Post mortum: Mungesa e pazëvendësueshme e Kiço Blushit!

DITA Online

Nga Luan Rama

Ikja e Kiço Blushit erdhi e heshtur, erdhi e ngjashme si ikja e anijes që humbet me diellin tutje në horizont, ndërsa e presin të tjera brigje.

Sepse kështu e donte ikjen ai vetë.

I neveriste zhurmat, tam-tamet, butaforitë.

Nuk i donte titujt e dekoratat pas të cilave rendnin pa u lodhur shumë të tjerë.

Mbi çdo gjë, urrente hipokrizinë dhe servilizmin.

Kiço Blushi nuk ishte.

Kiço Blushi është.

Është referencë përfaqësuese e brezit të shkrimtarëve të viteve 1970 – 1980 si prozator, si kineast e skenarist i rendit të parë, e po aq edhe si botues e publicist, mendjehapur e gjithnjë me një konstante angazhimi qytetar, që asnjëherë nuk e negocioi me askënd e për asgjë!

Sfidant e stoik, fisnik në heshtjen e vet e uragan kur fjalës i jepte përmasën e përjetimit të tij shpirtëror, Kiço Blushi është ndër ne modeli për të na dëshmuar angazhim qytetar dhe përgjegjësi intelektuale, fisnikëri e dinjitet, mbi të cilat lartohet njeriu si bartës vlerash jo vetëm për vete.

Mungesa e tij është e pazëvendësueshme.

Prandaj ai nuk ishte.

Kiço Blushi është.

I pazëvendësueshëm edhe në mungesën e vet….

v.l/ Dita

Share This Article
4 Comments
  • Nuk na thoni se pari cili Luan Ram eshte ky ai i Frances,apo ky garniture banale e cepanit.
    Jane dy ekstreme te kunderta.
    Njeri eshte nje intelektual klasi, kurse tjetri,nje zvaranik toksik ii ushqyer mire.
    Kurse per Blushin baba,ai kishte cilesi deri ne nivelin e nje shkrimtari te ketyre aneve,por te linte shijen e nje nepotisti ekstrem:
    Kur i biri,beni,merrte pozicioni e nje karieristi te verber dhe te semure,dhe bashkohesh ne anen e armiqeve te ketij vendi(qe pak me pare i kishte persendytur)baba Kicon e shikoje gjithmone ne anen e tij ne shkrimet jo te pakta qe bente.
    Atdheu kufizohej brenda familjes blushi,as nje centimeter me shume.

  • O Luan, po kemi ty, Moniken, Petritin dhe ne fund edhe trashegimtarin e Kiços, Ben Blushin! Prandaj lotet ruaji per partine.

  • Ndaj edhe Dor keko shkruante ‘ Ah sikur te kisha fatin e Blusheve”.Mire ne komunizem si dhendri i Shuteriqit.I shquar Kicua foli edhe ne mitingun kunder atyre qe hyne ne ambasada.Si shkrimtar nuk doli i ndritur si Luan Rama ndoshta ne Zerin e popullit.Si nuk e harrojne njeri tjetrin keta mor jahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *