Para të Përdorura Paturpësisht

J L

Partneritetet Publike-Private, të njohura si PPP-të, apo koncesione, nuk janë shpikur në Shqipëri.

Ato përdoren si një alternativë investimi, kur një shtet ka nevojë për investime të mëdha dhe nuk ka burimet e duhura për ta bërë këtë.

Projektet i merr përsipër t’i realizojë investitori privat dhe shlyerja bëhet në një afat relativisht të gjatë, që zakonisht përkon me një periudhë të përafërt me atë të shfrytëzimit të këtij investimi e që jo doemos duhet të jetë nga shteti apo taksapaguesit, por shumë më tepër nga përdoruesit e këtij investimi, për një periudhë disavjeçare.

Rreziku ndahet mes dy palëve.

Nga ana tjetër, shteti vendos që një projekt të caktuar ta japë me PPP, kur vëren që ka prioritete të tjera më të rëndësishme për investimet e kryera me para publike dhe pasi është i bindur se ky investitor e realizues privat ka kapacitetet e duhura, ekonominë e shkallës dhe kapitalin e nevojshëm.

E megjithatë, edhe vende të zhvilluara e kanë pasur të vështirë t’i kontrollojnë këto lloj partneritetesh.

Eurodad (Rrjeti Europian mbi Monitorimin e Borxhit) që përbëhet prej 47 organizatash të shoqërisë civile, nga 20 vende europiane, gjeti së fundmi nga një monitorim se projektet PPP po rezultojnë me kosto të larta për buxhetet publike dhe me një nivel të tepruar të rrezikut për sektorin publik dhe, për rrjedhojë, një barrë të rëndë për qytetarët.

Çdo PPP e studiuar ishte më e rrezikshme për shtetin, sesa për kompanitë private të përfshira, pasi sektori publik kërkohej të hynte dhe të merrte kostot kur gjërat nuk shkonin mirë. Edhe vende të zhvilluara nuk arrijnë t’i kontrollojnë ato. Në Suedi, kostoja totale e ndërtimit e spitalit të Nya Karolinska Solna (NKS) arriti nga 1.4 miliardë në 2.4 miliardë euro dhe tani njihet si “spitali më i shtrenjtë në botë”.

Në Shqipëri, çdo ditë e më shumë, po bëhet e qartë që kontratat PPP janë të hartuara keq, pa asnjë lloj studimi, me kosto të fryra që, për fat të keq, sa vijnë e po shtohen, me rrezikun që e merr të gjithë përsipër shteti.

Kostot po tejkalojnë çdo lloj parashikimi, ndërsa shteti po detyrohet të paguajë dhe për shërbimet që privati nuk i kryen, pasi në kontrata është parashikuar pagesa për një numër fiks shërbimesh, që i mundësojnë privatit të dalë me fitim.

Vetëm për koncesionet e shëndetësisë, janë paguar 4 vitet e fundit rreth 10 milionë euro për shërbime të pakryera.

Të mjaftueshme këto për të ndërtuar nga e para një spital modest!

Nëse nuk paguan, privatët nuk e kanë të vështirë të fitojnë gjyqet. Në rastin e koncesionit të sterilizimit, Ministria e Shëndetësisë u detyrua të kufizonte operacionet, sepse pagesat në vitin 2018 dolën përtej parashikimit dhe u tejkaluan me rreth 3.6 milionë euro (nga 17 mln euro që ishte kontrata vjetore).

Në buxhetin e vitit 2020, shpenzimet kapitale parashikohen me ulje 4%, ndërsa pagesat koncesionare do të rriten me 16%! Këto pagesa kanë arritur në 30% të shpenzimeve kapitale me burime të brendshme dhe 17% të investimeve totale kapitale (një vit më parë, kjo peshë ishte rreth 13%).

Po ndodh ajo që pritej. Angazhimi në projektet koncesionare pa efektivitet po e detyron qeverinë të kufizojë shpenzimet e tjera kapitale (ndoshta edhe më të domosdoshme), në mënyrë që të ruajë ekuilibrat e buxhetit.

