Pak ditë më parë bëri bujë një lajm lidhur me një studente në Australi.
Asaj i ishin transferuar gabimisht 4,6 milionë dollarë në vitin 2012.
Por banka nuk arriti ta kapte gabimin deri në fundin e 2015.
Kur hetuesit mbërritën në dyert e studentes Christine Jia Xin, ajo tha se kishte shpenzuar pjesën më të madhe të parave.
Ajo kishte blerë çdo lloj çante apo aksesori nga firmat e njohura.
“Mendova se mi kishin nisur prindërit”, ishte argumenti i vajzës e cila rrezikon disa vite burg tashmë.


