Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: PPE: Mbështesim Berishën, jo bojkot të KQZ-së
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > PPE: Mbështesim Berishën, jo bojkot të KQZ-së
Politike

PPE: Mbështesim Berishën, jo bojkot të KQZ-së

redaktor
Published April 17, 2013
Share
SHARE

Presidenti i Partisë Popullore Europiane dënon bojkotin e Komisionit Qendror të zgjedhjeve nga anëtarët socialistë, dhe shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike dhe kryemnistrin Berisha.

“Kam ndjekur nga afër zhvillimet më të fundit në Shqipëri që nga largimi i partnerit të vogël të majtë të koalicionit LSI për tu bashkuar me opozitën. Në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme të qershorit, KQZ duhet të reflektojë koalicionin qeverisës,” ka nënvizuar presidenti i PPE.
Presidenti Martens i mëshoi faktit se ruajtja e ekuilibrave brenda KQZ-së, i cili u përcaktua nga marrëveshjet ndërpartiake dhe nga ligjet për zgjedhjet nën ndërmjetësimin e OSBE dhe OSBE/ODIHR dhe që janë implementuar dhe konsoliduar që nga viti 2004 e deri tani, është e një rëndësie të veçantë.
“Çdo përpjekje për të modifikuar ekuilibrin për të cilin është rënë dakord –  katër anëtarë të KQZ të nominohen nga qeveria dhe tre nga opozita – është një përpjekje për të destabilizuar të gjithë sistemin elektoral dy muaj para zgjedhjeve. Në këto rrethama, dorëheqja e anëtarëve socialistë të KQZ-së është e papranueshme. Nuk është nevoja të them që PPE mbështet fuqishëm Kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike, si dhe është e bindur që zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë një hap i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian”, deklaroi Presidenti Martens.
redaktor April 17, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • vini says:
    April 17, 2013 at 7:06 pm

    do haje k berisha maloket dhe kta te ppe

    Reply
  • elsa says:
    April 18, 2013 at 6:43 pm

    te gjith jemi per nje shtet demokratik , le ta mirepresim ate,23 qershori do te jete fundi i edvin rames

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?