Pr/ligji: Edhe Kosova vendos mbylljen e lojërave të fatit

Leda Hysa

Qeveria e Kosovës brenda 30-ditësh do të përgatisë një ligj të ri për lojërat e fatit.

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se qëllimi i këtij Projektligji është zbatimi i Rezolutës së dalë nga Kuvendi i Kosovës më datë 22 mars. Ai po ashtu beri te ditur se Qeveria ka afat prej 30 ditësh që të çojë në Kuvend ligjin e ri.

Me këtë ligj parashikohen të mbyllen të gjitha lojërat e fatit në afat prej 10 vitesh, me përjashtim të Lotarisë së Kosovës.

Ndërsa Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditë më parë një rezolutë të  propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku ishte kërkuar pezullimi i  aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dhe  plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës.

Kjo rezolutë që mori mbështetjen e 74 deputetëve, përveç pezullimit  të aktivitetit të lojërave të fatit, kërkoi nga Qeveria që të sjellë një  ligj për t’i ndaluar ato.

Në javën e fundit, në Kosovë, dy persona u vranë brenda dy kazinove.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *