Prag ndeshje, serbët: Tribuja e egër jugore e frikshme

Dita

Në prag të sfidës ballkanike, Serbi-Shqipëri, mediat serbe kanë filluar që të ndezin edhe situatën. Radiotelevizioni serb BN, u kujton shqiptarëve se futbollin na e kanë mësuar serbët, duke iu referuar faktit se trajneri i parë i kombëtares shqiptare ka qenë një serb, Ljubisha Brosiç, të cilin pakkush e kujton, ndonëse ai në vitin 1946 me Shqipërinë fitoi Kupën Ballkanike. Më poshtë, komenti i medias serbe:

Me një patriotizëm të jashtëzakonshëm në fushë, “kombi i ri” është skuadra që ka një dashuri të madhe për shtetin e tyre. Himni i tyre është krenaria e kombit, shtylla ku shqiptarët lidhen për të arritur suksesin. Për të gjithë si zakonisht fajin e ka një serb. Edhe pse mund të kishin një trajner tonin, të madhin Radomir Antiç. Ishte shumë pranë kuqezinjve. Por po të kthehesh pas në kohë, dhe kujton një tjetër emër. Ljubisha Broçiç.

Nuk është për t’u habitur sesi njerëzit harrojnë, por sesi pas lufte ky njeri është zhdukur nga librat si të kishe kursorin e “Photoshop” dhe të bëje “delete”. Një veprim i tillë që të çon në harresë. Diçka e tillë i ndodhi edhe Lubishës. Si lojtar ishte një nga më të mirët e Jugosllavisë, një lider i “Cervena Zvezda”-s, ashtu si edhe trajner. Ia doli që të ishte lider edhe pse i harruar. Dhe në prag të Botërorit 1954-ës në Brazil ai mund të ishte trajneri i jugosllavëve, por një e papritur ia mohoi. Një veprim “kafkian”. U largua nga frika e çetnikëve në emigracion, duke braktisur Jugosllavinë. Broçiç u bë kështu një eksplorator botëror dhe jetoi e vdiq në mërgim. Ka drejtuar 7 skuadra kombëtare dhe 11 klube prej të cilëve Barcelona dhe Juventus, PSV Eindhoven, e Torino. Por faji i tij në këtë artikull lidhet larg viteve 50-të, kohës së artë dhe rastit të Brazilit.

Viti 1946. Plagët e luftës janë të freskëta dhe nuk ka det që t’i lajë. Skena e madhe e gjakosur e ballkanit është një detonator. Por “Ljubo”, vendosi të shkonte në Shqipëri në vendin e varfër të drejtuar nga Enver Hoxha me një grusht të hekurt. Hoxha asokohe kopjonte Jugosllavinë dhe mikun e tij Tito. “Broze” me këtë rast kishte filluar të bënte plane të mëdha. Ta kthente Shqipërinë në republikën e 7-të. Dhe në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, për të ndihmuar popullin shqiptar u dërguan profesionistë në çdo fushë. dhe … një trajner futbolli.

Ljubisha Broçiç për gjithmonë do të jetë trajneri i parë i kombëtares shqiptare. Dhe për një kohë shumë kohë të gjatë, madje shumë kohë të gjatë për një komb që e do futbollin ai i ka drejtuar në suksesin e parë dhe të vetëm historik: tetor 1946 në Tiranë luhet kupa Ballkanike mes katër skuadrave dhe ndonëse humbi ndeshjen e parë me Jugosllavinë (2:3), mori kupën. Është trofeu i vetëm që “shqiponjat e zeza” kanë fituar…

Në 1948-ën, filloi bunkerizimi i Shqipërisë dhe në këto kushte edhe futbolli u bunkerizua. Broçiç që kishte një skuadër me lojtarë nga jashtë u dorëzua edhe pse futbolli me të u rrit shumë.

Një situatë si e tanishmja. Rritja e Shqipërisë duhet të sjellë vetëm reflektim. Goli i Bekim Balajt në stadiumin e Aveiro, duhet të alarmojë djemtë tanë. Skuadra e Xhani De Biazit është pothuajse e njëjtë si ajo e Broçiçit. Dhe nuk e themi kot. Sepse, ne, që i quajmë “tribuja e egër jugore”, rrezikohemi të shokohemi. Se ata po shohin shumë larg, në mënyrë arrogante, ndonjëherë me përçmim dhe sigurisht me urrejtje.

De Biazi ka talentë, por ndonjëherë shqiptarët që mbahen si të padisiplinuar po luajnë shumë mirë në mbrojtje. Në 23 ndeshjet e fundit vetëm gjashtë herë kanë pësuar më shumë se një gol dhe asnjëherë më shumë se tre gola. Tre vite më parë kur zëvendësoi Josip Kuzhenë kërkoi talente në çdo cep të Europës.

Mori lojtarë shumë të mirë duke i grabitur nga kombëtaret e tjera e duke e bërë skuadrën e re. Me krenari dhe me himnin që kanë përpara çdo gjëje. Sa për ne serbët. Qartë duket se jemi të frikësuar dhe të bezdisur. Jemi ne serbët që duhet të fitojmë duke parë ata…që ecin përpara. Në Botëror ata i prishën punët në tre ndeshjet e fundit. Tani skuadra ka dy vite më shumë eksperiencë dhe janë gati për hapin e madh.

Kurrë asnjë nuk e ka kuptuar këtë komb. Dhe sigurisht e kemi të vështirë ta kuptojmë futbollin e Shqipërisë. Një vend për t’u zbuluar ashtu si pamjet e tyre shumë të bukura deti i njëjtë me Malin e Zi dhe Greqinë. Një “mishelë” e jashtëzakonshme mes orientit dhe “aksidentit”, një eksperiencë nga ato që gjithmonë do të na lënë pa fjalë.

Jo vetëm bunkerë të Hoxhës. Është një vend ku qytetet e vjetra si shkodran janë më të mbajturat keq, ku qiejgërvishtësit rriten dita ditës. Shkodra për të thënë një qytet, ku Rozafa është e njëjtë me historinë e Gojkovic. Tirana, e ngjyrosur ku semaforët janë për dekorim. Ku ka ferexhe dhe vajza që vishen sipas modës.

Dhe të thuash që kanë një kombëtare që drejtohet nga Lorik Cana i cili ka lindur në Gjilanin “tonë”. Për të mos folur për kombin e Hashim Thaçit e kështu me radhë.

Por ata do të vinë këtu në Beograd. Dhe nuk e di sesi do të luajnë. Në stadiumin ku mbret ka qenë “Vokri” do të kërkojnë të fitojnë ashtu siç kanë bërë skuadra si Flamurtari. Edhe një muaj dhe Dik Advokat duhet të fitojë me armenët për të qenë në ndeshjen kundër rivalit të madh të Serbisë apo derbit të Ballkanit. Gjithsesi në fund të 90 minutave do të flasim sesi shkoi. Nëse ne iu mësuam futbollin, apo sesi Shqipëria na mësoi të luanim futboll…

Share This Article
5 Comments
  • ky eshte shkrim nacionalist serb e tipit miloshevich.ajo kohe ka perfunduar.sporti eshte sport.serbet mos te harrojne flamurtarin dhe te madhin kushta e ruci.tani kombetaria shqiptare ka fizonomine e saj dhe luan si e barabart me te gjitha ekipet dhe ketu nuk bene perjashtim futbolli serb me gjithe mburrjet qe i bejne gazetaret sporiv serb.le te shohim .fusha dhe mejdani,perfundimi flet vet,malsori,boston.

  • Serbet te mbyllin gojen dhe mos te llomatisin shume se nuk ju a ka ngene njeri,ata moren kot se i mbrojten ruset dhe shume shtete europiane per te luajtur rolin e policit te ballkanit po nuk ja dolen dot,keshtuqe le te festojne disfat e tyre historike duke filluar ikjen apo perzenien e parardhesve te tyre nga afganistani dhe ngulitjen e tyre ne gadishullin ilirik ku u dhunuan per tu bere te krishtere pasi nuk pranonin kristianizmin apo humbjen e luftes kunder turqeve,ata le te bejne ate qfare kanebere deri tani te festojne humbjet dhe nje humbje me shume apo me pak ndaj shqiprise nuk e leviz me koqen e kandarit te historise mes shqiptareve dhe serbeve.Sado qe te fryhen ata kurre sdo na arrijne jemi shume me lart pavarsisht se ne dukje eshte ndryshe

  • Futbollin nga Anglia e kane sjelle ne tere evropen marinaret dhe usgtaret. Edhe France futbollin e kane sjelle marinaret anglze qe navigoninne Normandi…Edhene Shqiperi te huajt e kane sjelle futbollin. Thuhet se e kane sjelle italianet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *