Fatos Tarifa
Samuel Clemens, shkrimtari i madh amerikan që shkroi nën pseudonimin Mark Twain, na ka lënë modele të shkëlqyer të letërsisë satirike, e cila pëlqehet edhe sot njëlloj si në kohën kur ai ishte gjallë (vdiq në vitin 1910, pra 110 vite më parë). Mendimet dhe thëniet e tij gjenden kudo, pëlqehen nga të gjithë dhe citohen shpesh. Një dëshmi e gjallë e gjenisë krijuese dhe e popullaritetit të tij është fakti që mençurisë së tij shumë herë i dedikohen thënie apokrife, të cilat vetë Twain mund të mos i ketë shkruar ose thënë ndonjëherë, por që njerëzit rëndom i lidhin me emrin e tij. Qarkullimi i aforizmave të tillë apokrifikë ka qenë diçka e zakonshme në shekullin e 20-të, por është rritur veçanërisht shumë me zhvillimin e mediave dixhitale.
Një ndër aforizmat më të bukur, që mendohet se ka për autor Mark Twain-in, por që, në fakt, është popullarizuar shumë përmes filmit “Njeriu i vitit” (Man of the Year), një film satirik, prodhuar në vitin 2006, është ky që vihet në gojën e aktorit të njohur amerikan Robin Williams, në rolin kryesor në atë film: “Mos harroni një gjë, zonja e zotërinj: një shprehje e vjetër, në thelb anonime, thotë se politikanët janë si pelenat, ata duhen ndërruar shpesh, dhe për të njëjtat arsye. Mbajeni mend këtë herën tjetër kur të votoni” (“Remember this ladies and gentlemen: It’s an old phrase, basically anonymous, politicians are a lot like diapers, they should be changed frequently, and for the same reasons. Keep that in mind the next time you vote”.
* * *
Edhe pse aforizmi i mësipërm (ndoshta nga Mark Twain), është cituar në një film që satirizon politikën amerikane, ai na kujton ata politikanë shqiptarë në ditët tona që kanë hyrë në politikë dhe nuk shkulen prej saj. Vini re: Kreu i sotëm i Shtetit ka hyrë në politikë 30 vite më parë dhe askush nuk mund të thotë edhe sa kohë akoma do të mbetet në politikë. Kreu i sotëm i Parlamentit, gjithashtu, ka hyrë në politikë 30 vite më parë dhe askush nuk di se deri kur do të mbetet në politikë. Kreu i sotëm i qeverisë ka hyrë në politikë një çerek shekulli më parë dhe askush nuk di nëse do të largohet ndonjëherë prej politikës.
Shtojuni këtyre individëve emrat e kryetarëve të disa partive politike, ose të dhjetëra politikanëve, që kanë qenë ose janë anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë, ose ministra në qeveri të ndryshme, nga viti 1992 e këtej, si Fatmir Mediu, Pandeli Majko, Vasil Dule, Nard Ndoka, Shpëtim Idrizi, Petrit Vasili, Taulant Balla e shumë të tjerë dhe do të shihni se qytetarët e këtij vendi dhe të rinjtë e sotëm shqiptarë, të cilët kanë lindur në shekullin e 21-të, i drejtojnë politikanë të shekullit të 20-të, me mentalitetet e shekullit të 20-të.
Shqipëria nuk mund të bëjë përpara me politikanë të tillë. Zonja e zotërinj, të rinj e të reja, mbajeni parasysh këtë kur të votoni sërish për përfaqësuesit tuaj në Kuvendin e Shqipërisë dhe në këshillat bashkiakë! Politikanët, njëlloj si pelenat—dhe për të njëjtat arsye—duhen ndërruar shpesh!
* * *
Deri më sot, një pjesë e madhe e politikanëve tanë kanë punuar e vazhdojnë të punojnë për të sotmen dhe të nesërmen e tyre e të fëmijëve të tyre, jo për të sotmen dhe të ardhmen e vendit e të qytetarëve shqiptarë. Për ta, politika ka qenë dhe është një “profesion” për t’u bërë i pasur, jo një vokacion për t’i shërbyer interesit publik dhe së mirës së përgjithshme. Shumë prej politikanëve tanë, madje, nuk kanë pasur e mund të mos kenë një profesion të tyren. Në CV-të e tyre mund të gjesh veç një përvojë “profesionale”, atë të “politikanit”. Madje, për ndonjë syresh, përvoja e vetme “profesionale” ka qenë ose është: “Deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, “Ministër”, madje edhe “Kryeministër”, për të mos thënë se nuk janë të paktë ata, të cilët, sapo kanë mbaruar studimet e larta, janë emëruar ose emërohen “këshilltarë” apo “shefa kabineti” të këtij apo atij ministri. Njerëzve të tillë, që janë pjesë e klasës politike të këtij vendi, siç thotë një shprehje korçare, “nuk u ka thënë një herë njeri ‘punë të mbarë!’”. Sepse s’kanë zënë kurrë me dorë ndonjë punë.
* * *
Përfytyroni se ç’mund të ishin, ose ç’mund të bënin shumica e parlamentarëve tanë dhe kryetarët e partive politike nëse nuk do të ishin më në parlament, në krye të partive të tyre ose në politikë! E përfytyroni dot?
Ata që kanë hyrë në Parlament me para (ngaqë kishin bërë ndërkohë para), do të kenë para për të vazhduar së jetuari mirë.
Ata që kanë bërë para dhe kanë vënë pasuri pasi kanë hyrë në parlament (shumica pa u zgjedhur si individë nga elektorati), ose në politikë mund të kenë edhe për ca kohë para të fituara nga “profesioni” i politikanit dhe do të gëzojnë shëndet e mirëqenie, por s’do të gëzojnë asnjë respekt prej qytetarëve të këtij vendi, ndërsa paratë s’do i kenë përgjithmonë.
Ata që në politikë kanë hyrë duke braktisur karrirën e tyre akademike, ose që, si deputetë ose ministra, kanë marrë grada e tituj akademikë duke u marrë me politikë (dhe për shkak të saj), mund të duan të kthehen, ose të punësohen në institucione akademike, por vajmedet ata studentë, të cilët, në dekadën e tretë ose të katërt të shekullit të 21-të do të duhet të marrin “leksione” nga pedagogë, të cilët kanë falimentuar si të tillë para se këta studentë të kishin lindur dhe, vajmedet shkenca e këtij vendi me politikanë të konvertuar në “akademikë”, në një kohë kur njohuritë tona shkencore e teknologjike dyfishohen në çdo dy-tre vjet.
Vajmedet mjekësia dhe fatet e pacientëve shqiptarë në duart e atyre mjekëve që, deri dje politikanë, mund të kenë harruar si përdoret bisturia, dhe mund të mos kenë asnjë haber nga të rejat e shkencës mjekësore në specialitetin e tyre. Vajmedet shkencat inxhinierike dhe ata studentë që do u duhet t’i mësojnë ato nga inxhinierë ndërtimi apo gjeologë, të cilët, për shkak të angazhimeve afatgjata në politikë, kanë mbetur me njohuritë e teksteve ruse të përkthyera e të përshtatura nga pedagogët e tyre të një gjysmëshekulli ose një çerekshekulli më parë.
Vajmedet të rinjtë që mund t’u duhet të dëgjojnë leksione bajate e të painformuara nga pedagogë të çdo disipline e të çdo profili, të cilët, duke u marrë me politikë, si parlamentarë, si kryetarë apo sekretarë partish politike, ose si ministra, nuk kanë pasur “kohë” dhe as nevojë që të prekin libra me dorë.
* * *
Përfytyroni për një çast Mediun, Dulen, Ndokën, Kryemadhin, Vasilin apo Idrizin pa partitë e tyre, ose Ballën, Majkon etj., jashtë Parlamentit dhe jashtë politikës. Ç’do të ishin ata? Me se do të merreshin? Kujt do u “hynin në punë” njohuritë dhe përvoja e tyre në politikë? Ajo çfarë mund të them me siguri është se, nëse politikanë të tillë dalin nga politika me dëshirën e tyre (çka është e vështirë të ndodhë), ose i nxjerrim ne prej saj, si qytetarë të lirë këtij vendi, të gjithëve do të na binin sytë dhe veshët rehat, duke mos i parë e dëgjuar më politikanë të tillë në parlament ose në ekranet televizivë, çka, ndoshta, do të na ndihmonte të shëroheshim nga alergjia (që kemi) për ta.
Edhe pse aforizmi i përmendur më sipër mund të mos ketë për autor Mark Twain-in, ai na kujton se politikanët s’duhen lënë të na drejtojnë për një kohë të gjatë. Ata duhen ndërruar—dhe shpesh—për të njëjtat arsye si dhe pelenat e foshnjave.

Ke te drejte Tarifa. Pa u nderruar keto pelena, vendi ere m…do te vije
Z.Tarifa!
Akoma do vazhoni te shplani trurin e njerezve me sofizmat tuaja?
Mos kujton megjithe mend se shqiptaret nuk e dine e nuk e vuajne mbi kurriz kete regjim antipopullor,qe mundohet t’i mbuloje deshtimet me mashtrime mediatike?
Kur do filloni ju te “urtet” e ketij vendi,te mblidheni dhe t’i beni gjyqin e historise te gjitha zhvillimeve kriminale te ketij vendi nga kjo klase politike antishqiptare?
Mjaft me me sofizma,se nuk i duhet popullit,qe per te kuptuar PPP ju te perdorni Mark Twein!
Ne se jeni te zote,idealiste dhe trima,mblidhuni dhe vendosni cfare do beni per ta vene kete klase politike komplet te deshtuar me shpatulla per muri!
Po mirë mo dentist dhëmbëkalbur po pse je futur pa radhë këtu lart? Që të bëhesh me zorr i lexueshëm apo që të dukesh tamam si rrotë hajdari?
Po ti more kirurg dhembe shkulur,cfare radhe paske zene ketu,qe komenti im te duket pa radhe?
Apo je nga ata llapaqene,qe kur nuk ka aq tru per te thene ndonje gje ndryshe nga te tjeret i fut nje mufke sa per te shfryre helmin ne shpirt?
Dukesh,qe ke te drejte,se nuk ha..mut kot e te ngecte ne fyt o militant tru shpare i rilindjes fashiste!
Kreu i sotëm i Shtetit ka hyrë në politikë 30 vite më parë dhe askush nuk mund të thotë edhe sa kohë akoma do të mbetet në politikë.Pergjigje:
Deri sa te behet i gjithe MUT qe mos ta nxejne pelenat! Prandaj Mona ka bere ne vilen e Lalezit 12 hale….
Ajo ka qene parashikuese me ndihmen e filxhanit….
Pervec Mark Twainit populli yne gjeni nga goja ka thene:Qi moj breshke Qi se te ka ardhur koha ne demokraci!
hidhi një sy kësaj vidjoje dhe nxirr mësime!
https://www.youtube.com/watch?v=DteYlWcfskA
Keta ishin nga 20 vjec kur moren ne dorzim shtetin TE NA TREGONIN RRUGEN.
Na treguan Vjedhjen.
Po te ishte per te vjedhur,mire i kishim ata 70 vjecare qe ishin.Ilir Meta,as 30 vjec mori floririn e thesarit te shtetit nga Skrapari dhe e transferoi ne Krrabe per ta vjedhur.Po keta siukur therriten:Liri Demokraci,jo KLEPTOKRACI,.Hajde o popull budalla na jep pushtetin qe te vjedhim dhe te rruajme te gjithe,se ne studentet e dhjerokracise jemi hajdute,bandite,banda
kleptokratesh mafioze,qe ju kane ngjitur pushtetit 30 vjet dhe si ndahen.
Sa bukur o Tavkos ket shkrim ke shkruar,
asnje s’e ka lehte per te ta kundershtuar,
fundin e ke vertet per tu mbajtur shenim,
kur dhe ato pelenat zotrote fut si ilustrim,
ashtu eshte per politikanet qe numeron,
vertete jane PPP qe aq mire ti fshikullon,
por harron ti vetvehten or Tavkosi mavri,
qe je P-ja e 4, Panolina shoqes Nexhmi
Shume sakte Z. Tarifa! Une mendoj se para viteve 90te shumica e popullit shqiptar bente nje jete te dyfishte! Tjeter ishte ne shpirt dhe mendje dhe tjeter shfaqej nga shume arsye te sistemit! Nje nga keta ka qene eshte artikull- shkruesi! Politikanet nuk linden nga nje familje politikanesh apo nga tradita apo se kishin prirje si te tille! Berishen e bene politikan sepse ishte malesor besnik! Saliu beri politikane medioker dhe budallenj qe e hiqnin veten te zgjuar! Pra politikanet ne Shqiperi u caktuan apo u emeruan! Ne kerkojme shume nga politikanet tane dhe harrojme se eshte e gjithe Europa lindore e tille ne sistem tranzicioni,ku me shume e ku me pak! Pastaj te mendosh qe Flamuri,Tritani,paloka,Luli,Meta Monika dhe lista eshte shume e gjate jane politikane ,duhet te largohesh nga Shqiperia, jo sepse eshte Rama por se kjo eshte Shqiperia,memedheu yne i dashur! Te tjerat jane sa per te na treguar se sa i ditur eshte Profesor Tarifa, i biri i Tarifes, megjithe respektin qe kam!
Doli ky kushuriri Meros! Kur ben moral ky qe eshte i dhjere nga koka tek kembet.Kete vetem Merua e beson dhe e dashuron, se eshte komunist i thekur ose sic i thone komunist i cakorduar, ketij dhe Meros i kane ngelur oret me 24 maj 1944, dhe maten me hijen e tij.Mero mjaft na cave b…n me Jarin, hap ndonje rubrike me Tarifet se do kesh shume tifoze, jo vetem nga zona e pare operative, por do kesh dhe nga zonat e tjera.Hape Mero dhe botoje kete shenim, mos u bej zuzare dhe boyon vetem ato qe te dergojne sejmenet e Edit nga kryeministria.Sado tu mundohesh ti Mero, ka perfundiar koha e Tarifajve, ka ardhur koha e Bazajve, Ramave, Ballajve e ku di une Mero.Mero djali hap dhe nje rubrike me motren e Skenderbeit, te premtoje qe do korresh suksese.Hape Mero qe te lexojne dhe te djathtet ne qoftese ka ndonje.Suksese Mero, vazhdo futja pordhes
O miku im! C’lidhje ka ky koment me Mero bazen?
K
mos i bi në qaf kot!!
akoma ska shku në shpi nga dje mbasdite!!
ishte me shokët ke blloku!!
këtu e ke pak si gabim o toso
“për të mos thënë se nuk janë të paktë ata, të cilët, sapo kanë mbaruar studimet e larta, janë emëruar ose emërohen “këshilltarë” apo “shefa kabineti” të këtij apo atij ministri. Njerëzve të tillë, që janë pjesë e klasës politike të këtij vendi, siç thotë një shprehje korçare, “nuk u ka thënë një herë njeri ‘punë të mbarë!’”. Sepse s’kanë zënë kurrë me dorë ndonjë punë.”
sepse këshilltar,shef kabineti quhet punë dhe jo “politikë”!!
të dy këta duhet të jenë teknokratë dhe jo politikanë,pra llapaqenë!!
