Posta Shqiptare: Tregtia online duhet inkurajuar

Dita

Posta Shqiptare nuk bie dakord me vendimin e fundit të qeverisë për të tatuar të gjitha blerjet online mbi 22 euro. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Posta Shqiptare thekson se ‘qëndrimi i saj ka qenë dhe mbetet se “tregtia online” duhet inkurajuar, duke rritur pragun e përjashtimeve doganore’.

Por në kushtet e vendimmarrjes së re, me uljen e tavanit për përjashtimin nga detyrimet doganore në 22 euro për blerjet online dhe 45 euro për dërgesat nga individët jashtë vendit, Posta Shqiptare do të fillojë nga java e ardhshme procedura të reja lehtësuese për gjithë klientët.

Posta Shqiptare do të mundësojë nga data 22 gusht kryerjen pranë zyrave të saj edhe të procedurës së plotësimit të deklaratës së thjeshtuar doganore dhe arkëtimit të detyrimit doganor, kundrejt një tarife modeste krahasuar me agjensitë private doganore dhe pagesat doganore në sistemin bankar.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *