Me rastin e themelimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar ”Posta Shqiptare”, emeton pullën e re me logon “100 vjet Pavarësi”. Pulla është stilizim i shqiponjës dy krenare, në formën e një flake jubilare, e cila i përngjan një trofeu. Në linjën e re të pullës, pasqyrohen momentet më kulmore të konsolidimit të shtetit shqiptar duke iu bashkangjitur 9 emisioneve (linjave) të emetuara ndër vite nga 1937 deri në 2012. Në këtë seri pasqyrohen momentet më kulmore të konsolidimit të shtetit shqiptar. Kjo seri përbëhet nga katër pamje ky shfaqen: ”Shpallja e pavarësisë”, ” Momenti i ardhjes së Isa Boletinit në Vlorë”, ”Anëtarësimi i Shqipërisë në OKB”, si dhe ”Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO”.
Drejtori i postës, Arqile Gorea, ka deklaruar se një tjetër dhuratë e festimeve të nëntorit do të jetë edhe emëtimi i albumit të të përbashkët me pulla postare me Postën e Kosovës dhe Maqedonisë me temë “100 vjet pavarësi”. Posta Shqiptare do të paraqitet në këtë album me serinë me katër pamje të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Posta e Kosovës në pullë paraqet figurën e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit dhe të Bajram Currit ndërsa Posta e Maqedonisë paraqet një pullë me momentin e çlirimit të Shkupit. Duke u ndalur tek detajet e prodhimit të pullës së re, ekspertët e këtij institucioni kanë bërë me dije se gjithë linja përbëhet nga 1 seri me 1 pamje, dhe pulla postare ka një vlerë prej 40 lekësh.