por po ta llogarisësh me mënyrën e të vepruarit në shqipëri,këta mund të jenë thjeshtë “rrogëmarrës” dhe asgjë tjetër!!si shumë sekretare që përveç përdorimit të 3 V nuk njohin mjet tjetër pune!!
toso paavarsisht mendimit dhe dëshirës së mirë që ke në këtë shkrim,për mendimin tim i ke shtruar shumë gjëra gabim!!
një ta përmënda më sipër dhe tjetri është ky që vjen”por vajmedet ata studentë, të cilët, në dekadën e tretë ose të katërt të shekullit të 21-të do të duhet të marrin “leksione” nga pedagogë, të cilët kanë falimentuar si të tillë para se këta studentë të kishin lindur………….”
mos vallë kanë qënë më mirë më parë??mos vallë kanë vlejtur mësimdhënjet e ramës e të të tjerëve që duke i llogaritur me atë tru të cunguar që kanë!?
të vjen zorr të thuash se më ka dhënë mësim ky personazh!!
tarife,shumë gjëra janë mbrapsht në shqipëri!!ndoshta është vëndi,uji a djelli por shumë gjëra shkojnë shumë shtrëmbër!!
më vjen keq të përmënd atë thënjen e amerikanes që na i solli kresho “prijësi” spahiu”“Ju shqiptarët jeni të vegjël në çdo gjë, në sipërfaqe, mentalitet, vizion dhe në shtet-formim. Jeni një fshat i vogël, që e zvogëlon njeriun”!
ky është përcaktimi më i dhimshëm dhe më i vërtetë që kam lexuar ndonjëherë!!
ky të përfshin dhe ty e këtë shkrim!!
ps:nuk e lë veten jashtë nëse dikush do të ketë impulsin të më vërsulet për këtë që shkruaj si mbyllje!!
E si mund ta lesh veten jashte ti o kokerr teveqeli, kur i ndodhur aty mes voglusheave te Spahiut ti je me ekzemplari? Po se kishte parasysh vocrrake si puna jote pa e tha Spahiu ate shprehje.Pa lere pastaj kur i jep vetes atributet e nje kritizeri me mend dhe guxon ta masesh veten me profesorin.
o rob bërë që nuk ke bythë të mbash as një pseudoim!!
si duhet me tu përgjigj??
me të sha nga nona??
kam frikë se më thua se duhet të mbaj fjalën!!
e fjalën nuk e mbaj!sepse do të dilte ndonjë budall si ty!!pusi është i infektuar me kohë!!
Po ky i biri sevos,i ka hequr pelenat qe i ka pas gjith moot qe nga koha e e 2peve ppsh e deri tek ambasador….
Hap gazeten sot gjen sevon,hap gazeten e nerume te artes e kacit zi,gjen fatosin,andej kendo nje tjeter tarife
Me vjen keq por nuk me pëlqeu Tosi!
Mire, or mire, po ke te votojme? Ata na dalin perpara. Sindromi ” s’jemi me te miret, po me te mire se ne s’ ka” na ka zene frymen. C’ beni ju njerezit e ditur dhe te ndershem, pse vetem konstatoni? Behuni bashke dhe krijoni nje parti progresive, a kudi une…gjeni menyren per te dale nga kjo gjendje dhe do t’ ju ndjekim.
Lexova diku ne nje gazete se parashikohet qe ne vitin 2100 ne vendin tone do te mbeten peseqind mije shqipetar.A nuk mendoni se duhen damkosur e te vihen ne shtyllen e turpit ata politikmuter qe na qeverisen e po na qeverisin deri tani.Flini o shqipetar..Me falin se harrova:Ikni jashte shtetit e hani mutin e te huajve ju vete e soji qe do te pillni e do te lini me pas.Nuk thosh me kot Noli i madh: —SKLLEVER BIJ SKLLEVERISH!
Thelbi i shkrimit eshte:
Nisur nga University of North Carolina, Mark Twain – nje mesues i gjuhes angleze, mbasi nuk eshte marre vesh me Meten, Mediun, Vasilin, etj pse po rrine 30 vjet ne politike, e mira eshte qe sanitaret e spitaleve, mesuesat e shkollave, inxhinieret, etj, te zene mend dhe te pyesin Tarifen si te drejtojne spitalet, shkollat dhe institucionet. Me ne fund, kur te shkruajne gjysmen e materialeve ta shkruajne anglisht, gjysmen tarifce.
Tablo.e dhimshme, por e vertete. Ju lumte z.Tarifa. Populli i njeh mire politikanet tane. Nqs i hedhin nje sy tablose Tuaj, le te tregojne se cfare te mire i kane sjelle vendit, perse duhet te paguhen nga taksapaguesi shqiptar, le te marre kurajon Rucaj me te tjeret dhe te numuroje veprat ne te mire te vendit dhe te demokracise, etj.
E bukur kjo Tosi.
Ky eshte budalla apo si eshte puna?!
O Toso listat jane te mbyllura! Po te njejtat “pelena” do te te japin me votu.
Por Shqiptaret nuk po rrine ne vend numuro por po nderrojne atdheun se kaq kane ne dore. Do thuash ti te ngrihet populli. Aq sa mund te ngrihej te hidhte Enverin aq mund te ngrihet tani populli kur keta kontrollojne gjithcka.
E mor popull sa gjera behen ne emrin tend.Edhe vet naltmadhnia (F.T )flet ne emrin tend megjithse ketu te komentuesit flasin ne emrin tend qofshin te majt a te djatht (sipas atij qe i paguan.
Fjala jote o i nderuari Sevo Tarifa ne vesh te Perendise.
A nuk kas ardhe koha qe te sanksionohet me ligj kufizimi dei ne Dy mandate per deputetet?
Pershendetje Zoti Tarifa, keni bere nje analize te shkelqyer. E tmerrshme eshte kur shikon disa fytyra aq mediokre qe vetem te ditur nuk jane, por sigurisht rrufjane. Pashe sot Shpetim Idrizin o zot thashe me vete ky kaq i trashe te na drejtoje ka nje jete qe vetem vegjeton e abuzon. Keshtu jane te gjithe me Medi e me Dash, Monike, Ilir e me radhe. E keqja do vije kur te shporren keto fytyra nga politika, ne se do ikin. Sot ne Korçe Monika bente moral, o zot thashe ç’po me degjojne veshet. Vetem ne tha e shpetojme Shqiperine….
30 vite konstatime.
30 vite bla-bla-bla.
30 vite asnjë recete efikase per zgjidhje.
Këto janë ato “mediat e lira” (të lira sa më s’ka, badjavah fare), të cilave u referohej sot tavarish Jonuz.
lali
për fat kemi një farë lirije!!
për fat kemi një fjalë ndryshe nga ajo e diktatit!!
por për fat të keq!?ne nuk kemi mësuar aspak nga ky fat,sado i vogël që kemi!!
“asnjë recete efikase per zgjidhje.”??
e ke ti në dorë or lal,askush tjetër!!
receta më e saktë që nuk të bën të gabosh asnjëherë është e thejshtë!!
1-bëj aleancë me shqipërinë,rreshtohu në kraj të saj!!
2-voto atë që të mbushet mëndja se do të bëjë më shumë për ty!
dhe më e rëndësishmia
3-sapo të ketë fituar ajo që ke votuar ti!?fillo e mbaje nën kontroll!kritikoje për çdo gabim!!rrëzoje në momentin e parë kur ajo punon kundër tjeje!!
recetë tjetër përveç ndërgjegjes tënde nuk ka o lal!!gjithçka tjetër mund të të ndihmojë vetëm!!
si për mirë dhe për keq!
Ky nga te paktat shkrime te fatosit qe ka qelluar ne shenje.
Por e veshtire te cahet akulli , ne kohe ngrice.