E nderuar “Dita”! Një problem shqetësues për këto zgjedhje është se fushatat po zhvillohen, por KQZ është gjysmake. Populli s’po kupton akoma, kur kanë ngelur edhe 7 ditë nga votimet parlamentare dhe s’di ku ka qendrën e votimit, s’di ku ka emrin, s’di në se e ka apo jo emrin. Kush mban përgjegjësi për këtë popull? Populli nuk është elektorati i majtë a i djathtë, por është “SOVRANI”. Është ajo pjesë madhore e shoqërisë që ka vuajtur dhe po vuan veç për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prapë sot i njëjti fat po e pret. Zgjedhjet do të bëhen. Zgjedhjet do të bëhen, ndoshta edhe dy herë brenda gjashtë muajve, edhe buxhetorët po ngelen pa lekë. Prapë zgjedhjet do të bëhen, po me kosto të sovranit. Pra ç’po ndodh me këto zgjedhje?!
SMS në DITA në 0689073730
