Posta Shqiptare merr përgjegjësinë për ndarjen e testeve

anazapta

Shpërndarja dhe grumbullimi i materialeve të provimeve do të bëhet me procesverbal. Materialet e provimit tërhiqen në Agjencinë Kombëtare të Provimeve nga personi i autorizuar i Postes Shqiptare në prani të përfaqësuesit të autorizuar të MAS-it dhe të shërbimeve të policisë së shtetit, sipas një grafiku të përcaktuar. Personat e autorizuar, mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e sekretit dhe sigurimin e materialeve të provimit. Materialet e çdo provimi duhet të arrijnë në komision jo më herët se sa 30 minuta para hedhjes së shortit dhe në asnjë rast me vonë se sa ora 08.00 e ditës kur do të zhvillohet provimi. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *