Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në hapjen e fushatës së partisë Personat me Aftësi të Kufizuara.
Në ceremoninë e rastit, përfaqësues të PPAK u kanë bërë apel qytetarëve të shprehin me votë vullnetin e tyre, duke u cilësuar si të barabartë mes të barabartëve, edhe pse jeta nuk i bëri ashtu si do donin të ishin.
Një përfaqësuese e Vlorës, e cila ka vajzën invalide me karrocë theksoi se ndihen me fat që përfaqësohen në Vlorë nga Rama, duke shprehur siguri për fitoren e tij.
“Nuk kemi pse e votojmë Berishën, na hoqi edhe dritat, na kanë shkelur me këmbë”, tha ajo.
Rama
Kreu i PS përshëndeti këtë konferencë për shtyp të partisë Personat me Aftësi të Kufizuara duke theksuar se slogani i fushatës së këtij subjekti duhet të ishte esenca e asaj që duhet të kishte garantuar qeveria Berisha.
Sipas Ramës, Shqipëria sot më shumë se kurrë i ngjan një personi me aftësi të kufizuara.
‘Një zotëri me karrocë, me shumë kthjelltësi tha kështu: kur shohim sesi gjithë shqipëria është bërë si unë, është ulur në karrocë dhe nuk ecën dot vetë pa e shtyrë. Kur shohim sesi gjithë Shqipëria është bërë si unë, nuk arrin të paguajë dritat ujin, ushqimin dhe ilaçet, kur shohim sesi gjithë Shqipëria është bërë si unë atëhëre nuk ka shumë për të kërkuar ne, por ama ka një gjë për të cilën unë do luftoj tha, dhe ky është dinjiteti im.
Shqipëria sot i ngjan në dramën e vet, një invalidi të ulur në karrocë, që lufton me mish e shpirt për të bërë metra para, me mish e shpirt për të mos mbetur pas. Por ndryshe nga një invalid që është ulur në karrocë për shkak të një fatkeqësie dhe jo vullnetit të vet dhe jo për shkak të mungesës së një mendjeje të kthjellët brenda vetes së vet. Populli shqiptar është ulur në karrocën e vet për shkak të një qeverie”.
Sipas kreut të PS, me ardhjen në qeveri të së majtës, cdo ligj do të hartohet në bashkëpunim me personat me aftësi të kufizuar. Rama vuri në dukje se qeveria Berisha ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve mungesë respekti për këtë kategori personash.
“Qeveria mungesë respekti për ju, deri në pikën që as formalisht nuk e lanë një ligj në fuqi dhe as formalisht nuk gjetën ngenë t’ju dëgjojnë pavarësisht se ligji nuk thoshte se gjithçka që thonë personat me aftësi të kufizuar duhet të merret parasysh. E pra ne jemi të anagazhuar që në 100 ditët e para të qeverisjes sonë të kthejmë ligjin dhe asnjë vendim për ligjin nuk do të ndërmerret pa ju, pa ju dëgjuar dhe pa bashkëbiseduar me ju”.

sali berisha nuk i ka bere kurren e kurres nje sherbim ketyre njerezve, i ka lene te degradojne cdo dite e me shume. ju lutem ndihmojeni kete shtrese ne nevoje.
Keta njerez ne tere boten ndihmohen nga pushteti lokal.Sa i ka ndihmuar Rama ne 11 vjet?Te perdoresht fatkeqet eshte krim.Por Rama ka perdorur 4 te vraret e 21 janarit e per keta nuk eshte cudi veprimi i tije