Partia Republikane vazhdon të këmbëngulë për Durrësin.
Fatmir Mediu ka thënë se Agron Duka është kandidati më i mirë dhe fitues për këtë bashki.
Ai thotë se Durrësi është një çështje e hapur mes PR-së dhe PD-së.
“Dje kam pasur një takim me zotin Basha për të diskutuar lidhur me koalicionin.
Ajo që ngelet e hapur, është çështja e Durrësit.
S’duhet të vazhdojmë me aventura.
Nga sondazhet tona, Agron Duka rezulton fitues”, ka thënë Mediu.
Sipas tij, “në këto moment jemi afër dhe larg krijimit të koalicionit”.
Por, ndërsa PR vazhdon presionin për Durrësin, Basha e ka joshur partinë e Mediut me Beratin.
Ai ka zyrtarizuar si kandidat për këtë bashki Kasëm Mahmutaj, që është kreu i PR-së në Berat.
Por, për shkak se Berati është shumë i vështirë për t’u fituar, PR këmbëngul për durrësin.
