Poturet e Buxhetit / Kujdes! Situata është më kritike se kurrë

redaktor

Nga Klodian Tomorri

 

Tre muaj më parë u njoha me një histori në dukje të rëndomtë.

Disa familje i kishin dhënë me qera një ambient të përbashkët Doganës, në një rreth jo shumë larg Tiranës. Në këmbim Drejtoria e Doganave u paguante një tarifë qiraje rreth 2 milionë lekë në vit. Pagesa sipas rregullave të shtetit bëhej dy herë në vit, në fund të cdo gjashtëmujori.

Por si asnjëherë tjetër me parë, këtë vit Dogana ende nuk u kishte paguar qeranë e gjashtëmujorit të parë, e cila duhet të ishte shlyer në qershor.

Në fillim, kur u njoha me këtë histori mendova se do të jetë ndonjë nga ato problemet e zakonshme burokratike që ndodhin rëndom në zyrat e shtetit. Por tani nuk jam më i sigurtë. Shtetit tonë po i bien poturet dhe nuk ka më para të paguajë as kacidhet. Prej më shumë se katër muajsh, familjet që kërkojnë pagesën e qirasë nga shteti i sorrollatin sa në zyrat e Doganës në ato të Ministrisë së Financave. Para nuk ka.

Pak ditë më parë, përmes një urdhëri informal, qeveria i ka kërkuar institucioneve publike të pezullojnë tenderat e mëdhenj për shkak se buxheti nuk ka para të paguajë.

Në fakt ndalimi i tenderave të rinj pas datës 15 tetor të çdo viti është një praktikë e konsoliduar dhe e disiplinuar me ligj. Por këtë vit, institucionet publike janë urdhëruar të pezullojnë edhe tenderat e zhvilluara para datës 15 tetor.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, Operatori i Transmetimit dhe shumë institucione të tjera ditët e fundit kanë pezulluar thuajse të gjitha tenderat e mëdhenj që kanë hapur në muajt shtator-tetor.

Kjo nuk është një situatë e zakonshme.

I ftuar në studion e Opinionit, të enjten që shkoi, kryeministri Edi Rama sfidoi gazetarët në panel të gjejnë qoftë edhe një sektor të vetëm ku punët e shtetit janë me keq sot se sa ishin në momentin kur ai erdhi në pushtet. Sfida që mori mbrapsht ishte ajo e potureve që ai vesh shpesh në daljet publike.

Por poturet e Ramës janë çështje e tij. Halli i qytetarëve janë poturet e buxhetit. Dhe buxheti po del cullak.

Në 9 muajt e parë të vitit buxhetit të shtetit i mungojnë 65 milionë euro të ardhura. Por kjo shifër paraqet vetëm një të tretën e gropës reale të financave publike.

Në fillim të vitit të kaluar, Parlamenti përgjysmoi tatimin mbi dividentin duke i dhënë fuqi prapavepruese nëse taksa paguhet deri në 30 shtator.

Si rezultat këtë vit qeveria mblodhi 100 milionë euro të ardhura nga taksa e dividentit.

Nëse nuk do të ishin këto para, sot buxheti i shtetit do të ishte në vështirësi për të paguar rrogat.

Por të ardhurat nga tatimi i dividentit janë masa one-off, të cilat sjellin para vetëm një herë dhe nuk kanë karakter të qëndrueshem. Ato thjesht sa shtyjnë krizën për vitin tjetër, kur situata buxhetore pritet edhe më kritike.

Ngadalësimi i ekonomisë dhe privilegjet fiskale për interesa të ngushta kanë shteruar burimet e të ardhurave për qeverinë, ndërkohë që shpenzimet e detyrueshme të buxhetit rëndohen nga viti në vit.

Përveç pagave dhe pensioneve, tani buxheti ka dhe një faturë tjetër që rritet në progresion, atë të koncesioneve.

Vitin e ardhshëm pagesa për koncesionet pritet të arrijë në mbi 150 milionë euro sipas tabelave të vetë qeverisë duke e shtrënguar edhe më shumë lakun e financave të shtetit.

Por financat publike janë vetëm njëri dimension i krizës.

Situata është kritike edhe në kompanitë publike, veçanërisht ato të sektorit energjetik. KESH, OST dhe OSHEE janë zhytur në një zinxhir borxhesh brenda njëra tjetrës, por edhe ndaj privatëve, i cili sa vjen dhe shtrëngohet duke u përplasur në buxhetin e shtetit.

Në vitin 2013, kur sapo kishte ardhur në pushtet, Rama akuzonte me të madhe Berishën se kishte lënë pas tokën e djegur dhe një mal me borxhe të fshehura. Por, që nga ajo kohë gjërat kanë shkuar edhe me keq.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në dy zëra; rimbursim taksash dhe punë publike, borxhet e prapambetura të shtetit kanë arritur në mbi 330 milionë euro.

Nëse llogariten edhe borxhet nga vendimet gjyqësore apo zërat e tjerë, të cilat qeveria nuk i raporton, atëherë borxhet e fshehura sot janë më të larta se sa ato që qeveria aktuale gjeti në vitin 2013.

Në dy vitet e fundit, borxhet e fshehura të buxhetit janë rritur mesatarisht me 150 milionë euro në vit.

Për fat të keq kjo qeveri ka ende dhe dy vite të tjera mandat, në fund të të cilave Shqipëria mund të ketë një kryeministër me poture, por një shtet pa brekë.

 

*****

Klodian Tomorri është gazetar që mbulon çështje të ekonomisë 

Share This Article
37 Comments
  • Nuk eshte vetem pune Tapi….
    Tapi e Devolli ne 2014 filluan…po para 2013 pse realizohej TVSh……?Eshte me shume ceshtje organizimi e profesionalizmi…..I zhduken specialistet si te vjeter dhe fiskun e kane mbushur me te rinj pa pervojee me arsim katastrofe….nje jurist kristali kontrollon kontabilitet vipash…e kuptoni.????

    • keto biznese qe ende mbijtojne ne kohen e brekushes injorant ekonomie duhet te pergatiten se nga janari vitit tjeter do ta mbajne ata barren e korrupsionit dhe te abuzimeve made in brekushe. Ne rast rritje duhet cuar populli ne revolta per ta zhdukur hajdutin me brekushe nje pre e me pare para se ekonomia te arrije fundin

  • E drejtë! Shqiperia dhe ekonomia e saj janë vetem nje hap larg humneres!

    Megjithese ekonomia po shkon drejt kolapsit parlamenti i karavidheve vazhdon noterizimin e vjedhjese se qeverise.

    Rritja e ekonomike edhe duke ju referuar vete shifrave te ketyre eshte pergjysmuar der ne me pak se 2% nga 4.5 % qe brohoriten,genjyen e premtuan.

    Investimet publike jane bllokuar,dhjetra tendera jane anulluar dhe parate kalojne per paga.

    Te ardhurat nuk realizohen deri ne masen 50% me pak.

    Deri edhe sigurimet shoqerore qindra institucione publike nuk jua paguajne punonjsve,per nje blere mbi 100 milion euro, duke shenuar nje skandal te padegjuar.

    Pushtetit lokal i rrembehen nga qeveria mbi 116 milion euro duke dhunuar ligjet dhe autonomine lokale ne menyre flagrante.

    Pergjysmohet tatimi mbi dividentin nga 15% ne 8% duke ju bere dhurata oligarkeve dhe duke rrenuar te ardhurat publike.

    Bujqesia po rrenohet dita dites dhe fermeret po provojne nje drame shume te hidhur pa ndalim duke e detyruar te hedhin ne rruge djersen dhe gjakun e tyre dhe te familjeve te tyre.

    Borxhet qe shteti u ka te treteve jane me qindra milion euro.

    Detyrimi ndaj koncesioneve shkon me miliarda euro deri ne 40% te prodhimit te brendshem bruto.

    Borxhi ka kaluar realisht 80% pavaresisht genjeshtrave gebelsiane te qeverise.

    Aktet normative dhe koncesionet miratohen me nje qetesi kriminale nga parlamenti i karavidheve.

    Parlamenti i karavidheve eshte shnderruar ne nje bashkehajdut me qeverine!

    Ekonomia shqiptare eshte nje hap larg humneres se kolapsit dhe shperthimit social pasues.

    Duhen ndalur sot kjo katraure.

    Ne se jo, shqiptaret do te mbeten te varfer per vite te tera ndersa oligarket te majmur perjetesisht.

    • Ky eshte rrenim i plote ekonomik i shtetit i cili per te jetuar do te rrise edhe me shume taksat dhe koston e jeteses duke detyruar popullesine te braktise vendin. Kjo nuk quhet Rilindje por Vdekje masive.

    • as hartime e as kartime di të bëjë zhgarravitësi!!
      është një katastrofë më e madhe se katastrofa gjermane,piktor i vërtetë po të krahasohet me këtë zhgarravinën,e L2B!
      ky nuk ka bythë me fillu luftë por shkatërrimin e bën njëlloj!!
      kjo po që është zotësi!!
      të shkatërrosh një vënd pa luftë!!

  • Shqiptarët në shumicë që shohin lajmet dhe emisionet politike në TV kryesore e dinë vendin e tyre bahçe me lule.

    Çuditen se si ka mundësi që shtetet kryesore të BE janë të pakënaqura me Shqipërinë!

    Njerëzit të helmuar nga lajmet e mediave e dinë se Aeroporti i Vlorës është funksional. Aty fluturon, fluturooooon?! Migjeni.

    Lasgushi po fluturon fort sa nga Rinasi e sa në aeroportin e Korçës. Linjat e tjera ajrore si Austrian apo Alitalia ulen në Kukës.

    Qesharakë, por të frikshëm!

    I kanë helmuar njerëzit rëndë me rrena nga më të çuditshmet. Ka disa njerës që kur kalojnë në Llogara desh aksidentohen dule u përpjekur të gjejnë ku po bëhet tuneli.

    Shumë të tjerë e dinë që në Peshkopi shkohet shumë shpejt nga rruga e Arbrit, që u bë për 3 vjet ajo që su bë për 30…

    Shumë shqiptarë e dinë se mbyllja e gjykatave është gjë e mirë për denokracinë. Ka disa prej tyre që e dinë se gjykatat i mbylli opozita. Madje ca më shumë akoma e dinë se negociatat i pengon Luli. Ky ju ka thënë gjermanëve, francezëve dhe hollandezëve bllokojini…

    I helmuan, i mbytën fare me rrena!

    Ç’duhet më për të kuptuar se në cfarë mashtrimi kolektiv jetojmë?!

    Këshilla ime si fillim është: refuzoni të informoheni nga mediat kryesore në vend!

    Mos u helmoni më me ta!

    Hapni sytë o njerëz, shihni vetë rreth e rrotull ku banoni për të kuptuar se nuk është hiç ashtu siç thotë media e blerë

    • Fiks por une nuk e besoj te ndodhe. TCH TV Klan dhe News 24 shifen gjithandej dhe jo rastesisht Rama aty i ka leshuar baterite.

      Mediat e tjera, sidomos gazeta veshtire te cajne dhe me shume gjasa gazeta si Dita do mbyllen shpejt.

      Kjo eshte nje barcalete e pershtatur nga kohet e vjetra por qe eshte reale per ditet sot ndonjehere;

      Kryeministri mban nje fjalim te gjate dhe me shume pathos para studenteve dhe ne perfundim te fjalimit kuptohet rradha e pyetjeve;

      Kam une 3 pyetje ..tha nje student.
      Si quheni ju? – e pyet kryeministri
      Une quhem Agron dhe doja tiu pyesja;

      1- si ka mundesi qe sado populli nuk iu do prape votat iu shtohen?
      2- Nga privatizimet e bera sa leke i kane kaluar qeverise
      3- Keto leke ku kane shkuar?

      Ne ate kohe bie zilja e pushimit dhe Krueministri tha beni pushimin 15 min pastaj kthehemi dhe vazhdojme me pergjigjet

      Pas 15 min ; Ku e lame? Tha Kryeministri

      Ngrihet nje vajze..
      Si quheni ju?
      Une quhem Ana dhe kisha 5 pyetje;

      1- Si ka mundesi qe populli siu do dhe shtoni votat?
      2- Sa para jane perfituar nga privatizimet?
      3- ku kane shkuar ato para?
      4- Pse zilja e pushimit ra 20 minuta para perfundimit te ores mesimore?
      5- Ku eshte Agroni?

      😉

    • Kot i ngacmon tifozët.
      Nuk e kanë me Ramën apo me Lulin e Salën, cilido të ishte në krye të “partisë së tyre” do silleshin njëlloj.
      Marrëdhënia e tyre me liderin është gati gati seksuale, po pranove që të ka tradhtuar, ndihesh keq, më mirë të gënjehesh:

      Nje profesor po bente eksperimente me minj ne lidhje me prioritetet e emergjencave per ushqim dhe seks kush kishte me shume prioritet.

      Ne nje ambjent trekendesh ne nje cep kish vene miun mashkull, ne cepin tjeter femren dhe ne cepin e trete vuri pak djathe. Hapi kafazet dhe mashkulli shkoi menjehere tek djathi.

      Mbase djathin e ka fiksim tha..po i ve ndonje ushqim me pak te preferuar..dhe vuri arra..mashkulli prape shkoi tek arra

      E provoi me kek..prape tek keku dhe jo tek femra..

      Shkruaj vajze..i tha asistentes; tek mijte emergjenca per ushqim prevalon mbi ate seksuale.

      Prit profesor..i tha asistentja..mos nxitohemi ne konkluzione..se mbase jane burre e grua..;))

  • Faleni Ramës se përvecse është profan në ekonomi, duhet të mbulojë vetë gjithë ministritë e drejtoritë se ka vendosur aty djelmosha e çupërlina të matura nga bukuria jo nga mencuria.

    Gjatë pushtimit osman të vendeve arabe, Sulltani kishte vënë re që arabët nuk vishnin mbathje poshtë veshjeve të bardha, dhe, kur frynte erë i dilte gjithçka jashtë.
    Kështu Sulltani vendosi një ligj që ti dënonte me gjyq
    të gjithë ata që s’mbanin mbathje.

    Pas do kohësh ushtarët e kapin njërin tebdil,
    që e kishte shkelur ligjin dhe i bëjnë gjyqin…

    Gjykatësi: Emrin?
    I padituri-Abdulhamit
    Mbiemri?
    -Abdurrahman
    Sa gra ke?
    – 6-të!
    -Sa fëmijë ke?
    – 12 me të parën, 9 me të dytën, 11 me të tretën, 7 me të katrën…e kështu vazhdoi ai.

    Vendim
    Falet ky – tha gjyqtari.
    Ku ka kohë ky o vlla me mbajt brekë..

  • Edi Rama që u vu në shenjëstër nga gjithë detraktorët e tij me në krye Ilir Metën, përsëri mbetet lideri më i besueshëm ndër shqiptarë, sepse me veprimet e tij politike nuk i ka shkaktuar asnjë tragjedi këtij vendi dhe nuk ka zhdukur e vrarë njerëz. Edi Rama është politikani që mbështetet më shumë se të gjithë nga SHBA dhe Gjermania dy vendet aleate që e kanë Shqipërinë pjesë të strategjisë së politikës së tyre. Reforma në drejtësi që ai ka nxitur dhe ka mbështetur në Shqipëri është një nga sfidat më të mëdha të 100 vjetëve të fundit në këtë vend.

    Natyrisht, politika të veçanta të qeverisjes së tij janë të kritikueshme dhe me shumë prej tyre as unë nuk pajtohem. Por, po të shohësh se cilët janë ata që e kundërshtojnë dhe që duan ta sfidojnë, menjëherë bindesh se personalitetit dhe figura e Edi Ramës, tani për tani, është e pakonkurrueshme.

  • Sa me i larte te jete njeriu,aq me lehte e godasin shigjetat e perqeshjes,sepse shkurtabiqet eshte me e zorshme ti qellosh.
    Perpara Edi Rama, perpara gjigand!

  • Zhbëni 2008 Ram e Lul po jeni burra.

    sistem i paster mazhoritar dhe shohim sa vota do marrin ata qe bertasin me fort … madje mundesisht kryetaret te kandidojne perballe ne nje zone

  • Opo rama me shoket e rilindjes dhe sklleverit muzhike qe i votojne te jene mire pa ci qi t’emen ekonomise dhe shqiperise.
    Fatkeqsisht ky eshte mendimi i shume mjeraneve qe kemi perreth

  • Edvini është k/m më i mirë sepse s’ka vrarë e zhdukur njeri si ai tjetri dhe së perkrahet nga Amerika dhe Gjermania , thotë njëri më lart !
    Sa të tillë debilë e imbecilë kemi midis nesh që i bënë gropën këtij vëndi , si dje edhe sot ?!
    Jo more jo , nuk bëhet Shqipëria me të tillë popull , ia kemi lënë Amerikës dhe Gjermanisë t’a bëjë .
    Armiku më i madh i shqipëtarëve janë vetë shqipëtarët ( Faik Konica ) !
    Ku je more Faik Konica që s’na u ndave , akoma gjallë qënke !
    Inatin , mllefin , përbuzjen ndaj kundërshtarëve Edvin sharlatani i ka më të thella nga Sali banditi , por , nuk ka vrarë së është frikacak , e frenon frika , jo morali.
    Me të tillë popull Shqipëria kurrë s’ka për t’u bërë , as forca magjike ( ? ) e Amerikës dhe Gjermanisë s’ka ç’i bën !

  • Shoke te Ditës ta themi troc, shteti dhe bashkia e Tiranes jane ne prag te falimentimit. Fatkeqësia eshte se askush nuk e can koken e po vidhen edhe therrimet e mbetura, jo vetem kaq po kushdo qe te vije nuk mund te beje dot gje per arsye te PuPuPu ve 30 vjecare.

    • info o beqir lulishtesh
      përse e fillon gjithnjë me “Shoke te Ditës”??
      të mungojnë apo çfar??
      shkruaj or njeri si duhet!!
      në mënyrën si shkruan ti vetëm nervozizëm nxit!!askush nuk përqëndrohet në atë që shkruan!!
      apo qëllimi tënd është nevrikosja e njerzve??

  • Mire thoshte dikur Koco Devole, ky popull nuk ben. Do ta heqim te gjithe popullin nga shqiperia dhe do ti dergojme ne itali. Pasi te mesohen atje, pas shume vitesh do te marrim popullin nga italia … Po cfare thoni keshtu more, po cilin popull doni ju ne kete vend??? Serbet, Maqedonasit, Boshnjaket??? Turp si nuk thoni nje fjale te mire per vendin tuaj (me sa duket nga gjuha keni qene shqiptare, por duket se nuk jeni me). Beni krahasimet me te kaluaren e zogut, socializmit, demokracise se sales??? Ku jemi sot, e mos flisni brockulla.

  • Shoke info analitike. Edhe sikur shtetit ti bien deri ne fund poturet, ai qameti do ia lere stafeten Rrotacionit. Rrotacioni eshte ai autobus me muzike dhe tallava, qe ka per shofer Salul Berishen. Salul Berisha do premtoje se do denoje Edin me gjithe qeveri dhe populli “blu” ku ne mes do jesh edhe ti, do festoje rikthimin si ne kohen e Saliut te Pare. Populli “blu” do haje dhe ato pak vija te bardha ne rruge, se ka 8 vjet pa zhvatur. Qe populli juaj “blu” ka kete mentalitet sundues, ta leme per here tjeter, po nuk ka me byrek per te gjithe dhe me ate perberje qe ka PD(mjafton Saliu) brenda 4 vjecarit te pare do ia kalojme Gjermanise. Por ti kthehemi Edit. Edhe frike do kete, por me e vogla, do jete kryetar I opozites ne parliament. Darkave do lexoje fjalimet e Nolit, te nesermen do ti adoptoje me fjalor tironsi, qe te habise dynjane. Pa lere veshjet, I ka mbetur pa provuar tunika e senatoreve romake. Do thuash ti ku do vene premtimet me burgje te Saluleve? Po a ka moral Sal Gerdeci te denoje korrupsionin? Apo ka Be-Luli qe me nje dore shpartalloi 230 milione euro dhe lere pastaj 21 janarin. Dhe mire qe Rama nuk merr vesh nga ekonomia, ok, por kush dove zevendesoje? Ai eunuku qe edhe 7×7 i dalin 42. Por ju populli “blu” qellimit do ia arrini, do ta ktheni prape rroten tek pashalleku i Saliberihajes.

    • mono
      info nuk është “shok analitik”,është shoqe!!
      ai nuk është se nuk i ka lexuar këto që shkruan ti!!
      ai vetëm se nuk i kupton!
      pastaj vjen dh eproblemi që nuk i dalin dot nga mëndja kënaqsitë me shokët e kështu që nuk rri dot pa i mbajt në gojë!!
      kjo është demokracia,kur funksionon mirë!!
      dështimin e të parit e rregullon koha dhe ja faturojnë si sukses të dytit,i cili po ndenji një kohë të gjatë përfundon si paraardhësi!!
      tek ne demokracia,quhet demokralesh dhe këtu funksionon teatri ose rrotacioni!!
      shkëmbehen vëndet,bëhet teatër dhe ne duartrokasim të dy palët!seicili aktorin e tij!!
      këtu tek ne nuk ka ndëshkim!!
      pra ai që nuk punon mirë!?
      pushohet nga puna!
      ai që bën gabim!?
      dënohet për gabimin!
      ai që bën faj!?
      shkon në abshane!!
      tek ne infoleshët,degët e kalbura e haletë e vjosës nuk hanë pyka!!
      ata vazhdojnë hanë të njëjtin mut!!
      mbi a nën tavolinë!? për ta nuk ka rëndësi!
      të hanë mut kjo është e rëndësishme për ta!!

    • Problemi i shokeve si ti enveriste i fundit eshte se jeni mesuari te identifikoni cdo qendrim kritik me Saliun. Nuk ke faj se ashtu ju ka edukuar partia.

      • info lesh
        nuk është se ti ndryshon shumë nga kjo që po thua!!duhet ta kesh të rrënjosur deri në palcë?!
        nëse tek “ne” dikush krahason çdo gjë me saliun!?ti e vërteton se TI e krahason çdo gjë me enverin!!i bie në fije krahasimit??pra ti je një nastrokar që dhe për marsin e universin ka faj enveri!!
        nuk je budalla,këtë e dimë të gjithë!!
        ashtu si e dimë që nuk je i zgjuar!!në mënyrë absolute!!
        je tek ajo pjesë që dinë shumë por nuk e përdorin!!thjeshtë e mbajnë në kurriz!!
        thjesht dhjam!!

  • Nuk e ka asgjesuar Ekonomine vetem per sot.Koncesionet dhe PPPte e Rames jane me afat 30 vjecar.Per 30 vjet ky popull duhet te paguaje miljarda euro cdo vit per te permbushur detyrimet qe ka shteti nda klientele concesionare.Dhe 90% te ketyre PPP ve jane te kota dhe te panevojshme Si chek-Upi 140 miljon euro,Rruga Milot Balldren 300 miljon euro,sterilizimi i bistyrive(qe e bejne vete spitalet),100 miljon euro etj.
    Greqia kaloi nje kolaps financiar per shkak te pagesave te kota publike(pensionet e vorio-epiroteve,pagesat nga 4 rroga vjetore shtese,shpenzime marramendese per ushtrine),kurse ky po e con ekonomine ne FALIMENTIM,per te pasuruar ne kurriz te taxapaguesve nje takem sheikesh rreckamane ,anonime,nje sportelist hoteli,nje fshatar emigrant nga Skenderaj,nje kafexhi ne Donofrose,nje kopil ne Libofshe….Emrat e ketyre dalin pas PPP ve dhe Koncessioneve te Rames.Opozita eshte e pashprese.Nuk ka denoncuar asnje nga Koncesionet dhe PPPP skandaloze,ka braktisur parlamentin dhe ben mbledhje ilegale me Klanin e Zemunit tek pularia SHQUPIT.FMN,ka 1 vit qe jep alarmin:Nderprisni PPP te dhe koncesionet,,BE ja mbylli deren deri ne fund te mandatit.Ky thote,sa te kem Vucic dhe Spiropalin nuk me duhet BE dhe FMN se i bej llogarite me gishta,.

    • luan
      PPP nuk kanë filluar të hyjnë në borxhin shtetror,ashtu si nuk kanë hyrë tërë ato pagesa që duhej të bënte shteti për nënpunësit e tij!!ashtu si nuk hyjnë pagesa të munguar për punë të pa planifikuara në buxhetin e shtetit!
      e shumë të jtera me rradhë.

  • Shkrimi eshte i kursyer. Situata ekonomiko-financiare eshte ne kolaps te plote. Jo pas dy vjetesh, por qe sot Shqiperia ka nje kryeminister me poture dhe nje shtet pa breke. Nese Greqine e ndihmoi BE per te kaluar krizen qe pati, nje “skenar grek” ketu mbetet vetem me spektatore vendas.
    Qeverisja Rama duhet larguar qe sot, eshte imediate sepse ka deshtimin total aty ku nuk vlejne as retorikat as fasadat as lojrat, ne ekonomine qe eshte testi real e kryesor i kujdo qeverisje.

      • Aq me keq kur Sala Meta Basha paskan 30 vjet qe paret e buxhetit i fuskan ne kontot neper bote, po ky Nastradini me brekushe c’ben 6 vjet ne pushtet u mbush thaset atyre? C’tregon kjo, se eshte i zoti apo eshte po aq hajvan sa ata qe e mbeshtesin?

          • e viva Timonier tepsia
            Or keni syte ne balle apo ne bythe ju kaqola, nuk e shikoni ekonomine zhyt e mbyt prej kesaj qeverie e vazhdoni akoma me rrofte komandant tepsia. Ekonomia eshte rrenu krejt, lexoni ca lexoni shkrimin lexoni alarmet e FMN dhe BB per ato PPP- shkaterruse pastaj mbllacisni si lopet silazhet e Rames qe nuk rrit dot as pensione pa le rroga.

          • NUK KA ZHVILLIM EKOOMIK NE

            SHQIPERI PA U ARRESTUAR E SEKUESTRUAR

            PRONAT – SALI BEERISHESH-ILYER MUTES -LYLSUM AL BAHAH

            prandaj mos derdellisni kot o te mbytur ne budallallik ,
            qe s’dini gje tjeter vetem me leh cdo dite Rama – Rama .
            Ku ishit 30-vjet ju bytha juaj ,qe ju djegerka sot ka shume per ekonomine ,

            kur salih berisha -meta -basha degjeneruan gjithcka

            ne ate shoqeri ,ne ate Shqiperi , duke e bere ekonimine

            e shtetit si nji Hane per serbet e tipit Faslliq ,

            qe ka toka ne Shqiperi me shume se Proari me i madhe

            i tokave te trasheguara ne ate vend ?

            Po Miljonat e Vilat e shkerdhatave Antishqiptare ,

            s’ju a gerrvishi oj fije bytht juve lehseve me pare te dites ?

            E shitet bythen nga njeri ke tjetri ne kto 30-vjet

            dhe sot papritur na kerkokeni Ekonomi -zhvillim.

            Rama dertoj Shqiperine ,cdo qytet i dha qyteterim Dinjitet ,

            nga nji Hale Allaturka qe ja lane banda e shkerdhatave

            te pangopur .

            Nuk dua te merren me ju idiota ktu ,madje edhe kur kometoj

            e bej thjeshte me kalu kohen ,

            ju jeni te gjithe per Spital Psiqiatrik por s’e kuptoni .

            Scusi se ju nderpreva Lehjet plehra qe sdii cdo te thote Atdhe e komb ,por ngelet me gjuhe perjashta

            ga bytha e njerit ne te tjetrit .

            Faluni qe Zoti ju pruri ate Rame se me dike tjeter sot

            do ishit te gjithe me litar qafes mbi stol .

        • taksidari i qeverise
          e di atë historinë e gjelave të detit që votonin gjithnjë që viti i ri të ishte në një janar??
          kështu janë dhe këta që mbështesi timonierin!!
          gjela deti që votojnë për vitin e ri!!

  • KLodian, kujdes se nuk ti ze njeri ne goje breket ty qe edhe mund te mos keshe fare. Behuni serioz, se nuk eshte ekonomia ne ate kategori qe e la Saliu ne shtator 2013. Harruat fare sa thelle e futi?! Po gjaku i ca gazetareve si ty ka nderruar ngjyre dhe mendjes i kane then ik pirdhu. Na tregon perralla se nuk e shikojme se si jane bere te gjitha qytetet e Shqiperise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *