Në një dokument të publikuar në Fletoren Zyrtare, qeveria ka bërë publike akset rrugore me prioritet në programin afatmesëm të buxhetit pët periudhën 2020-2022.
Sipas këtij dokumenti, shpenzimet për investime në infrastrukturën rrugore nacionale përqendrohen pikërisht te financimi i PPP-ve (partneritetit publik privat). Ndër akset rrugore me prioritet, që do financohen me këtë metodë në këtë periudhë, bie në sy se bën pjesë edhe aksi Thumanë-Kashar, për të cilin në fillim të vitit u deklarua anulimi i garës për PPP. Po pjesë e planit afatmesëm që, sipas planit afatmesëm, parashikohet të financohet me PPP është edhe Kashar- Rrogozhinë. Po ashtu, për programin 2020-2022 parashikohet financimi i 2 kontratave të sapo miratuara për akset Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.
Ajo që bi në sy është mungesa e listimit të Rrugës së Arbrit si aks kryesor, ku do të përqendrohet financimi buxhetor. Ndërkaq, referuar të njëjtit dokument, aksi Kardhiq-Delvinë synohet të financohet nga buxheti në periudhë afatmesme, ndonëse tenderi për lotin 7 që përfshin ndërtimin e tunelit tashmë është anuluar me argumentin e mungesës së fondeve.
Ndërkaq, qeveria parashikon që në buxhetin afatmesëm 2020-2022 t’i japë prioritet dhe bypass-it të Fierit dhe atij të Vlorës.
Financimi i projekteve të partneritetit publik-privat përkthehet në një rritje të buxheti për infrastrukturën rrugore, duke arritur në rreth 32 mld lekë në vitin 2022, nga 22.9 mld lekë që është në vitin 2019.
Ndërkohë që, investimet për infrastrukturën hekurudhore, ajrore apo detare nuk do të pësojnë asnjë ndryshim për 3-vjeçarin e ardhshëm, çka sugjeron mungesën e investimeve në këtë fushë./ Scan
Shpenzime për infrastrukturën rrugore:
2019 22.9 mld lekë
2020 29.2 mld lekë
2021 31.3 mld lekë
2022 32 mld lekë
e.ll./dita

Para e madhe qe avullon nga buxheti i shtetit, dhe shqipot flene gjune akoma
1 miljard euro per 80 km rruge . Nuk jane metra teritali or Tunxh por jane flori e shkuar floririt. Me keto investime ja fusim dhe Lulit tek rruga e kombit or Tunxh . Kemi gjete nje popull qe nuk na kerkon llogari por na admiron or Tunxh.