Posterat e partive, bashkia lë afat 24 orë

Dita

Bashkia e Tiranës u lë afat vetëm 24 orë subjekteve politike që të pastrojnë kryeqytetin nga çdo poster, banderolë apo reklamim kandidatësh, të cilët ishin pjesë e procesit të zgjedhjeve të 21 qershorit. Bashkia e kryeqytetit, duke kujtuar ligjin, ka paralajmëruar dhe për gjobitje në rast të moszbatimit të këtij urdhri.

“Me mbylljen e fushatës elektorale, Bashkia e Tiranës u kërkon të gjitha subjekteve politike të heqin brenda 24 orëve posterat, banderolat dhe flamujt nga ambientet publike të Tiranës. Në të kundërt, subjektet politike dhe kandidatët do të gjobiten, siç e parashikon ligji”, thuhet në njoftimin e shkurtër të bashkisë së kryeqytetit të bërë dje pas mesdite. Nenit 79 i Kodi Zgjedhor lidhur me materialet propagandistike parashikon që “kryetari i njësisë së qeverisjes vendore cakton, në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, vendet publike për afishimin e materialeve propagandistike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton, me udhëzim të veçantë, kriteret për përzgjedhjen e këtyre vendeve. Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të ligjit, në varësi të njësisë qeverisjes vendore”.

Share This Article
3 Comments
  • NUK ESHTE CUDI QE KOSTUA E KETYRE POSTERAVE DHE FLAMUJVE TE FUSHATES TE KETE ARRITUR 20-30 MILION EURO.

    JANE TE GJITHA PARA TE PADEKLARUARA NE SHPENZIMET E PARTIVE, PARA TE CILAT.

    1. JANE VJEDHUR NGA PARATE TONA.

    2. “INVESTOHEN” NE MENYRE QE NE TE ARDHMEN TE VIDHEN EDHE ME
    SHUME PARA NGA PARATE TONA.

    HA HA HA HA HA HA HA

  • Po me posterat dhe mjetet propogandistike te PD-se c`do te behet?!! I lumte Bashkise se Tiranes ne ikje qe po kerkon te zbatoje ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *