Kthimi i PPSH në PS dhe roli i Alisë sipas Nexhmije Hoxhës

Ornela

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Tri telefonata nga Tirana. Ndërkohë, unë ndihesha disi e izoluar nga ato që po ndodhnin në Tiranë. Por të nesërmen, paradreke, më kërkoi në telefon Ramiz Alia dhe u interesua sesi ishim rregulluar. E falënderova, por nuk e zgjata dhe as e pyeta për situatën. Pas pak, më kërkoi në telefon Hekuran Isai, por këtij nuk i dola. U thashë djemve: “I thoni, është lart, i dhemb koka”. Nuk mund t’ia falja qëndrimet, jo thjesht të lëkundura, por dhe të dyshimta, që po mbante ai ato ditë…

Më vonë, më mori në telefon ministri i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi. Edhe ky më pyeti si ishim rregulluar. E falënderova për interesimin, i fola për kujdesin që po tregojnë drejtuesit e repartit ushtarak dhe për trajtimin me ngrohtësi nga ana e tyre. Që ky më mori në telefon, më erdhi mirë. Me të isha takuar vetëm në ndonjë mbledhje të KQ dhe më kishte lënë përshtypje të mirë në një takim të rastit, në sallën e pushimit të shokëve të Byrosë Politike. Në këtë takim, që e kam përshkruar në këto shënime, ai tha se nuk do të bënte çap, në qoftë se nuk firmoste kryetari i Shtetit vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Gjithashtu, kisha dëgjuar që në ballafaqimin që u bë në Ministrinë e Mbrojtjes mes Ramiz Alisë dhe oficerëve, që i kërkonin llogari, këta të fundit u solidarizuan me ministrin e tyre, me të cilin, më parë, kishin pasur disa kontradikta. Nuk ndodhi kështu në ballafaqimin që u bë dhe në Ministrinë e Brendshme, ku punonjësit e Sigurimit dhe të tjerë iu kundërvunë Ramiz Alisë dhe Hekuran Isait.

***

Një ditë më pas, vendosa dhe zbrita në Tiranë. Shkova drejt e në zyrën e Ramiz Alisë. E bëra këtë, sepse dëgjova që shumë nga ata që mblidheshin në ato mitingje në mbrojtje të Enverit, donin të vinin në Tiranë për të ngritur përsëri monumentin e Enver Hoxhës aty ku kishte qenë dhe kërkonin dorëheqjen e Ramiz Alisë, duke e cilësuar tradhtar. Nuk mbaj mend se kush më njoftoi për këtë apo nëse u tha nga komentatorët e televizionit. Por ky informacion më vuri në mendime dhe më shqetësoi. Si të vinin në Tiranë? A e dinin ata se punëtorët e Tiranës, në masë, dhe rinia e shkollave, u ngjitën në Qytetin Studenti, se “kështu u porositën” apo për kuriozitet, kur një pjesë e studentëve e pedagogëve qenë futur në grevë? Po monumentin e shkatërruar (a le të ishte i pashkatërruar) ku do ta gjenin? Nën mbrojtjen e kujt do ta rivendosnin atë? Të policëve të Hekuran Isait apo të do vinin vetë të armatosur? Pezakët trima, aq të lidhur me pushtetin popullor, me kujtimin e Enverit e të Babë Myslimit, (siç kisha dëgjuar) nuk kishin pranuar t’i përgjigjen thirrjes së qeverisë për të dërguar në Tiranë një batalion për ruajtjen e rendit. Kishin thënë: nuk mund të gjakosemi me popullin e Tiranës. U fol edhe që do të silleshin forca nga Skrapari në Kavajë. Nuk e di a u sollën, por në Kavajë egërsia e të rebeluarve antikomunistë, kishte arritur kulmin dhe andej ishin bërthamat e bandave shkatërruese.

Siç thashë më lart, prej atyre që donin të vinin në Tiranë kërkohej edhe dorëheqja e Ramiz Alisë. Por kë mendonin ata në vend të tij? Unë isha krejtësisht e bindur që asnjë nga shokët e Byrosë Politike ose të KQ nuk ishte i përgatitur dhe i pranueshëm të vihej në krye të Partisë e të Shtetit. Kush? Adili, Manushi, Hekurani, Haxhi Lleshi, Shefqet Peçi? Kush? Apo do të dilte Kryetari nga vetë kjo Lëvizje popullore?

Për të gjitha këto, mendoja se nuk duhej lejuar ardhja e atyre forcave në Tiranë. Më dukej se nuk ishte më koha kur Lëvizjet e masave nxirrnin kryetarët e tyre popullorë. Edhe atëherë, këta nuk dilnin brenda një dite, aq më pak, në kohën tonë, kur po zhvilloheshin ngjarje të bujshme dhe të rrëmujshme, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet socialiste, që nga Bashkimi Sovjetik dhe në gjithë Europën Qendrore e Lindore, nën trysninë dhe me punën minuese të kapitalit dhe të reaksionit antikomunist ndërkombëtar.

Duke rrahur e stërrahur këto mendime në kokë, erdha në konkluzionin se nuk mund të rrija e mënjanuar, me familjen time. Si kuadër i vjetër i Partisë dhe si shoqe lufte dhe pune e Enverit, për afro 45 vjet, duhej të bëja diçka që të mos ndodhte një e keqe më e madhe, të mos derdhej gjak, vetëm pse kishte nga ata që donin të vinin në vend Monumentin e Enverit. Kjo duhej shmangur me çdo mënyrë, sepse ishte një kohë dhe situatë, kur luhej me të ardhmen e fitoreve dhe me fatin e popullit tonë.

Pa hezituar, lidha një shall në kokë, vura gjyslyke të zeza dhe dola nga shtëpia. I thashë oficerit shoqërues, që e drejtonte vetë makinën, të niseshim për në Tiranë. Gjithë rrugës kisha një ndjenjë të çuditshme për çka po ndodhte. Shkova drejt e në KQ të Partisë. I telefonova Ramiz Alisë dhe shkova në zyrën e tij.

Ramizi dukej shumë i mërzitur. Takimi nuk qe i përzemërt e shoqëror, si më parë. Mbi tryezën e tij, në kundërshtim me zakonin e tij që nuk e mbante skrivaninë të ngarkuar me shumë dosje, ishin vandakë letrash, që, siç dukej, ishin ato që i kishin ardhur nga mitingjet popullore në rrethe.

Pa biseduar për çfarë po ndodhte, unë hyra drejt e në temë, duke i thënë: “Kam ardhur si komuniste e vjetër, si anëtare e KQ, mund të them edhe si bashkëshorte e Enverit, për t’ju kërkuar “çfarë mund të bëj unë, sa mund të ndihmoj e të ndikoj që në këto situata kaq të acaruara të mos shkohet në gjakderdhje, në emër të mbrojtjes së monumenteve të Enverit”. I thashë se jam gati të shkoj në disa rrethe, si Gjirokastër, Vlorë e në ndonjë tjetër, të bisedoj me organizatorët e këtyre mitingjeve, të shoh ç’kërkojnë dhe ç’mendojnë për të ardhmen, ç’plane kanë, t’i sqaroj për situatën e veçanërisht se ç’po ngjet në Tiranë”.

Ramizi, po më dëgjonte i menduar dhe pastaj, me zë të mekur, më tha: “Kjo është e vështirë të bëhet, edhe në këto rrethe ka grupe kundërshtare të egërsuara dhe mund të ndodhë ndonjë gjë e papëlqyer…”.

Pas këtyre fjalëve, ra një heshtje. Ai kishte të drejtë. Parullat, në disa rrethe, si Kavajë dhe Shkodër, ishin më të rënda dhe kërcënuese ndaj meje, sesa ndaj atij. Atëherë, i propozova që nga çdo rreth, ku janë zhvilluar këto mitingje, të thërriten disa nga organizatorët dhe përfaqësues më të zjarrtë të tyre që t’i dëgjojmë e të sqarohemi me ta. Ramizi e miratoi këtë propozim dhe mori masa për ta realizuar këtë.

U ndava me të dhe u largova, por nuk u ngjita lart në Dajt, te fëmijët. E kalova ditën dhe fjeta te Vila nr. 4, mbi liqenin artificial të Tiranës. Aty kishim ndenjur ca muaj dhe shkonim shpesh me Enverin, për ndonjë pushim të shkurtër, sepse kishte një pamje çlodhëse.

***

NË KONGRESIN E 10-të TË PPSH

Më 10 qershor 1991 u mblodh Kongresi i 10-të i PPSH, në Pallatin e Kongreseve, i cili u projektua nga arkitekti i shquar Klement Kolaneci dhe shokët e tij të Institutit të Projektimeve, me gjithë komoditetet, dhe nuk u përfundua dot në të gjallë të Enverit.

Punimet e Kongresit vazhduan tri ditë. Në të morën pjesë mbi një mijë e pesëqind delegatë, të zgjedhur në Tiranë e në rrethe. Unë mora pjesë si anëtare e KQ dhe, bashkë me anëtarë të tjerë dhe të ftuar, ishim vendosur në galerinë sipër.

Fjalën e hapjes dhe raportin e KQ të PPSH e mbajti Sekretari i Parë i përkohshëm, Xhelil Gjoni. Për afro dy orë, ai shtjelloi analizën që KQ i kishte bërë së kaluarës së Partisë së Punës, Enver Hoxhës, si dhe problemet aktuale, që shtroheshin para Partisë, në lidhje me situatat e krijuara në Shqipëri dhe në Europë e në botë, që, siç theksoi ai, bënin të domosdoshëm edhe “rinovimin” e Partisë së Punës.

Nuk mbaj mend, nëse në këtë raport shtrohej propozimi “për ndërrimin e emrit nga Parti e Punës në Parti Socialiste” apo kjo u ngrit më vonë dhe u bë objekt kryesor në diskutimet. Por u pa qartë se në këto diskutime pati shumë kundërshti dhe se, në fakt, masa e delegatëve ishte e ndarë më dysh. Përshtypja ime ishte që shumica e delegatëve që vinin nga baza kishin rezerva për çka ishin bërë në dy vitet e fundit, nuk ishin dakord as me ndryshimet që propozoheshin në Kongres nga “reformatorët” për rinovimin e Partisë së Punës dhe për ndryshimin e emrit të saj. Kjo u duk veçanërisht kur mbajti diskutimin Dritëro Agolli, i cili foli edhe për këtë “rinovim” të partisë dhe të komunistëve. Shumica e delegatëve u ngritën në këmbë dhe duke ia ndërprerë fjalën, brohoritën “Enver Hoxha”, “Enver Hoxha” për disa minuta. Gjithashtu, kur dikush, në emër të grupit të organizatorëve të Kongresit, lexoi një Rezolutë pak të gjatë dhe kërkoi miratimin e saj, shumica e delegatëve reagoi ashpër me ndërhyrje nga vendi dhe, nuk mbaj mend nëse u vu në votim. Por, sidoqoftë, ajo rezolutë nuk u miratua, u tërhoq dhe nga fundi i punimeve të Kongresit, u zëvendësua me një tjetër rezolutë a vendim, prej disa radhësh.

Dita e parë e Kongresit, mund të thuhet, shkoi disi mirë. Në ditën e dytë, shumica e diskutantëve folën në mbështetje të ndryshimeve të reformave të Partisë dhe të ndryshimit të emrit në Parti Socialiste. Pranë meje, në galeri, ishte edhe një veteran, komunist nga Skrapari, i ftuar në Kongres. Vura re që, gjatë gjithë kohës, ai ndoqi në heshtje punimet e Kongresit, por me lot në sy, që i rridhnin në faqe. Ishte mjaft impresionuese të shihje të qajë një burrë. U përpoqa ta qetësoja dhe ta ngushëlloja disi, por ai kishte të drejtë të shprehte dhimbjen, se e ndiente thellë në zemrën e tij që po humbnim Partinë, vlerat dhe fitoret e një të kaluare të lavdishme 50-vjeçare.

Ishte radha ime të ndieja një dhimbje të thellë në zemër, kur morën fjalën, njëri pas tjetrit, dy anëtarët e vjetër të Byrosë Politike, Adil Çarçani dhe Manush Myftiu. Nuk e kam kuptuar as atëherë, as më vonë, se si dhe pse “e katandisën” aq ulët veten këta të dy. Në vend të një autokritike politike për përgjegjësitë e tyre në zhvillimet e viteve të fundit, për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale në vend, ata bënë autokritikë për ca gjëra të vockla, që Drejtoria e Pritjes, me sugjerim nga lart për shpenzimet e gjithë udhëheqësve, paskësh sjellë disa ndërresa për gratë dhe ndonjë lodër për fëmijët e tyre. Këto “fakte” u përfolën, madje, edhe u përdorën edhe në raportin që Genc Ruli, i Partisë Demokratike, bëri në Parlamentin pluralist.

Si unë, edhe Vitoja (Kapo), të cilën e kisha në krah, që i njihnim shumë mirë ata dy shokë si njerëz seriozë, që kishin luftuar e sakrifikuar shumë për Shqipërinë, u ndiem keq, tek i dëgjonim. Vitoja, gati me lot në sy dhe e revoltuar, më thoshte: “Si është e mundur të trajtohet kështu Manushi, familja e të cilit gjatë Luftës ishte bazë ilegale e partizanëve dhe shkriu gjithë pasurinë e saj, në Vlorë?!”.

Ramiz Alia, ndiqte nga lozha debatin dhe kërkesën e llogarisë që po u bëhej anëtarëve të Byrosë Politike. Por për ne qe e papritur, kur ai, doli në podium, e mori fjalën dhe lidhur me autokritikën e atyre dy shokëve (nuk mbaj mend tekstualisht fjalë për fjalë, por në esencë) tha: Ja shokë, e kuptoni besoj, me të tillë udhëheqës kam qenë i detyruar të drejtoj unë…(!!!)

Ai foli sikur këta të mos kishin qenë të njëjtët shokë, me të cilët kishte bashkëpunuar më parë edhe Enver Hoxha, dhe sikur ata të mos kishin qenë dy më kryesorët dhe më të afërt me vetë Ramizin, sidomos Adili, i cili u përball me gjithë ato peripeci, që u krijuan nga studentët në vitet ’90-‘91.

Në ditën e tretë të Kongresit, nga fundi i diskutimeve, pak para drekës, m’u dha fjala mua. Isha shumë e emocionuar, sepse ishte hera e fundit që flisja si anëtare e KQ dhe sepse ai ishte Kongresi i fundit i Partisë së Punës.

Fjala ime u prit thjesht me një duartrokitje normale, kur dola në podium dhe në mbyllje, larg atyre brohoritjeve për Enver Hoxhën dhe për Partinë e Punës, që pati disa herë gjatë diskutimit tim në Kongresin e 9-të, në nëntor 1986. Megjithatë, diskutimi im në Kongresin e 10 u ndoq jo pa interes dhe në heshtje të plotë, veç rastit kur, nga mesi i fjalës, u dëgjua një zë: “Shkurtoje!”.

Kjo kërciti si një rrufe para furtunës, që më kërcënohej, por unë vazhdova e qetë, por me vendosmëri, të mbroja rolin dhe figurën e Enver Hoxhës, ashtu siç e kisha bërë në Plenumin e 18-të të KQ të Partisë, katër ditë më parë. Në fund të diskutimit shpreha mosmiratimin tim për ndryshimin e emrit nga Partia e Punës, në “Parti Socialiste”, me arsyetimin se e konsideroja të gabuar mohimin e asaj Partie me përvojë të gjatë, 50-vjeçare, dhe me histori të lavdishme, atdhetare e emancipuese, si shtet dhe si shoqëri. E mbylla fjalën time me urimin për punë të mbarë, për të mirën e Shqipërisë e të popullit shqiptar.

***

Si gjatë Kongresit, por sidomos në pasdreken e ditës së tretë, në prapaskenë dhe nën ethe, po bëheshin manipulime, për të propozuar emra të rinj për KQ të një partie të re, me program të ri, si dhe për zgjedhjen e kryesisë dhe të kryetarit të ri të kësaj partie. Kur kjo çështje u shtrua hapur në Kongres, prapë delegatët u ndanë më dysh. Një palë ishte që kryetar i Partisë të zgjidhej Ismail Lleshi, që ishte pedagog i shquar i filozofisë, njeri shumë i respektuar për integritetin e mosnjëanësinë e tij në ato kohë të turbullta. Por ai, me këmbëngulje, nuk pranoi e nuk pranoi, edhe pse disa delegatë i shkuan njëri pas tjetrit pranë dhe i luteshin të mos refuzonte. Ai u largua nga Presidiumi dhe shkoi u ul në një cep të sallës, ku ndoqi i qetë Kongresin.

Edhe kandidati tjetër, Fatos Nano, në fillim nuk pranoi, por, me ndërhyrjen e Ramiz Alisë, i cili e thirri aty nga ndiqte Kongresin dhe e këshillonte, Fatosi, në fund, ra dakord. Ai u zgjodh Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, që u themelua në 12 qershor 1991.

Absurditeti i parë i kësaj partie të re dhe zhgënjimi me të drejtë i Ramiz Alisë, ka qenë se, udhëheqja e kësaj partie të re, me në krye Fatos Nanon, teserën e parë ia dha Kryetarit të Partisë (socialdemokratike) të Italisë, Betino Kraksit dhe jo Ramizit, që i hapi rrugën dhe përgatiti programin e saj.

***

Dua të nënvizoj këtu se për çka ngjau në dy vitet 1990-1991, Ramiz Alia u akuzua, nga vetë komunistët, si përgjegjësi kryesor, madje, është quajtur “tradhtar kombëtar”. Edhe vetë ai, në librin e tij të fundit “Jeta ime”, lidhur me këtë shkruan: “Përgjegjësia kryesore bie edhe mbi mua…”.

Unë mund të them se, si për të keq, si për të mirë, përgjegjësia dhe merita, kryesisht, i përkasin Ramiz Alisë, i cili, ndryshe nga ne, shokët e tij mbështetës, si i pari i vendit, ka qenë i qartë dhe i vendosur në hapat që bënte drejt ndryshimeve të sistemit, gjithnjë me synimin që të evitonte konfliktet shkatërrimtare. Sipas mendimit tim, ngjarje të tilla të mëdha nuk mund të menaxhohen vetëm nga një person. Ramizit i ra “barra” e Udhëheqësit kryesor të Partisë në periudhën më të vështirë që po kalonin Partia e Punës dhe shteti socialist. Megjithatë, ai nuk ka qenë i vetëm, sepse pati mbështetjen e shumicës së Byrosë Politike dhe të Plenumit të KQ, pati edhe mbështetjen time dhe të pjesës dërrmuese të anëtarëve të Partisë së Punës, pavarësisht se kjo mbështetje nga disa u bë me bindje, nga disa të tjerë, me dhimbje dhe me rezerva.

Akuza për “tradhtar” a “tradhti kombëtare” iu bë, në radhë të parë, Ramiz Alisë, por iu bë edhe Byrosë Politike, edhe mua personalisht, madje, edhe gjithë Partisë së Punës, sikur kjo të mos ishte Partia që e kishte udhëhequr për 50 vjet vetë Enver Hoxha! Çuditërisht, atë grup a parti komuniste, që i bënte këto akuza, e krijoi dhe e drejtoi një person i ekzaltuar nga idetë komuniste, por që nuk kishte qenë anëtar i Partisë së Punës.

Sipas mendimit tim, cilësimi “tradhtar” i jepet një personi që tradhton kombin dhe vendin e vet. Por Ramiz Alia me shokë, u përpoqën gjatë atyre dy viteve të shpëtonin ç’mund të shpëtohej, nga cikloni përmbysës, që pas vendeve ish-komuniste të Europës, përfshiu edhe Shqipërinë. Aq më pak, Ramiz Alia nuk mund të cilësohet “tradhtar kombëtar”.

Përkundrazi, shqiptarët në Shqipëri dhe ata përtej kufirit kanë vlerësuar lart kontributin e pamohueshëm që Ramiz Alia ka dhënë, si gjatë Luftës së Dytë Botërore, për Çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës nga pushtuesit nazifashistë, ashtu edhe në krah të Enver Hoxhës, në 45 vjet të pushtetit popullor, në shërbim të lirisë dhe të Pavarësisë së vendit, si edhe për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë shqiptarëve në trojet e veta të përtej kufirit.

Shfrytëzoj rastin të them këtu se e ndiej për detyrë të bëj autokritikë që, në një intervistë të atyre viteve të turbullta, edh e unë e cilësova Ramiz Alinë si “tradhtar kombëtar”. Theksoj se kjo akuzë është bërë vetëm në një rast dhe e shprehur në çaste zemërimi dhe emocioni personal, për shkak të mënyrës sesi u trajtua mbrojtja a mosmbrojtja e shtatores së Enver Hoxhës.

E kam theksuar edhe më sipër që, pavarësisht nga këto, unë vetëm pak ditë pas rrëzimit të monumentit, i dola në krah dhe në mbrojtje Ramiz Alisë para përfaqësuesve të “Vullnetarëve të Enverit”, që kërkonin dorëheqjen e tij, si edhe në raste të tjera etj.

 

Pergatiti: Xhevdet Shehu

Share This Article
25 Comments
  • Shoqja Nexhmije,dakort me Ju se Ramizi nuk ka qene
    “Tradhetar” por shume hileqar ! Keshtu e kane njohur
    te gjithe brenda dhe jasht vendin. Jo me kot shtypi Pe-
    rendimor e quanin “delfini shqiptar” Ramiz Aline ! Megji-
    thate “reminiscencat” tuaja per Ramizin shpjegohen me
    aresye Objektive e subjective…. Ndersa per Hekuran
    Isai nuk I kursen “katilinaret”, subjective sepse Hekurante
    vepronte strikt nen urdherat e Ramiz Alise, si dhe Adili e
    Manushi qe “bene autokritike” ne Kongres .!? Duke u ri-
    kthyer te Ramizi, nje gje dua te shtoj se Ai tere jeten edhe kur e kishte dhe vete urdherin per ndonje ceshtje,
    nese i dilte gabim para Enverit nuk thoshte,ashtu sic
    thoshte Hysniu: “Shoku Enver e ka dhene Une kete ur-
    dher” , Jo Ramizi ia linte dopjo gjashten mvartesit ! Sa
    per Enver Hoxhen Ai mbetet perjetesisht Enver Everesti
    shqiptar duan apo nuk duan armiqt e tradhetaret e Kom-
    bit shqiptar ! Ai do te mbetet,vec te tjerave, Patrioti me i
    Madh shqiptar I te gjitha kohrave. Sigurisht Enver Hoxha
    nuk ka qene “diamant” qe t’a pelqenin te gjithe. Armiqt e
    tij dhe te Shqiperise kane te drejten e tyre t’a shajne
    urrejne e blasfemojne, por Ai beri nje shtet dinjitoze,kre-
    nar e te pavarur ! Me mire she e thote kete Montaneli nuk
    mund Ta them Une !!!

    • PER FATIN E KEQ TE ARMIQVE TE KOMBIT
      TE JASHTEM E TE BRENDSHEM
      NEXHMIJA ESHTE NJE KOCKE
      QE JU KA NGECUR NE FYT
      .
      NUK ME INTERESON
      KUSH E QUAN 99 VJECAREN
      PERENDESHE APO SHTRIGE
      POR FAKTI QE SHQIPERIA SI SHTET & DINJITET KOMBETAR ESHTE ZERO
      AUTOMATIKISHT DUHET TE THEMI ..

      NA FAL NEXHMIJE.

      .OSE ME SAKTE

      NA MUNDE ENVER NA MUNDE
      ..
      GABIMI ME I MADH QE BEN ZONJA NEXHMIJE NE RREFIMET E SAJ ESHTE SE NUK ZE NE GOJE FAKTORIN E JASHTEM KU AI AMERIKAN ME ELEZET DHE EKREMET ESHTE KRYESORI NE HAKMARRJEN NDAJ SAJ
      ..

      PSE ARMIQTE E ENVER HOXHES
      NE ADRIATIK
      DHE ATLLANTIK
      I HENGREN MUNE
      SA ISHTE GJALLE
      DHE TANI I VDEKUR
      KA MESHUME VLERE
      SE SA ISHTE GJALLE. ?
      .
      PSE TOLERIMI
      I MIQVE TANE
      NDAJ SALI SATANAIT
      ESHTE LAPIDAR DIAMANTI
      QE ATA PO I NGRENE
      ENVER HOXHES ?
      __________________________________

      Ramiz Alia ne 1998-1991
      beri 3 GABIM-KRIME

      1-Duhet te kerkonte nga anglo-amerikanet demshperblim per agersionin para-militar 1949-1956
      ,
      2-Duhet te nxirrte nje ligj te forte qe te denoheshin komunistet qe shanin komunizmin e tyre per karrike pushteti APO TE SHPETONIN NGA NDESHKIMI
      .
      .
      3- Duhet te nxirrte nje ligj te forte qe te denoheshin spiunet e panjohur qe punonin per shtetin e Enverit..,,spiunet e grekut-serbit te denuar nga ligjet shqiptare ,,terroristet e Maltes & Mynihit..nese shanin shtetin e asaj kohe…pra kush kish vuajtur ne burgjet e Enverit realisht te kishte te drejte te shante deri ne qiell se nuk ishin me shume se 1% e popullsise
      ___________________________

      Pse Ramiz Alia duhet ti kerkonte demshperblim si trim amerikaneve kur Rajersoni I shkoi ne zyre me fotografine e Causheskut te egzekutuar ..qe te ulte poturet…
      .
      Here you go !
      .
      Shërbimi sekret amerikan,
      bashkë me Greqinë
      dhe Jugosllavinë
      përgjatë viteve 1949-1954,
      bënë një sërë tentativash për të rrëzuar pushtetin popullor në Shqipëri.
      .
      .Marrëdhëniet e asaj kohe me Bashkimin Sovjetik shiheshin me sy kritik nga amerikanët, pasi Shqipëria kishte një pozicion strategjik në rast lufte dhe për ta mund të shërbente si një bazë ushtarake e rusëve. Për këtë arsye ka pasur shumë tentativa për rrëzimin e Enver Hoxhës.
      .
      Bëhet fjalë për një dokument të datës 6 shkurt 1953, ku baza e CIA është informuar mbi tentativat e agjentëve të saj për të rrëzuar Enver Hoxhën nga pushteti. Plani ishte i sofistikuar dhe në të përfshiheshin Jugosllavia, SHBA, Greqia, si dhe Italia me Francën e Anglinë, por që këto të fundit do kishin një rol më të kufizuar.
      Sipas asaj që tregohet në dokument, rreth 10 mijë forca greke, amerikane dhe jugosllave do të futeshin në kufi dhe do të godisnin të gjitha bazat ushtarake.
      .
      Ndërsa më pas do të niste rebelimi për rrëzimin e qeverisë. Plani tjetër ishte që të kapeshin të gjithë drejtuesit e pushtetit dhe qeveria të përbëhej nga anëtarë të Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë. Bëhet fjalë për një organizatë që mblidhte të gjithë intelektualët e emigracionit, që punonin kundër regjimit si dhe mbështeteshin nga CIA.
      .
      Në dokument theksohet se palët i trembeshin dhe një sulmi të mundshëm nga jugosllavët, dhe këtu më pas do ndërhynin aleatët e tjerë për të shmangur çdo lloj incidenti.
      .
      Plani i grushtit të shtetit në Shqipëri

      EDHE NJE HERE HAPNI SYTE:

      PLANI I INVAZIONIT PARAMILITAR TE DENUESHME NGA KONVENTAT NDERKOMBETARE
      .
      1. Situata e përgjithshme: Është marrë vendimi për të kryer një grusht shteti të fshehtë në Shqipëri, të mbështetur multilateralisht nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e Jugosllavisë, për të përmbysur shtetin e Enver Hoxhës

      b. Jugosllavia do të lejojë operacionet e nevojshme paramilitare të nisin dhe të mbështeten nga bazat brenda territorit të saj, nën mbikëqyrjen e selisë kryesore të përbashkët të drejtimit.

      c. Jugosllavia do të furnizojë operacionin me forcat e refugjatëve shqiptarë dhe të vullnetarëve, për kompletimin e fazës paramilitare të grushtit të shtetit, dhe do të japë asistencë të mëtejshme për zhvillimin e planit të detajuar.

      d. Forcat e armatosura greke dhe jugosllave do të punojnë për të mos lejuar përforcimin e forcave armike shqiptare, nga sovjetikët apo satelitët e tyre, duke ndaluar fluturimet mbi territorin e tyre derisa grushti i shtetit të jetë siguruar.

      e. Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të japin mbështetje ushtarake për Jugosllavinë dhe Greqinë, në rast të një pushtimi të mundshëm nga forcat sovjetike apo satelitët e tyre.

      f. Forcat detare amerikane do të nisin manovrat ushtarake në Detin Adriatik që prej nisjes së sulmit deri në sigurimin e grushtit të shtetit, për të dekurajuar një afrim të forcave sovjetike apo të satelitëve të tyre.

      Detyra për njësitë dytësore

      Forcat e përbashkëta të terrenit të zhvillojnë, organizojnë dhe të trajnojnë forcat e jashtme operacionale me një fuqi të përgjithshme prej 10.400 si më poshtë:
      Në bazat e zgjedhura në Jugosllavi forcat arrijnë në numrin 4800, duke përfshirë task-force me 2500, dhe komandën veriore operacionale me fuqi prej 1300 njerëz, rezervat e përgjithshme prej 1000. Në bazat e Greqisë, forcat operacionale arrijnë në 5600, duke përfshirë komandën e terrenit me 2500 forca dhe rezervat e përgjithshme e task-force. Sulmi simultan i tre fronteve do të nisë natën në ora 01 00, me neutralizimin dhe marrjen nën kontroll të njësive ushtarake dhe të forcave të sigurisë.
      Të kapen dhe të sigurohen objektivat e përcaktuar në Tiranë, Durrës dhe Elbasan nga komanda qendrore e terrenit. Komanda veriore të sulmojë për kapjen e Shkodrës, Kosovës, Dibrës dhe zonën lindore të Elbasanit, me objektiva kryesorë neutralizimin e opozicionit në zonat rreth Shkodrës. Komanda jugore të kapë zonat e Beratit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës, me objektiva kryesore neutralizimin e forcave armike në rrethinat e Vlorës, Korçës e Gjirokastrës.
      Forcat e brendshme të rezistencës. Nën kontrollin e komandantit të tyre, forcat e përbashkëta dhe ato të terrenit të bashkëpunojnë për arritjen e objektivave të mësipërme, me një masë të përafërt të zgjerimit të elementëve të armatosur nga 1000 në ditën e parë, në 5000 në ditën e tretë duke arritur në 10 000 në ditën e 30-të. Zgjedhja e bazave të përshtatshme, zhvillimi, organizimi, pajisja dhe trajnimi i të gjithë njësive të mbështetjes së jashtme, mbështetja logjistike, transportimi i forcave të terrenit drejt zonave të shënjestruara.
      .
      Forumi i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (NCFA)

      Hasan Dosti- president. – anëtar i njohur i Lëvizjes Balli Kombëtar dhe përpara Luftës konsiderohej si juristi më i aftë në Shqipëri. Ai vjen nga një origjinë e thjeshtë, por pati mundësi të studiojë në Francë dhe u kthye në Shqipëri për t’u bërë një prej qytetarëve kryesorë të saj.
      Abaz Kupi – aktualisht ndihmon aktivitetet e NCFA në Rome. Kupi konsiderohet si një prej heronjve të luftës për drejtimin e tij të përpjekjeve guerile kundër pushtuesve italianë. Në vitin 1943 ai krijoi Partinë e Legalitetit, që kishte si qëllim të ruante legjitimitetin e ish-mbretit Zog. Megjithë mungesën e shkollimit formal, Kupi krijoi emrin e tij si një nga mbrojtësit më të ashpër të lirisë së Shqipërisë.
      Said Kryeziu – I emëruar në degën e NCFA në Romë, Said Kryeziu është gjithashtu president i Partisë Agrare Shqiptare. I arsimuar në Paris, Kryeziu ka punuar shumë për të vënë nën një flamur grupet shqiptare të emigracionit për të luftuar kundër pushtuesit. Për këtë ai ka luftuar kundër gjermanëve dhe italianëve gjatë luftës dhe u bë një prej anëtarëve të Komitetit të Parisit, i cili ishte pararendësi i NCFA.
      Zef Pali – Anëtar i komitetit të NCFA në Rome dhe
      aktualisht në Nju Jork për konsultime. Pali është një lideri i njohur dhe aktiv i Ballit Kombëtar, i arsimuar në Kolegjin e Mësuesve në Elbasan. Ai respektohet si një njeri i letrave dhe i idealeve demokrate. Pali u detyrua të largohej nga vendi gjatë luftës dhe u bë një prej anëtarëve të parë të NCFA.
      Nuçi Kotta- është një zyrtar i NCFA në New York, dhe anëtar i partisë së Legalitetit. Ai ka qenë prej kohësh në shërbim të mbretit shqiptar në emigracion, Zog, dhe ka studiuar për drejtësi në France. Kotta u kthye në Shqipëri për të shërbyer si kryeministër i Zogut për disa vjet. Edhe ai është një prej anëtarëve të parë të Komitetit të Parisit në gusht l949. Ai është përgjegjës për publikimin e gazetës së komitetit, Shqipëria.

      ..
      pra dhe nje here per ato qe nuk e lexojne komplet materialin e mesiperm apo nuk e kuptojne:
      ARMIQTE E ENVERIT KANE BERE NJE SAGE KRIMINALE TE 5-FISHUAR
      .
      e para, kunder luftes nacjonal clirimtare
      e dyta,qe u kthyen diversante dhe terrorista ne beograd dhe athine..
      .
      e treta pas 1992 qe i nxorren uje te zi atij vendi
      e katerta :ngritja e permendores se tradhetarit Zog
      e pesta : tolerimi criminal qe I ben perendimi Sali Pinocetit te tyre..
      e gjashta: perdorimi I turpshem I Edi Rames si kellef nje perdorimmsh si nekrofag ndaj Enevrit te Spiro Kolekes ku piktori I pjerdhur sot kryeminister shijoji dhe qefin e bllokut
      .
      E FUNDIT:
      Pse shqiptaret nuk kerkojne demshperblim per agersionin paramilitar 1949-1954 qe Amerika-Anglia-Gjermania-Italia-Jugoserbia (pas 1948)-Greqia bene ndaj nje shteti Sovran ??
      .Pse duhet te ndegjojme
      akoma pordhet e tyre
      se donin te hidhnin Kamunizmin ??..
      me megalidhene greke
      dhe nacertanien serbe…??
      …………………….
      .

  • Ka kaluar tre dekade nga ajo kohe dhe pergjegjsia e secilit eshte e qarte. Faji i Ramiz Alise nuk eshte qe ndroi sistemin, por në njerezit qe vendosi pas tij. Berisha, Nano, etj. jane zgjedhja e tij, dhe kjo nuk i falet. Ai “tradhetoi” me dashje ose nga paaftesia per te menixhuar situaten. Si ka mundesi qe UDB- ja jugosllave te ishte me e fuqishme se sa shteti shqiptar në ate kohe?! Prandaj nuk ka justifikim per Aline qe kishte mundesi te ndronte sistemin si në vendet e tjera pa shkatrime dhe pasojat qe Shqiperia akoma nuk e ka marre veten.

    • Si ka mundesi?! Ramiz boshniaku , apo nora mbasi djali i tij arbeni e ka rimarr emerin serb, ishte agjent i udbse qe ne kohe te dushanit e miladinit , te cilet ia prezentuan enverit keta 2 fashista te bukur e gati te sherbejne serbine!
      Ne emer te komunizmit, bezbeli!

  • Kam deshire t`a blej kete liber, jo per gje, por eshte me te vertete nje deshmi historike e nje personi qe i ka perjetuar vete, ne lekuren e saj ato dite, jave dhe vite. Sigurisht qe kane qene kohera te turbullta dhe te rrufeshme, ku ngjarjet rrokulliseshin me nje shpejtesi te atille sa ditet beheshin ore, dhe oret minuta dhe rruga ne sheshe, parqe dhe cepara pallatesh bertisnin parullen me idiote qe kam degjuar deri me sot: „Enver-Hitler“, parulle qe nisi nga Kavaja per te hyre ne fund ne veshet e Ramizit, Hekuranit, Xhelilit a Simonit te cilet me mangesite e tyre intelektuale nuk u ngriten e te thonin:

    Njerez kujdes, nuk mund te barazohet Hitleri me Enverin se ne fund ke nje lob cifut andej matane Atllantikut qe te nxjerr ujin e zi nese relativizon figuren e Hitlerit me nje Enver ne ate cep te Ballkanit.
    Askush nuk doli as ambasodori gjerman Werner Daum dhe as ndonje tropojan i „ditur“ qe jepte intervista live tek „Zeri Amerikes“ kur ai lob financonte rrezimet e sistemeve ne Europen Lindore ku me ato financime do te shkelqente me yllin e Davidit ne balle „Open Society Fondoution“ me ne krye Georg Soros, te ngrihej dhe te thoshte: „Stop me kete parulle!“ „Eshte nje parulle komplet skandaloze!“
    Ashtu sic eshte dhe ajo sot ku barazohet Tepelena me Auschwicin.

    Kane kaluar 30 vjet nga rrezimi i atij sistemi dhe absurdi nuk ka fund ne ate vend. Perse e them kete?
    Shikon ne festival te 58 ne RTSH dhe del ndonje kompozitor dhe thote:

    -„Atehere (behet fjale per vitet e „diktatures“ kemi patur muzike, eh cfare tekstesh, melodish dhe kengetaresh kemi patur! Tani ke vetem muzike tallava!“
    – Del ndonje artist dhe thote: „Eh ne ate kohe kemi patur artiste te medhenj, aktore te medhenj, kengetare te medhenj, shkrimatare te medhenj qe benin filma dhe libra c`te te them. Tani?
    Tani ke vetem b… dhe shale te tipit Vejsiu dhe Hadergjonaj“
    -Del ndonje ushtarak ne pension: „Eh cfare ushtrie kemi patur dikur. Tani? Ushtaret nuk kane as pece ne kembe“
    Del ndonje ish-futbollist: „Eh, cfare futbolli kemi patur, dikur! Ndersa sot jane keshtu dhe ashtu“
    -Po na ndodh ndonje permbytje a termet dhe na del ndonje ish-zyrtar dhe thote: Eh ato hidrocenntrale qe kemi ngritur, po ata sizmologe qe kemi patur, po ato shkolla qe kemi patur, po ate bujqesi, po ato vreshta, po ato ….dhe po ato…

    Pra kemi patur dicka, kemi qene dicka dhe aq zi nuk ka qene.

    Por, Jo!

    Kush tha qe nuk kemi qene zi dhe me zi?

    Por tere ajo, „po ato qe kemi patur….“ mbyllet me shpehjen jo me qe te le me goje hapur, por me zorre hapur te thuash:

    „Kemi qene nje nga diktaturat me te egra ne Europe dhe bote!“

    Hajde dhe merri vesh keta gjytyryma. Nga njera ane nuk duan t`iu bjere lavdia e dikurshme e kohes socialiste, por nga ana tjeter duan ta bejne Nexhmijen a Enverin fajtore per ate sistem te eger dhe te zi.

    Une ata nuk dua t`i le dhe aq pa faj ata, se e mira e te mirave do te ishte te lihej Shqiperia, ose si vazhdim i kohes se Zogut, ose si vazhdim i kohes se protektoratit italian, por ja qe fitoj Nacional-Clirimtarja dhe shume gjera ndryshuan me „kokeposhte“.

    Ne rastin e pare do te kishim nje pakice te pasur dhe nje shumice fshatare te lene ne harrese dhe ne rastin e dyte nje vazhdim te Barit a Sicilise me tere varferine dhe pisllikun e tyre. Ndoshta ashtu jemi bere sot pas 30 vjetesh te renies se sistemit te Nexhmijes dhe kjo aq e panatyrshme nuk duket, ja shiko Vloren dhe Jugun, por nje gje do te ishte me normale, se cdo gje do te kishte vendin e vet.

    Politikane te tipit Berisha, Mustafaj, Hajdari, Abazi, Kasemi, Zyberi, Idrizi, Murrizi, Rruli dhe Brryli nuk do te kishim se do ta ngrysnin jeten e tyre mes maleve dhe kullave te tyre nga kane ardhur.

    Per kete i ve faj Nexhmijes dhe Enverit qe levizen shume gure dhe u „ngriten kembet ti bien kokes“ dhe nuk i lane ne vendin e tyre te origjines.

    Kam degjuar kohet e fundit intervisten e fundit te Ramiz Alise ku thoshte tek „Opinioni“ i Fevziut ku thoshte me afersi:

    „Une kam qene komisar divizioni qe ne moshen 19 vjecare dhe ne nuk dinim se cfare do te benim po te merrnim pushtetin, si do te dukej sistemi, si do ta benim, si do te vepronim por dinim qe kishte nje Bashkim Sovjetik dhe ate qellim kishim, ta benim vendin si Bashkimi Sovjetik.“

    Thenie me te sinqerte nuk kam degjuar asnjehere.
    Nuk e dinim se si do te behej ai sistem, thote nje 19- vjecar dhe aq me shume nje Komisar Divizioni dhe me vone Sekretar i Pare i KQ te PPSh-se!!!

    Te tjerat, mendojini vete o komentues

    • E pengove sa munde kete popull keto te gjitha i organizuat vete tani keni frike se do tu sekuestroj floririn perendimi boll me broclulla u tromakset me ate qe pesoj Causesku

      • Po ti shabano mos te duket gje vetja rumun?
        Ata dolen dhe e moren plumbin ne balle, ndersa hordhite e zagareve ja dhane vrapit me te katra me dy plumba ne ajer.
        Rumunet ashtu u ngriten dhe parvjet te protestonin kunder ligjit te faljes se korrupsionit.
        Derisa e hoqen.
        Po ju qe enderuat demokracine, cfare beni per te?
        Apo pazare lekesh me Ramutin dhe Tufen per ti dhene dekorata krimineleve me institute te tilla si i Tufes?

    • Claus, me pelqen komenti jot.
      Ajo qe mendoj une eshte qe ne cdo sistem drejt qendres mblidhen nje tufe parazitesh qe nuk jane me te zote dhe me te mire nga baza e gjere e popullit.
      Keta spitullaqe e moren dhurate PSne nga PPja dhe e kthyen ne oligarki dhe pushtet absolut.
      Tja kalosh pushtetin nje krimbi si Fatos Nano perballe presionit te nje b..si Rajmonda Bujku..kjo eshte e pafalshme.
      Problemi qe kane shqiptaret eshte qe akoma nuk kuptojne se Ramiz Alia, ndoshta dhe me mbeshtetjen e Nexhit dhe te tjereve dalngadale filluan ta predikojne ndryshimin me anen e teorise se “mekanizmit te ri ekonomik” qe percillte Ramiz Alia ne cdo mbledhje apo miting.
      Keto teori u percuan nga Gorbacov dhe Alia i dha sinjalet per ndryshim.
      E pafalshme eshte leshimi i shtetit.
      Per kete nuk e fal as Aline dhe as Nexhin, qe qenka tronditur dhe paska qare.
      Sulmi ndaj Enver Hoxhes ishte sulm kunder shtetit. Eshte sulm kunder shtetit.
      Sulm i ndermare nga spinazh te huaj dhe i realizuar nga te perkedhelurit e Tiranes, si Berisha, Pashko, e Ramut, me ndihmen e hordhive vandale.
      Ato e perrulen popullin, sa ka kaluar 30 vjet qe njerezit te arrijne te pranojne qe “PO” kishte shtet, kishte nivel, kishte ligje, kishte art, dhe rregull.
      Difekti i kastes se Alise pas Hoxhes duket qarte qe nuk eshte autoriteti i ligjit.
      Cdo shtet e vendos ligjin dhe me force po te jete nevoja.
      Kete kulture te shtetit nuk e njihnin sepse shtetin e mbante vete populli me prezencen e Enver Hoxhes.
      Shteti i Enver Hoxhes ra pikerisht per mungesen e metodave imponuese.
      Shteti i Enver Hoxhes ishte shtet ideologjik, jo diktatorial.
      Diktatura qe e kufizuar vetem ne aspektin idologjik politik.
      Po te konsiderosh kohen e sotme kush eshte ajo parti qe kontribon vertet per nje ideologji te caktuar?Askush.
      Secili ne loje eshte per te rrjepur shtetin, sic beri Fatos Nano qe i erdhi topi ne kembe dhe beri gol.
      Koncesione, vjedhje, horrlleqe..ne emer te Partise Se Punes dhe ato.
      Per keto Fatosi do e hante nje plumb ballit ne kohen e xhaxhit, jo me Berisha e Rama, qe do e kishin barin mbi koke me kohe.
      Tani ka ardhur koha qe jane keta “demokratet” qe duan te ruajne Teatrin si vlere, dhe eshte Rilindja e Ramutit qe e akuzon si mbeturine te komunizmit.
      Rilindja e PPPse, dhe jo PPse.
      Cfare te thuash.
      Keta njerez urrejne shtetin se urrejne ligjet.
      Keta njerez urrejne ligjet se duan te vjedhin dhe te sillen si kacake.
      Po tju bjere drejtesia mbi koke thone :”Diktature”.
      Dhe pastaj del ndonje e perdale e krekosur si Rajmonda dhe si Balluku dhe thone : Poshte Diktatura

      • Atehere po votoj menjehere per ju ne softe se vertete veptoni keshtu! Po mbasi gjithe millioneret ne shqiperi i kemi ish komunista , dihet se prape do i zgedhni ne parlament e do i beni ministra , o mirel se pushtetin e ka parti docialiste edhe situata eshte prodhom i juaj prefj berishes qe e zgodhi nexhmija me ramizin- te tregoj nje dite tjeter- tek rama qe u zgodh po ashtu per Pd po qe aneta dergoj ne greki se u trembke se po ia vrasin kuksianet- cka ne fakt ndodhi se prej revoltes e kendej nuk po shkelqen me i djali i ish anetarit te buros !

  • Zonja , shoqja Nexhmije !
    Je bërë e padurueshme , na je bërë si burri i nënës me babë gjallë . Por edhe unë jam bërë i mërzitshëm për lexuesin me polemikën time me ty .
    Hasëll-hasëll unë nuk polemizoj me ty , unë nuk jam idiot të mendoj se mundem të ndikoj tek ti , unë shpreh atë që mendoj për njerëzit e thjeshtë , siç jam vetë e që historia i la me gisht në gojë , për njerëzit e deziluzionar, pra .
    Në parantezë po të them se, kur ti ishe nxënëse në institutin nëna mbretëreshë dhe Enveri ishte diplomat i mbretit , njerëzit mij persekutoheshin për bindjet komuniste. Unë atëhere s’kisha lerë !
    Për t’a kuptuar ti se “ ç’armik I partisë e ç’revizionist i poshtër jam unë “ po të jap një skemë të qeverisë komuniste ,sipas mëndjes sime :
    1. Sekretar i parë i PKSH …Sejfulla Maleshova
    2.Kryeministër ……Nako Spiru
    3.President ………..Hasan Reçi
    4.Ministër Mbrojtje ..Mehmet Shehu
    5.Drejtor politik i ushtrisë..Tuk Jakova
    6.Ministër arësimi…Skënder Luarasi
    7.Ministër i komunales…Enver Hoxha
    8.President i Bashkimeve profesionale Koçi Xoxe
    9.Ministër i brëndshëm..Kadri Hazbiu
    10.Ministër shëndetësie..Ymer Dishnica
    11.Shef i shtabit të ushtrisë Beqir Balluku
    12. Drejtor i institutit të marksizëm-leninizmit…..Koço Tashko.
    Kjo qeveri do të qe e pathyeshme nga ç’do rrebesh .
    Me këtë qeverinë time imagjinare unë kam thënë atë që s’do ta shprehja dot , duke shkruar faqe të tëra !

  • Moj Nexh, JU ISHIT TE GJITHE NJI BANDE KRIMINELASH.
    Arritet deri aty sa i vrate te gjithe bashke-shoket e juauj. Dhe ne fakt mire bete dhe ne kete pike jame me Enverin dhe me ty Nexhmije.
    Kur e vrate Mehmet Shehun (i cili ne gjume ju delte) tha me te qeshur njeri:
    “Nuk e paskemi ditur se Mehmeti paskish qene me neve”.

    Menquria/Poshtersia ishte e Enverit dhe e Nexhmijes sepse me vendim te byrose politike ne vitin 1972 u depozituan sasina te mdha parash te marra nga Banka Shqiptare me “arsyetimin” qe partaqiti ne mbledhje te byrose shoku Pilo Peristeri, se “po te na sulmonte imperializmi apo revizionizmi neve do dilshim partizan ne male dhe Enveri do na furrnizonte me para nga Zvicrra”.
    Pastaj, ata tek te cilet ju nuk kishit besim, i eliminuat nje nga nji. Kete ma ka treguar ne veren e vitit 1972 ne plazhin Hekurulla ne Durres nji ish komandant brigate, nji nder komunistet e viteve 1939, qe e kishin torturuar shume fashistat italian. Ai me tha nder te tjera: Neve kemi patur ideal dhe kemi luftuar per te miren e popullit e jo per kliken e Enver Hoxhes. Ai me ztregoi edhe marredhenjet mbrenda byros politike ne me Hysni Kapos dhe ;Mehmet Shehut qe koken do i hajshin njeri tjetrit, por ekuilibrin e mbante Enveri, koka e djallit.

    Sot djali jot moj Nexhmije shkon shpesh ne Zvicer dhe terhjek “PARAT E BABAJT TE VET” dhe ju jetoni edhe ma mire se perpara.
    Populli prep vuan me PS-ra e me PD-ra te PPSH-s.

  • Paul Tedeschini, qe edhe pseudonimin e zgjedh italian se ofendohet ta kete shqiptar is ne te tjeret (e merrni me mend vete se nga c’lagje e qytet eshte) ka burime te besueshme qe di se c’ka thene Pilo Peristeri ne nje mbledhje te Byrose Politike!!!
    O i kripsha menden qe ta ruajme ne mauzoleun e tij.

  • Kjo mund te thote dhe te shkruaje vetem gjera pa vlere,qe i kane pare dhe degjuar te gjithe.
    Po thuaj moj kampionja e hypokeizise boterore:Nuset e mija kapen per flokesh.Nje ore qe u pajtuan,desh me rrahen mua,po nderhyri Enveri dhe me shpetoi.
    prandaj i dua te ndara e te percara,qe me mire ti heqin leshte njera tjetres.Edhe djemte nuk i dua bashke,Atij te madhit i kam lene Konton Bankare ne Zvicer dhe Fabriken DEKA,,Ketij te voglit i lashe kermen me emrin e enverit,qe te behen hasem me njeri tjetrin dhe mos merren me mua.

  • tre burra te medhenj ka kombi yne.Skenderbeun qe e beri Shqiperine shtet dhe mbrojti tere ballkanin.Enver Hoxhen qe e beri Shqiperine me dinjitet njerzor e politik ne syte e gjithe botes dhe ramiz Aline qe shndrroi sistemin sic e deshi koha pa derdhur nje pike gjak. Le te tregoje kush te doje perralla ndryshe.

  • Zonja Sorge duhej te fliste hapur per agjenturat jugosllave, sovjetike e amerikane ne krye te PPSH… Edhe tani ne prag te vdekjes, zonja Sorge i mbeti besnike trumcakut Ramiz Alia. Une e kam deklaruar me kohe, se leximi i trakteve propagandistike te kesaj gruaje mafioze jane kopje te thena e te sterthena nga shrtypi i dites…

  • Zhgenjimin me te madh ne keto 30 vite te nazi-berishizmit dhe ediramexhorxhsorrizmit e kam me dy persona dikur idhuj te mij..sot jane kthyer ne monstra..Ismail Kadare dhe I ndjeri Agolli
    ._______________
    Marrim te parin kadavren Kadare….jane me kilometra vargjet dhe prozat e tij ne sumlepirjen si ndaj Stalinit ashtu dhe te Enverit….dhe ishte ky qe u be kryekanibali ndaj Komandantit te tij…Jo vetem ikja e turpeshme ne France por do ngelet njolle dhe ne marredhenetit shqiptare-amerikane 22 maji 1991 kur ne koridoret e Kongresit Amerikan hamburger-terroristi Ekrem Bardha rrjeshton kater kerma kombetare te tropojes….Hajdarin Berishin..Biberin dhe robin Kadare ne mesin e tyre ku ishin te fruar per ngrenien e kockave te Enverit vdekur si kanibale..
    .—-
    Marrim te dytin D.Agolli qe edhe pse te dy me kadarene kishin dhe grada te USHTRISE KUQE ishin te paren qe ndjene mbytjen e anijes dhe iken si minjte..
    .
    Dritero Agolli do mbahet mend jo vetem sin je nga kryekanibalet ndaj ENVERITqe e drodhi ne kongresin e qershorit 1991..por LEXONI ME KUJDES;
    .
    ISHTE I VETMI NGA PS NE PARLAMENT QE VOTOI SALI QEN BERISHEN SI PRESIDENT NE 1992.
    .
    ISHTE I VETMI NGA PS NE PARLAMENT QE UROI ME FISHEKZJARRE KRIMINELUL BASHEN PER VJEDHJEN E BASHKISE TIRANES ME ANTIAMERIKANIN ARVIZU
    .

    .

    shikoni sumlepirjen e driteroit ne tetor 1990 ne pese vjetorin e vdekjes se enverit te tij dhe pas 8 muajsh pshuri poezine e tij si beri dhe me TE TETIN NE BRONX duke e kthyer ne mut-sihone
    Dritëro Agolli

    Elegji për Enver Hoxhën

    Ish i rëndë dimri i sivjetshëm
    Dhe pranvera erdhi me mundim
    Erdhi përmes shirash të rrebeshëm,
    Erdhi me një det me hidhërim.

    Falmë Enver, që vargu m’u rëndua,
    Falmë, Enver, që fjalët s’i them dot;
    Shqipërisë zemra iu lëndua,
    Shqipëria jote po derdh lot.

    Shqipëria Jote s’i kish parë
    Mbyllur as në gjumë syt e Tu,
    Qielli i ballit Tënd me yj të larë
    Ndriti dhe nga retë nuk u zu…

    Falmë, Enver, që po përmend në vjershë
    Fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,
    Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,
    Deshe jetën në çdo poezi.

    2.
    Malet heshtin, malet ulin kryet,
    Roje rrinë në arkivolin Tënd,
    Janë vrejtur pishat nëpër pyjet,
    Po rënkon çdo plis e gur e shkëmb.

    Eh, shiriti i zi, një ton me hekur
    Më rëndon në krahun tim, Enver,
    Shqipëria s’të sheh dot të vdekur,
    Ndaj lumejtë e pikëllimit derdh…

    Falmë, Enver, nga dhimbja s’jam i qetë,
    Falmë Enver që kaq i dobët jam!
    Paska çaste kur njeriu I shkretë
    Veten se pushton e dot s’e mban!

    3.
    Falmë, Enver, kam bërë dhe gabime,
    Nëpër fluturime si nëj zog,
    Ndofta të kam sjellë dhe shqetësime
    Ndofta të kam thinjur ndonjë flok!…

    Ti na rrite dhe na bëre burra,
    Rrite çdo të ri dhe çdo plak,
    Ecëm nëpër male, shkrepa, gurra,
    Ndezëm komunizmin prag më prag.

    Ne me ty, me dorë i kapëm yjet
    Dhe i vumë përmbi Shqipëri;
    Ne me ty s’I ulëm kurrë kryet
    Nëpër gjysmëshekullin e ri.

    Falmë, Enver, që kryet i kam ulur
    Dhe ec rrugës dhe nuk vij në mënd;
    Neve, që furtunash jemi turrur,
    Çdo qelizë e trupit sot na dhëmb!

    4.
    Vallë a do mësohemi njëherë
    Pa të patur pranë dhe mes nesh,
    Bora nëpër male kur të bjerë,
    Dielli kur të dalë midis nesh,

    Plisat kur të ngrihen në luginat,
    Fushat kur të vishen me flori,
    Kur të nisë Komani turbinate,
    Kur të mbushet plot liqeni i ri,

    Kur të zgjohet herët Gjirokastra
    Dhe të hapen portat në sokak,
    Kur shamitë e nuseve buzarta
    Flokëve të çelin si zëmbak,

    Kur të mblidhen shesheve fëmijët
    Tok si luleshqerrat në livadh,
    Kur si zjarr të ndizen karafilët
    Dhe në gjoks të derdhet malli i madh,

    Kur Një majet duart të trokasin
    Mbushur plot me lule dhe me gaz,
    Kur pëllumbat kopshtit të gugasin
    Dhe të rrahin krahët në pullaz,

    Kur Tirana mes përmes të dritave
    Të lundrojë natën si në det,
    Kur shtëpitë e ëndrrës së petritave
    Të na duket sikur dikë pret,

    Kur të vijnë Kongreset e Partisë
    Me hap komunizmi ngadhnjimtar
    Dhe të ndritë balli i Shqipërisë
    Me flamurin Tënd të ngritur lart…

    5.
    Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë
    Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!
    Zemrën time do ta nxirrja jashtë
    Të ta jepja Ty me ngazëllim!

    Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!
    Fjalët më përzihen, sigurisht!
    Vallë a mos jam bërë njeri tjetër
    Dhe harroj që jam një komunist?

    Jo, Enveri s’vdiq e s’është i vdekur,
    Është i gjallë e ndër të gjallë rron,
    Ngrihet sipër malesh kreshtëhekurt
    Dhe armatën komuniste çon.

    Si profet ngre kokën madhështore
    Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,
    Dhe na thotë njihni veç fitore,
    Pastë nder e dritë vendi im!

    Dhe na thotë: ruajeni Partinë,
    Që e lidhëm më dyzetenjë,
    Jam mes jush, mes brezave që vijnë,
    Jam me mendje, frymë dhe me zë!

    6.
    Falmë, Enver, që jam trishtuar shumë,
    Ndofta kam përlotur ndonjë varg,
    Jam njeri me mish e gjak dhe unë,
    Ndonëse shoh si komunistët larg.

    Unë e di se zemra Jote e madhe
    Di të falë, e mua ti më fal
    Si poet u preka kësaj radhe
    Dhe në gjoks një lëmsh me lot m’u ndal.

    Jam krenar që rrojta me Ty bashkë
    Dhe jam bashkëkohas tok me TY,
    Nëpër popull shpirtin tënd e pashë,
    Pashë pranë të pavdekshmit sy!

    Jam krenar që gjendem në armatën,
    Që e ke ngritur Ti si arkitekt,
    Kjo armatë mprehur e mban shpatën,
    Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…”

  • Ikda. Kadareja me urdher , e leje te Ramizit e te Nexhmijes ishte ne Pariz ! Se me urdher e leje te Ramizit e Nexhmijes u publikuar edhe romani i mikut te tij Tozaj , ai sigurims tek i cili kadareja kerkonte ndihme per te torturuar dashnorin e bijes se tij!…
    Me urdher te Ramizit e Nexhmijes ishte ne Pariz kur gjithe televizionet e Frances transmetojshin ngjarjet e Rumanise e sidomos pushkatimin e caucescuse , ai ishte ne hotel ne Pariz!
    Kurse agolli bile qendroi pak ma dignitoz!

  • Ikda prape Agolli ishte i vetmi qe votoj qeni. Komunist sali rame berishen, sepse ashtu ishte urdheri: qenet e tyre ne cdo parti e ne krye te gjithe partive e ne kishe te ndare per t’i mbrojtur ! Kush te fitoje prape i joni do t’jete e Agolli kishte pak ma shume mekate se sa kadareja prandaj iu deshte nje akte ´tradhtî me demonstrative si ´antikomunist’ edhe votoj ´antikomunistin’ komunist Berisha!
    Loje e vjeter e shkolles leniniste…

  • Ramizi s’pati besim tek komunistet e bazes. Si intelektual qe ishte mundet edhe t’i nencmonte

    Alternativa e vetme qe mund te mendonte ne friken e te mbeturit vetem ka qene dorezimi dhe tradhetia.

  • Gjatë 45 vjetve të pushtetit të Enver Hoxhës në fushën e prodhimit mendor deri te shkollimi i 100% të popullit te akademia e shkencave dhe gjuha e njësuar shqipe 1972 te ngritja e institucioneve shkencore , me qindra fabrika e uzina punishte ,në fushën ,bujqësore ku u thanë kënetat u bonifikua toka ,u sigurua rendimente shumë të larta grurit e misrit ,dhe buka plotësisht në vend për herë të parë në histori të kombit.

    U arritën ndërtime të qyteteve të shqipërisë madhështore ,u hapën rrugë të reja në të gjitha qytetet e fshatrat e shqipërisë ,u modernizua industria mekanike me ndërtimin e qindra fabrikave të prodhimit bakrit e hekurit deri të prodhimi i floririt,në industrinë kimike u bënë studime të jashtëzakonshme ,industria ,,inxhinerik elektrike u shtri në ndërtimin e bishave të hidrocentraleve mbi lumin drin ,që siguroi energji elektrike në të katër anët e atdheut.Siguroi popullit shërbimin shëndetësor cilësor i dha shtëpi falas ,i dha rend e qetësi 100 % ,i dha unitet mbarë kombëtar ,kultura u futë në çdo fshat deri në malësi të thella ,bibloteka dhe libri kudo ,u ruajtën pyet e lumejtë ,u ruajtë gjithë pasuria e vendit si e shejtë ,në fushën e emancipimit të gruas në veçanti fëmjtë ju kushtua rëndësi maksimale .Me një fjal gjatë 50 vjetve të Enver Hoxhës u bë më shumë se se ç’ishte bërë disa shekuj më parë.Pa u futur në hollësi në të gjitha inisiativat patëriotike të Enver Hoxhës q sistemit tijë duke filluar nga alfabeti i gjuhës shqipre ,e shkrimit e botimit të librit shqip ,të nxjerrjes së gazertave demokratike të diktaturës proletariatit ,të çeljes të qindra shkollave fillore ,e deri 9 vjeçare e deri te univerisitreteve ,e teatrove të në çdo rreth e uzinë e fshat .

    Një emër ngrihet mbi gjithë të tjerët është ky Burri i madhe Enver Hoxha që populli e donte i shkoi mbrapa dhe ky ngriti shqipërinë në pejdestal në botë ,epiqendra e lëvizjes çlirimtare shqiptare e ndërkombëtare,fituese e luftës 2b ,përpunioi programin e luftës dhe tç çlirimit e ndërtimit të atdheu.Fitoret e tijë janë si të ANTEUT ,i ngritur mbi hirin e luftrave shekullore të shqiptarve SHKËLQEU SI MARGARITAR.

    Ishte një fat i madhë për lëvizjen ANÇL shqiptarare që pati në krye një mendimtar dhe dietar e trim të vendosur si legjendarin Enver Hoxha në krye dhe Nexhmie Hoxhën bashkëshorte të urtë të jetës e trime të luftës.

  • Gjatë 45 vjetve të pushtetit të Enver Hoxhës në fushën e prodhimit mendor deri te shkollimi i 100% të popullit te akademia e shkencave dhe gjuha e njësuar shqipe 1972 te ngritja e institucioneve shkencore , me qindra fabrika e uzina punishte ,në fushën ,bujqësore ku u thanë kënetat u bonifikua toka ,u sigurua rendimente shumë të larta grurit e misrit ,dhe buka plotësisht në vend për herë të parë në histori të kombit.

    U arritën ndërtime të qyteteve të shqipërisë madhështore ,u hapën rrugë të reja në të gjitha qytetet e fshatrat e shqipërisë ,u modernizua industria mekanike me ndërtimin e qindra fabrikave të prodhimit bakrit e hekurit deri të prodhimi i floririt,në industrinë kimike u bënë studime të jashtëzakonshme ,industria ,,inxhinerik elektrike u shtri në ndërtimin e bishave të hidrocentraleve mbi lumin drin ,që siguroi energji elektrike në të katër anët e atdheut.Siguroi popullit shërbimin shëndetësor cilësor i dha shtëpi falas ,i dha rend e qetësi 100 % ,i dha unitet mbarë kombëtar ,kultura u futë në çdo fshat deri në malësi të thella ,bibloteka dhe libri kudo ,u ruajtën pyet e lumejtë ,u ruajtë gjithë pasuria e vendit si e shejtë ,në fushën e emancipimit të gruas në veçanti fëmjtë ju kushtua rëndësi maksimale .

    Me një fjal gjatë 50 vjetve të Enver Hoxhës u bë më shumë se se ç’ishte bërë disa shekuj më parë.Pa u futur në hollësi në të gjitha inisiativat patëriotike të Enver Hoxhës që sistemit tij duke filluar nga alfabeti i gjuhës shqipre ,e shkrimit e botimit të librit shqip ,të nxjerrjes së gazertave demokratike të diktaturës proletariatit ,të çeljes të qindra shkollave fillore ,e deri 9 vjeçare e deri te univerisitreteve ,e teatrove të në çdo rreth e uzinë e fshat,u hapën për tërë popullin .

    Një emër ngrihet mbi gjithë të tjerët është ky Burri i madhe i kombit Enver Hoxha që populli e donte i shkoi mbrapa dhe ky ngriti shqipërinë në pejdestal në botë ndërkombëtarish si asnjëherë .,epiqendra e lëvizjes çlirimtare shqiptare e ndërkombëtare,fituese e luftës 2b ,përpunioi programin e luftës dhe tç çlirimit e ndërtimit të atdheu.

    Fitoret e tijë janë si të ANTEUT ,i ngritur mbi hirin e luftrave shekullore të shqiptarve SHKËLQEU SI MARGARITAR.

    Ishte një fat i madhë për lëvizjen ANÇL shqiptarare që pati në krye një mendimtar dhe dietar e trim të vendosur si legjendarin Enver Hoxha në krye, dhe Nexhmie Hoxhën bashkëshorte fisnike e urtë të jetës dhe trime të luftës.

  • Nga nje shtet qe kontrollonte gjithshka brenda 5 vitesh u kthye rrota. Rruga kontrollonte gjithshka, shteti nuk dinte si tà menaxhonte situaten. Beni nje paralele mes ndryshimeve ne vendet lindore dhe neve. Pse tek ne patì kaq rremuje dhe kaos? Shkaterrime, greva me ate sindikaten e PD te Gzim Kalase. Sepse agjencia me tre germa kishte qejf te bente eksperiment me azemhajdare dhe saliberishe dhe turma qe I blije me camcakize. KY eksperiment u riperdor ne Afriken e Veriut, ne Egjipt, Libi, Tunizi, etj. Yrrja byrrja, Kaos permanent. Ramizi I shkrete kujtoi se ishte ai padroni i salinjve dhe azemeve. Por koha tregoi se ata i sherbenin njeqind padroneve. Gjersa IA bene pucin Ramizit dhe i hengren koken njeri-tjetrit. Perfundimi:nuk behet stan me lepuj. Pashe nje video te gjate ku ertv filmon Ramen duke marre ne dorezim korridoret dhe ashensorin e osbe. Turma e komentuesve me entuziazem e uronte, a thua se po inaguronte ndonje fabrike floriri. Rama ecte si giganti i Rodit, njeriu me I rendesishem I Evropes per 5 minuta. Shikoni ku kemi mberritur, tek kryetare qeverie si ky, si ato akulloret me lesh. Vite larg me Ramiz Aline, I pasigurt, por me parime. PA lere tà krahasosh me Enverin, qe s’humbte kohen me keto llogje teatrale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *