PPB e rajonit, Shqipëria zë 14.4% të saj, Ballkani zë vetëm 0.9% në Europë

Edlira Shehu

Ekonomia shqiptare zë 14.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të rajonit, që përfshin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor; Maqedoninë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.

Kjo do të thotë se, Shqipëria është ekonomia e tretë më e madhe mes vendeve të rajonit, pas Serbisë, që zë 43% të PBB së rajonit dhe Bosnje Hercegovinës që zë 17.8%. Pas Shqipërisë ndërkohë renditet Maqedonia me 12.8%, Kosova me 7.8% dhe Mali i Zi, me vetëm 4.4%.

Sa i përket Europës në zhvillim ndërkohë, që përfshin edhe ekonomi si Turqia apo Rusia, pesha e ekonomisë shqiptare fiksohet në vetëm 0.4%. I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor zë vetëm 2.7% në ekonominë e Europës në zhvillim.

Në krahasim me kontinentin ndërkohë, pesha e Shqipërisë vërtitet në rreth 0.1%, ndërkohë që për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor pesha e ekonomisë në përqindje, mbi të gjithë ekonominë europiane, fiksohet në vetëm 0.9%% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, konfirmon se sa pak rëndësi ka në tërësi rajoni si ekonomi për kontinentin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *