Pr/ligji: Gjurmët e ADN-së në vendin e krimit do të zbulojnë edhe pamjen

Leda Hysa

Në mënyrë që të kapë më shpejt auorët , policia në të ardhmen do të jetë në gjendje të përdorë gjurmët e ADN-së për të përcaktuar ngjyrën e lëkurës, syve dhe flokëve, si dhe moshën.

Rezultatet janë në thelb të përshtatshme për të çuar përpara hetimin, thuhet në një projektligj të Ministrisë së Drejtësisë, me të cilin modernizohen procedurat penale.

Deri tani lejohej të përcaktohej vetëm gjinia. Ose që përmes një krahasimi të ADN-së, për shembull, të pikave të gjakut, të verifikohej nëse i dyshuari ishte tashmë i regjistruar nga policia.

Testet e planifikuara të zgjeruara tani të ADN-së vërtet përfaqësojnë një ndërhyrje në të drejtat personale, i tha ARD-së një zëdhënëse e Ministrisë së Drejtësisë të Gjermanisë. Sidoqoftë, ndërhyrja nuk i kalon kufijtë, sepse tiparet e jashtme regjistrohen dhe analizohen që tani, për shembull, në rastet e dëshmive të dëshmitarëve.

Edhe më tej nuk është e lejueshme që të përcaktohet përmes analizës së ADN-së origjina e një të dyshuari. Me këtë synohet të ndalohet diskriminimi i një grupi të caktuar njerëzish ose pakicash, tha zëdhënësja.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *