektojmë mbi efektet shkatërrimtarë të një rreptësia fiskale të pamëshirshme, dhe jo vetëm në Europë, siç na bëri të reflektojmë vepra e Pikettyt mbi teprimet e kapitalizmit dhe siç na bëri të reflektojmë libri i Joseph Stiglitzit “Cmimi i pabarazisë”, mbi tragjeditë humanitare. /La Lettura – Bota.al

Para se te realizohen idete Paul Mason-it kapitalizmi financiar do ta fuse njerezimin ne nje lufte te re boterore, pas te ciles numri i njerezve ne kete planet do te jete pergjysmuar! Eshte shume e veshtire te mposhtet kapitalizmi, i cili ngjan me hidren me shume koka. Ai i huton njerezit me Rihana, Madona dhe kompani, me Big Brodher dhe budallaliqe te tjera. Duhet qe njerezimi te arrije nje nivel te larte kulturor, social dhe politik, qe idete e Mason-it te realizohen. Ne qoftese gjithçka shkon mire atehere ata qe do jetejne shekullin e ardhshem do kene mundesine te shohin te realizuara profecite e autorit.
Mir e ke ti o daku por por kujt ja thua…
gazetari sipas artikullit eshte nji person i impresionuar nga Marksi ,dhe Keynes.dhe pak a shum po ben parashikime ne dekadat e ardhshme..si dikur Keynes ne koferencen e paqes ne Paris..ku dha dhe dorheqen si ekonomist i qeveris britanike ate koh.dhe shkroi librin ,,Pasojat ekonomike te paqes…qe per fat te keq ne shqip nuk ekziston..ky liber..
Nga pjella e padituris.nuk ngel asgje me vler ..
pervec hakmarrjes midis te forteve .
dhe zemerimi i te pafuqishmeve..
nji thenie e Keynes.
..
Nuki keni ku te shkoni:
-KUCEDRA KAPITALIZEM DO TE NGORDHE!!!
-SOCIALIZMI do jete sistemi i se ARDHMES se njerezimit!
Po ky c’pati!Ne shqiptaret e duam Shqiperine si gjith Europa ky e dashka gjith Europen si Shqiperia.