Transparenca mungon tërësisht. Projekti i Rrugës së Arbrit, me një të rënë të lapsit, u rrit me 45%, në 58 miliardë lekë, nga kontrata fillestare.

Asnjë transparencë, pse, kur, dhe si u ndryshua kontrata. Për projektin tjetër, atë të Milot – Balldren, do të paguajmë 17 milionë euro për kilometër, për një rrugë në mes të askundit, që nuk i sjell asnjë vlerë të shtuar ekonomisë, por kursen vetëm 5-10 minuta nga koha e shoferëve.

Kostoja e projektit tjetër, Orikum – Dukat, u rrit me 23% në tabelat e buxhetit 2020, në raport me kontratën.

Kostot vetëm sa vijnë e shtohen përtej parashikimeve dhe, nëse vazhdohet me këto ritme, rrezikohet që të kalohet kufiri i pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore të vitit të mëparshëm, përtej së cilës qeveria do të detyrohej të korrektonte të ardhurat, ku rruga më e shpejtë do të ishte rritja e taksave.

Projekti “One billion”, i trumbetuar me të madhe tre vjet më parë, që synonte të paktën ndërtimin e pesë akseve rrugore, përfshirë dhe Thumanë – Rrogozhinë, 150 shkollave, një spitali model në Fier etj., tashmë është “mbushur” vetëm me tre rrugë (Rruga e Abrit, Milot – Balldren dhe Orikum – Dukat).

Një shpërdorim i paturpshëm ky i parave të taksapaguesve, që dekurajon bizneset dhe individët të jenë të përgjegjshëm në marrëdhëniet e tyre me shtetin.

Monitor

 

Share This Article
16 Comments
  • hajduteria sheshit.

    rrofte populli shqipetar trim dhe heroik,

    ne merr vesh njeri gje nga keto qe shkruani me hiqni

    koken.

    popullit shiqipetar trim heroik dhe injorant i mjafton

    fjala e partise se tij.

    rrofte populli shqipetar trim dhe heroik me partine

    e shoket edver dhe lalidhjer ne krie.

    rrofshim ne

  • C’i do parate populli. Me mire te hidhet nga pallati e te vdese se sa te luftoje kunder krimineleve qe po ju marrin jeten femijeve te tij.
    Do vuaj me nder e vdese me tmerr

    • Edhe ti mirela je e varfer dhe pa pune,i pa kenaqur se si komunist i oreve te para,rama nuk po te hedh ndonje kocke,ti pse nuk hidhesh nga pallati,apo jeton ne ndonje vile ne lunder

        • Hidhu mirela hidhu,se pasurine qe ke vene keto 30 vjet do ta hane te tjeret…
          Po nuk ngopeni ju njerzit e partive komuniste qe beni ham ham ne bllogje…

  • Me ne fund ju gjet dhe zberthimi real i formules PPP. Vertet shume sakte – Parate Perdorur Paturpesisht.
    Kjo mbahet mend nga c’do qytetar, sa per ate Partneritet Publike-Private eshte nje term qe nuk e besojne as Linda te shtepia Timonier Edit as Ajola te shtepia e Lali Erit.

  • E ca pastaj. Shqiptaret me kollaj e kane te flene neper cadra poshte urave te Frances, se sa te ngrihen te luftojne per te drejtat e tyre.

    • përvojë më të madhe nuk ka lali!!
      dhe palloshi fjeti nën urat e senës dhe shikoje!!
      i fut gishtin makronit për para!!
      asnjë kacidhe se e ka në bankë!!
      shkon e pikturon tek shokët e tij që kanë studjo alla bill gejts!!
      ndërton vilë me paratë e gruas dhe me vendimet e gjykatës!
      përse mos me e provu dhe ne urat e parisit?
      dhe ne mund të bëhemi si dobiçi i burgajetit!!

  • Per komentuesit.mire qe nuk jupelqejne keto PPP por ne diskutimet tuaja pse nuk jepni asnje lloj mendimi per ecien perpara te vendit per zvoglimin e papunesise dhe ngritjen ekonomike e shume te tjera.Por dilni dhe vetem dini te shani dhe ofendini.Leket qe jepen per ndertime nuk mundet qe te na shperndahen ne dore.

  • E kane kapur keq me PPP sepse parat qendrojne gjithmon ne vend dhe nuk narrin arratin nepet bankat e cifuteve si psh FMN..apo banka boterore…

  • Komentojne injorantet
    O te paditur
    Fashati qe duket nuk do kallauz
    Jane leke te vjedhura
    Shkoni ne spitale publike
    Ka ndryshuar gjendja?
    Asnje ndryshim ne thelb
    Se ndryshe nuk do kurohej jahste Rama me kompani
    Nderkohe jane dhene mbi 300 milion euro privatit per kete shendetesi “pa leke”
    Qe i paguajme ne
    A kuptoni ju o fyella apo vetem rrofte partia dhe kaq eshte jeta?
    Vejeni ate mut truni ne pune

  • Gjithe problemi me PPP-te eshte menyra si hartohet dhe nenshkruhet kontrata. Normalisht privati ose investuesi vë parate e tij ne projekt. Ai kerkon nje afat disavjeçar per shfrytezimin e vepres, qe te mbuloje shpenzimet dhe te siguroje fitimin e parashikuar. Se askush nuk investon per sadaka! Shteti perveçse i siguron monopolin e ngritjes dhe shfrytezimit te vepres nuk duhet te marri persiper angazhime te tjera. Eshte investuesi qe duhet te marre riskun persiper. Fiton apo humbet. Dhe si mund te fitoje me shume. Eshte kaq e thjeshte. Por nje firme kineze u terhoq disa muaj me pare kur qeveria shqiptare nuk mori persiper qe t’i siguronte fitimin, ne rast se do dilte me humbje. Po ashtu edhe Turqia u terhoq po per kete arsye nga ndertimi i aeroportit te Vlores. Te gjithe investitoret, te huaj ose te vendit, duan tu garantohet fitimi. Kesaj i thone qofte te daja.

  • PPP = Para qe Perdoren Paturpesisht,
    gjetje e goditur, qe arsyeton vertetesisht dhe drejte qellimin dhe pasojat e PPP-ve.

  • Kompanite PPP dhe Koncesionare ne Shqiperi nuk jane kompani dhjetra vjecare,me emer dhe kapital te konsoliduar,jane si kompania e sapokrijuar e Vilma Nushit,kompania e Donofroses te Hemodializes,kompania e Mbetjeve urbane e Libofshes,kompania e sportelistit te Unazes se re,kompania e Skenderajt e Sterilizimit.Me serioze jane maloku i Tuzit Bashkim Ulaj,dhe maloku Peshkopise Fusha,qe kane vjelur edhe nga kjo qeveri edhe nga ajo tjetra.Keta nuk investojne njehere parate e tyre,pastaj te terheqin fondet sipas afateve,por marrin parate me keste nga buxheti i shtetit dhe vazhdojne punen.Kur nderpriten parate edhe keta nderpresin punen.
    Shumica,90% e ketyre kompanive,jane sapo krijuar nga parate qe i parapaguan shteti,si psh,AY Emigranjti italian nga Lumi i Vores me 1500 dollare ne banke,qe mori persiper te sterilizonte paisjet spitalore dhe qe po vete kosto nje djall e gjysme.
    Te punosh me fshatare anonime eshte qark i mbyllur.Nuk te del Emri.Ja,ky fshatari nga Lumi Vlores,i paisjeve spitalore,..Ky nuk e nxjerr Hamit Beqen,minister shendetsie.Pse?Po te nxjerre sa te nxjerre,bereqaves,ai me qarin eshte.Sa te ngarkonte gomonen Vlore-Brindizi e kthim bosh,me rrisk,me mallin e Habilajve,qe edhe te hedhin ne fund te detit,po te kapi financa,ky Beqja nuk te vret.AY shoku Beqes meazallah.Nje fotografi e ben,nje njohje me shoke te ngritur,edhe anetar partie behesh.Vishesh firmato.
    P ca ka Fatja me shume se une?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *