Posta shqiptare në European Post & Parcel Services

redaktor

Ndërkohë që vazhdojnë punimet e Konferencës Vjetore “European Post & Parcel Services 2014” Drejtori i Postës Shqiptare është takuar dje me Drejtorin e Përgjithshëm të Postës Turke Osman Tural. Gjatë këtij takimi  Tural uroi Çelën per zgjedhjen në krye të Postës Shqiptare dhe shprehu gadishmerinë për të bashkëpunuar me Postën Shqiptare.

Ky takim organizuar në  Londër, ka pjesmarrjen e më shumë se 200 përfaqësuesve nga Posta të vendeve të ndryshme dhe kompani postare private nga e gjithë bota. Në këtë takim po diskutohet mbi strategjitë në lidhje me  adoptimin e rritjes së e-commerce , orientimin e postës tradicionale, kapërcimin e sfidave ndërmjet kufijve, si dhe optimizimin e përpunimit dhe shpërndarjes.

“Z.Tural e ftoi z. Çela për një vizitë në Postën Turke në muajt ne vijim. Nga ana e tij, z. Çela u shpreh i lumtur të vizitojë Postën Turke duke u shprehur se e shikon si një mundësi mjaft të mirë për Postën Shqiptare mundësinë për të perfituar nga eksperienca e vyer e funksionimit të Postës Turke” – thuhet në një komunikatë të Postës Shqiptare. A.N.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *