Nuk ka mbetur shumë për të thënë për koalicionin e 1 prillit, thuajse të gjitha janë thënë. Kam vetëm copëra mendimesh.
Ne e kemi reduktuar qenien tonë qytetare në ngopjen e barkut, qoftë edhe me “një gjellë që ta shpif” (siç e quan Muç Nano). Më kujton edukatoret e kopshteve të Enverit, që ua ushqenin me zor gjellën e shpifur 3 vjeçarëve. Që e villnin. Kur rritesh, mëson ka dhe një alternativë tjetër: një gjellë që ta shpif mund të mos e hash. Mund të vuash urie, por më mirë se të vjellësh tërë jetën. Mund ta refuzosh në heshtje, mund dhe t’ua përplasësh pjatën ballit. Koha e liderëve-edukatore që ushqejnë me zor fëmijët në çerdhe duhet të ikë.
Duan ta shesin idealizmin për moralizëm. U bie më mbarë. Moralizmi, mban mbi vete stigmën e atij që bën dërr-dërr. Nuk është moralizëm, dhe nuk po ua shet njeri. Është idealizëm, pavarësisht se s’dua ta kuptojnë.
Duket sikur ka pak për të bërë për të kundërshtuar aleancën e 1 Prillit. Jemi si rusët, kur panë që Medvejev-Putin u bënë një lojë kushtetuese për të mbajtur pushtetin përjetësisht. Na e kanë futur, por, duan të na thonë që janë në rregull. Dhe nuk ka më mirë se cinizmi dhe arroganca për ta bërë këtë.
Cinizmi dhe arroganca, më kujton garipat e shkollës që persekutojnë çunat e urtë e studiozë, vetëm pse e ndjejnë se janë më të mirë. Me forcën e pandëshkueshmërisë së atij që ka përkohësisht pushtetin. Pragmatistët, i urrejnë idealistët.
Rilindja është vepër idealistësh e jo pragmatistësh. Rilindja e hershme shqiptare na e ka treguar këtë.
Nuk ka asgjë për ta çbërë këtë që ka ndodhur. Por, ana pozitive e kësaj është që mund të shohim më qartë kush është kush. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të parë cilët gazetarë e cilët politikanë janë gati të hanë gjellën e prishur, veç të jenë në grup me garipat e shkollës. Ka dhe nga ata që e shohin realitetin me dylbi, dhe gariplliku u duket seksi. Kjo është një kohë për të njohur përfundimisht njerëzit. Kush janë dritëshkurtrit, kush janë servilët, kush janë ata që janë gati të lehin për kockën e premtuar (a të imagjinuar), kush janë të fortë në aritmetikë. Rrobat e reja të mbretit i nxorën të tërë lakuriq.
Në 21 janar, kam qenë në shesh, ndërsa dikush tjetër shihte nga dritarja. Nuk kam qenë në shesh për të hedhur një mbret e për të bërë mbret një tjetër. Asnjëri nga ata të dy nuk e di akoma pse kemi qenë në shesh.
Shqipëria është ajo që thotë Konica, dhe shqiptarët janë ata që thotë Noli. Mund të qeverisen si turmë e bindur, por mund të të hedhin befas dhe në pleh. Kurrë s’mund ta dish. Prandaj e dua këtë vend. Është i paparashikueshëm. Tashmë, është dhe e vetmja shpresë.
Dëgjova që z. Rama e ka akoma në axhendë 21 janarin. Dua të di si. Dua të di, në detaje, si e ka në axhendë. Çfarë do të bëjë konkretisht, me hapa, dhe dua të ma thotë tani. Para zgjedhjeve.
Krimi më i madh, është përdorimi i një koncepti aq të shenjtë si “rilindja”, aq frymëzues si “Rilindja” për të ilustruar ardhjen në pushtet të “çunave”. Kështu janë djegur “mjaft”, “katharsis”, “duart e pastra”, koncepte qytetare e njerëzore frymëzuese, që përfunduan në mega-mashtrime. “Rilindja”, pati të njëjtin fat. Trishtohem kur shoh që epoka e atyre që shkrinë jetën e pasurinë për Shqipërinë u përdor si tagline për ata që shkrinë Shqipërinë për pasurinë e vet.
Pragmatistët, ata që e kanë katandisur Shqipërinë kështu, duan të na tregojnë se mjeti justifikon qëllimin. Bëjnë aritmetikë komisionerësh. Citojnë dhe libra. Paskan dhe argumente historike. Unë s’kam punë me ta, se nuk dua ta zbres idealin tim në nivelin e llogjeve të kafeneve.
Nëse nuk e mund dot Berishën (meqë këtu u katandis Rilindja, në heqjen e një njeriu) me forcën e të drejtës dhe të idealit, ik. Ik. Ik! Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Liderë kompromisi mund të nxjerrim sa të duash. Hap gazetat dhe shiko sa shumë janë. Janë të tërë pragmatistë. Njësoj si ty.
Jam plotesisht dakort me ju.
Koloreto, je sic ke qene, antikonformist, por do thoja edhe pak i pamjaftueshem ne investimin tend vetem ne kritike…them i pamjaftueshem pasi te qenit gjithmone ne situaten ku gjykon, dhe te mos qenit ne situaten ku te tjeret do gjykonin komtributin tend ne marrje pergjegjesie, qofte edhe duke shprehur ide per zgjidhje, behet gati i demshem. Besoj se dihen mire dy gjera kryesore…limitet e qenies dhe struktura morale….megjithate gjerat i shpien para ata qe tek tuk marrin ndonje pergjegjesi…
Per problematiken aktuale, ti, kishe ndonje ide? (Se nuk mu duk si ide ajo ik,ik,ik…)
Egzakt !Kjo Eshte e tera !
Keta cunat e rinj me shkolle duheshin ne qeveri, por nuk i lene pleqte maskarenj,e kane kthyer politiken ne monopol dhe nuk degjojne te largohen
Eshte zhurme e nje sirene ne trafikun tone kaotik. Hapi rrugen dhe mos thuaj qe nuk degjova!
aleance me djallin kunder dreqit!
nese nuk ka rruge tjeter per te dale nga burgu i saliut, do te detyrohemi te dalim nga kanalet e ujrave te zeza…
politiken e bejne dy pale dhe pashmangshmerisht niveli i njeres pale ul edhe nivelin e pales tjeter. pikerisht shembulli i “cunave garipa” i pershtatet PD-se qe rreh cunin e e edukuar dhe te urte te PS-se. Keta te fundit nuk kane rruge tjeter vecse te behen rrugace dhe ata.
ky nuk eshte nje justifikim: kjo eshte dialektika e Hegelit apo e kujdo qofte, por sidofte eshte dialektike! It’s dialectic, boy!
e cfare rendesie ka nese PS fiton apo jo? rendesi ka se degradimi dhe degjenerimi i politikes i bere nga PD-ja nen udheheqjen e ndritur te saliut do te na conte pashmangshmerisht ketu: te hame corben e prishur per te mos vdekur urie ose per te mos vdekur poshte bajgave me te cilat na kane mbuluar.
me kujtohet kur isha student e çoja gjekund ndonje shkrim,se kujtoja se mund te behesha njefare shkrimtari,por me mire qe nuk u bera njefare shkrimtari,se mund te lija koqen e namit.Me kujtohet nje tregimi im humoristik,ku burri u nda nga gruaja se kishte dale moda e divorceve,e pasi kaloi faza fillestare e lirise,ish-burri dhe ish-gruaja e kuptuan qe me tutje bota nuk ishte aq e shumellojshme sa dukej.Fiks siç thoshte ne kohen e tij Goethe,”nuk eshte nevoja te bredhesh tere boten per te kuptuar qe qielli eshte kudo blu”,pra shkurt,me ca peripecira e shume takime ilegale,ish-burri dhe ish-gruaja u rimartuan e njerezit pyesnin te habitur:”Me ke u martua filani mo?-Me filanken-ia kthenin te tjeret.-Po filanka kush eshte?-Gruaja qe kishte-ia kthenin serish miqte.Estrada e 1 prillit me kujtoi fiks ate tregimin tim,qe dikur me dhuroi guston e nje faqeje te tere e ca leke xhepi per te qerasur shoket.Kam fiksimin qe Rama dhe Meta,duke qene pishmane per divorcin,pasi bene aq e kaq takime ilegale,dolen me ne fund dhe dhane sihariqin e rimarteses.Por si çdo dasme e ribere,kjo ka nje kosto akoma me te kripur.Jo sepse politika do na habise me numra kllounesh,ja,psh po shikoja qe Lesi ishte ne qejf nga ftesa e PS,por sepse aleanca PS-LSI nuk ka as perfitim politik,ndryshe mund te ish sikur LSI te shkrihej e te bente ate qe PPSH nuk e beri dot;te formonte nje tjeter parti te majte,meqe e majta qenkesh ne nevoje.Ne vend qe te shtoje,po e quaj thesin elektoral,ajo eshte e destinuar ta pakesoje ate.Kreret e dy partive,qe tani na u rizbuluan miq,kane tradhetuar sho-shoqin te pakten nje here.Kur Rama beri ndryshimet kushtetuese bashke me Berishen ne kurriz te Metes e kur Meta beri qeverisje me Berishen kunder Rames.Nqs u provua probabiliteti 2 ne 3,tani sipas llogaritareve del probabiliteti i fundit,3 ne 3(Rama+Meta kunder Berishes)te kenaqe fantazine e bastexhinjve.Kot,sa per debat kafeneje,une pragmatizmin e kuptoj si nje zgjedhje te detyruar ne nje situate te paparashikuar.Psh,nqs PS,pas zgjedhjeve te 23 qershorit do fitonte 68 vende,5 do i kishte LSI,atehere Rama mund te tregohej pragmatist pa shume alibira;O miq,me duhen te pakten tre numra,LSi,aq me mire ka 5,e jam i detyruar te loz sipas situates qe u krijua.Ky po qe eshte pragmatizem.Ndersa te hapesh kartat gati 3 muaj perpara se te behen zgjedhjet, do te thote qe nuk posedon as karakter sportivi,se rezultati i paravendosur humbet domethenien e ndeshjes.Ja,ne nuk kemi as emocion!Na duhej Meta sikur Majkell Xhordan(haha,e forte kjo per gjatoshet)dhe hop,e fituam ndeshjen pa ardhur akoma dita e ndeshjes.Thote pak a shume Sun Tzu ne artin e Luftes:”Kush nuk kupton plotesisht(me gjithe mend)rreziqet e nje konflikti,nuk mund te kuptoje plotesisht avantazhet”.
Problemi eshte ky: gjate vitit 2009-2011 kur Rama drejtoi nje perqasje tejet morale dhe te bazuar ne principe, e verteta e hidhur eshte qe pjesa “gri” ose e parreshtuar e elektoratit apo e opinionit publik nuk eshte se e mbeshteti edhe aq. Rezultati u pa ne zgjedhjet 2011. NJerezit vazhduan votuan tradicionalisht pa ndodhur ndonje ndryshim i madh ne elektorat. Pjesa e distancuar apo jo e angazhuar me opoziten ne menyre te drejtperdrejte heshti. Ketu, per kete ngurim te kesaj pjese qe do te mund te bente diferencen, natyrisht nje rol e ka edhe Rama vete. Cfare karakterion Ramen, duam s’duam, eshte nje politike apo marredhenie klienteliste qe ai i ka te trasheguara qe nga 12 vitet ne krye te bashkise. Problemi i tij eshte qe megjithe retoriken Brilante(!) ne 2009-2011, ne aspektin njerezor nuk diti te afroje dhe disi ndoshta edhe ne sensin praktik e injoroi mbeshtetjen “gri”. Kete e provoi dhe perpara aleances se re me LSI kur beri prezantimet skandaloze ne syrin tone te kandidateve te rinj per deputete. Pra, nuk pati vizionin apo vemendjen te dinte te afronte njerez, cuna goca te rinj, ndoshta te arsimuar edhe jashte per te dhene imazhin se po krijonte nje fryme. Kjo ama nuk eshte vetem faji i Rames. Pervec Koloretos ketu qe eshte i artikuluar ne shkrim prej vitesh, pjesa me e madhe e ne te tjereve kemi qene dhe vazhdojme te jemi ne hije. Rama nga ana e tij nuk mund te hedhe fall, te dije se cfare potencialesh ka ‘hija’ ku jemi ne te tjeret. Pra, nga njera ane ai e ka fajin qe nuk di te therrase dhe te afroje, por nga ana tjeter jemi dhe vete ne qe nuk kemi ditur te imponohemi. Pra, cfare eshte elektorat apo rini ne hije, nuk ka peshe as ne syte e Rames as ne syte e vetes tone. Keshtu, fatet dhe pushteti vazhdon ne duar te Meteve dhe te Leseve, per t’i marre si shembull. Problemi tjeter eshte qe shoqeria shqiptare eshte ne dekompozim te plote moral ne cdo fushe, shtet dhe privat. Ne na duhet te mbijetojme ne kete ambient, ku si thote Spiro me lart, nuk te hap njeri rruge. Ne kete situate cfare te bejme ne? Kemi nje opozite qe na injoron, sepse nuk kemi para te bejme fushata si Nard Koka me shoke, dhe nga ana tjeter kemi nej popull qe shkon pas bajraktareve me xhepat plot dhe nuk na e fershellen. Nje gje ama vazhdon te mbetet e vertete, megjithe te metat e tij, megjithe klientelizmin qe e dime te gjithe qe e karakterizon dhe e ka ngritur ne art pothuaj ne stil Leninist, Rama eshte i vetmi politikan shpresedhenes ne Shqiperine e sotme. Megjithe konjukturat, megjithe allishverishet, nuk mund te themi se nuk u perpoq te kthente kursin e opozites drejt kartes morale dhe principeve. E verteta? Nuk u mbeshtet nga elektorati. Dhe kur nuk u mbeshtet nga elektorati ne dhomen e fshehte, si mund te mbeshtetej hapur nga pjesa gri? Ndoshta po te dilte vetem ne zgjedhje, kete rradhe edhe fitonte. Problemi eshte qe keta 50% socialiste qe ka ne vathe jane po njerez qe jetojne ne perditshmerine e ketij vendi. Jane po pjese e kesaj katrahure qe eshte krijuar ketu e dekada. Mund te prisnim ne vertet nje nderrim kursi total te filozofise te menaxhimit dhe drejtimit te vendit me socialistet ne pushtet? Jo. Pra pas gjithe piruetave politike apo jo, kthehemi ne piken ku u nisem. Rama eshte problematik, kete e dime te gjithe, por nga ana tjeter, duhet te jete ne krye te vendit per te na zbardhur disi faqen dhe eshte i vetmi, qe po ta shohesh ne pozita realiste dhe me kembe ne toke, e ka nje lloj ajri qe mund ta beje kete. Shqiperia eshte shnderruar ne dicka mes Bangladeshit dhe Azerbajxhanit. Kjo eshte e verteta. Duke qendruar neutrale dhe snobe, vetem gropes vetes akoma me keq kemi per t’i bere. Do mbijetojme, natyrisht, por te fyer ashtu sic jemi edhe sot. Pra, nuk kemi me se cfare humbim. Do te votoj ne 23 duke share ne per dhembe (sic kam bere ne fakt dhe disa here te tjera), por kjo per here te fundit per Edi Ramen. Kam qene dhe une ne 21 Janar ne rruge. Ate dite nuk dola per Edi Ramen, por ama ishte ai qe e thirri dhe po mos e bente ai, ne nuk do kishim me gje c’te ndanim bashke. Shija eshte e hidhur, eshte e pafalshme dhe fyese, jam dakord, por duhet votuar kete rradhe dhe hequr fishek pas kater vjetesh, edhe Edi pragmatist. E gjithe kjo histori e pragmatizmit te ketyre djemve, ka nje te mire: nuk kemi me asnje iluzion dhe duhet ta marrim fatin ne duar vete! Kete rradhe vota per PS, por me te hequr te pajustifikueshmin Doktor, duhet te bejme Shqiperine dhe jetet tona me trimeri jo me fjale.
Cukali, si lartesi te menduari eshte.
Perderisa dini te lexoni, dhe po te beni pak perpjekje per ta kuptuar, do ndjeheni me mire.
Koloreto, ju kujton se mund te beheni sa me te respektuar, sa me te respektueshem.
Te mbash mend vetem te sotmen eshte mjerim i madh: Ja iku edhe Saliu, qe mbase eshte me mire t’i drejtohemi me “kryeministri”, deri diten e fundit qe ushtron detyren qe ka. Madje deri ne fund te jetes se tij, ose te dites kur me gjyq do ta nxirrni te pafajshem…Se s’ben duhet ta coni deri ne fund dyshimin tuaj, por nderkohe mos iu dorezoni askujt perfundimisht: Edin apo Ilirin mund te t’i therrisni qe tani kryeministra apo tjetersoj, por gjithnje duke kerkuar te jene sa me te vertete e sa me te hapur me ju. Jo te genjejn e te vjedhin “ca me pak ” se Saliu, por te premtojne se nuk do te vjedhin. E, nese kane vjedhur, vec e vec ose bashke me Saliun, kjo nuk garanton asnjehere gjykimin e drejte, me ligje e avokate dhe transparence paraardhesin e tyre.
Koloreto Cukali, si edhe te tjere, sa me shume, ose pjeserisht, provojne tu hapin syte, ofrojne drite, por ju mos i mbyllni syte!
A e ndjeni se e harruat Enverin?!
Keta qe paten pushtetin tere keto kohe, te gjithe bashke, e arriten kete qellim, sado i habitshem t’ju duket. (Nuk po them per ata qe ende besojne se Enveri ishte shtetare me qytetare dinjitoze-keta jane mjerane te vetes. Nuk eshte fjala per ata qe nuk kerkonin as uje as drita, bejme edhe pa to, vetem ju,Fatosi e Meta, te mos grindeni! As per ata verbane qe mendojne se partia demokratike eshte vete demokracia ne kete vend, dhe qe kurre nuk shikojne se ne PD jane po ata qe do ishin edhe sikur te vazhdonte koha e Enverit!)
Pas ca ditesh apo muajsh apo pak vitesh, do harroni edhe Salen, edhe Meten, se Nanua kush e di ku eshte duke prishur para!
Ed Rama po ju kerkon vetem nje gje: heshtni tani, dhe flisni pasi te behem une me pushtet!
Cukali dhe ata qe arrijne te mendojne se e shkuara dhe e sotmja dhe e nesermja jane vazhdim harmonioz i vetedijes sone, ia kerkojne Rames projektin sot. Sot. Jo neser…
Se neser Edi apo tjetri, se pak rendesi ka emri, shkojne e mbyllen ne Kullen e Qeverise dhe kthehen ne Objekte te Shenjta qe ruhen me ligj, dhe hajde gjei tu kujtosh ate cfare premtuan!
Vetem duke share Saliun, nuk garanton dot se nuk do behesh si ai. Shembullin e keni te qarte: Ilir Meta ngule kembe se “kontrata e bashkejeteses” me Sali Berishen funksionoi! Edi Rama kerkon te ngjitet duke mallkuar e akuzuar cdo gje te kohes kur Meta ishte Dyshi pas Sales!
Ndaj Koloreto nuk kerkon thjesht emra. As per te rene e as per tu ngritur.
Sekush, nga komentuesit, kerkoi zgjidhje prej Cukalit…!
Gati se nuk e pyeti me cilin ishte: Me Salen apo Ed Meten?!
Koloreto, sipas leximit tim, te kujton se ti je TI, ke nje vote, tenden, pavarsisht gazetave, gazetareve dhe aq me pak koalicioneve!
Kur te mesoemi te votojme per lirine e dinjitetit tone, atehere do kete ardhur zgjidhja.
Por, s’eshte e thene qe, tek ajo dite, te shkojme te tere kooperativisht apo me koalicione!
Bukur, shumë bukur! 🙂