Asambleja Kombëtare e PS-së nuk hodhi në diskutim dhe as në votim kërkesën e dy deputetëve socialistë Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi për hapjen e kutive të referendumit të 9 prillit 2016.
“Rezoluta jonë nuk u la të lexohet dhe nuk u fut në rendin e ditës. Nuk më shqetëson kjo gjë, por mosrespektimi i normave të PS” tha Hafizi në një prononcim për median jashtë ambienteve të kompleksit ku zhvillonte punimet Asambleja Kombëtare e PS-së duke nënvizuar se hapi tjetër bisedime me bazën socialiste në të gjithë vendin. “Baza ka në dorë të bëjë presion për të çliruar PS nga privatizimi” u shpreh Hafizi.
“Rezoluta s’u mor parasysh. Kërkonte hapjen e utive të referendumit në këtë kryesi janë futur njerëz që kanë bërë grevë urie para 4 vjetësh. Këta për tu futur në kryesi shkuan e mbushën kutitë e këtij referendumi. Duam të hapen kutitë. Të verifikohet sa socialistë kanë votuar dhe si janë trukuar në gati 70 % lista,. Kjo asamble ratifikoi një grabitje. Të gjithë u bënë palë e një masakre elektorale brenda PS. Hafizi kërkoi të votohet rezoluta por nuk u mor parasysh .Nuk u mor asnjë gjë parasysh as nu u fut në diskutim dhe as në votim”, tha Blushi.
Pr/rezoluta cfare u kerkua nga Hafizi dhe Blushi
1. Të ketë në dispozicion një kopje e listës së zgjedhësve të përgatitur nga KZP, mbi bazën e të cilës u zhvillua referendumi i datës 09.04.2016.
2. T’i jepen në dispozicion kopjet e listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit për çdo vendvotimi të ngritur, me nënshkrimin e secilit përbri, në referendumin e datës 09.04.2016.
3. T’i vihet në dispozicion kopja e procesverbaleve të hartuara nga çdo Komision i Vendvotimit dhe i Numërimit të Votave për nxjerrjen e rezulatit për çdo vendvotimi të ngritur në referendumin e datës 09.04.2016.
4. T’i garantohet një kopje e tabelës së rezultateve të hartuara nga KZP dhe e procesverbalit të KZP për shpalljen e rezultatit të referendumit mbajtur më datë 09.04.2016

Rama dhe shpurra e tij kur kerkonin hapjen e kutive ne 2009 nuk e kane patur hallin tek standartet demokratike dhe liria e votes por te pushteti dhe ethet qe i kishin zene per te rrjepur ato qe do te linte saliu. Realisht nuk fajesoj Ramen dhe krimbat qe ushqehen ne gjirizin e tij por me vjen keq qe jam pjese e nje populli te tredhur dhe pamjaftueshem dinjitoz qe tu tregoje vendin zorzoperve dhe kopukeve te asaj qe quhet “politike”
Fasaden prapa e keni anormale, nuk dijme cfare fshihet tej fasades?
Moj zonje , mire ky zotnija qe normalisht po kerkon te bej subjektin e romanit te ri….po sa qejflije qe qenke dhe ti moj shkodrane ! Dashke patjeter te jesh personazh …. I je ngjitur shkrimtarit si m…. pas kepuces llustrafine !
PS ka mbledhur asetet me te mire kombetare dhe une cuditem, pse tregohen kaq te ngathet ne ceshtjen kyce te ndeshkimit te krimineleve. Ka 3 vjet ne pushtet dhe kriminel e bandite po i afrohen pushtetit per ta lerosur e per te rrembyer. Me cmend kjo tolerance ndaj tyre.