E nderuar DITA. Ne pamje e pare duket sikur debati rreth “marteses” PS-LSI po fashitet dhe do te fashitet edhe me tej. Deri me 23 Qershor do te rrjedhe shume uje. Por edhe ushtria e opinionisteve, edhe ata me te flaktet mbeshtetes te te majtes, kane nguruar ta paraqesin ne analizat e tyre si nje veprim qe percon entusiazem tek e majta. Pa folur pastaj per njerezit e thjeshte te cilet e perjetuan shume keq nje levizje te tille, ndonese,per hir te se vertetes e kishin kritikuar me pare Ramen per pamundesine, por edhe per mungesen e deshires per te ribashkuar te majten.
Me kete levizje u tha hapur se te tilla aleanca, qofte ajo PD-LSI, qofte edhe kjo e fundit PS-LSI, sherbejne me se shumti per ta perdorur pushtetin e ndare ne disa copa per te kenaqur orekset e militanteve dhe mbeshtetesve shpesh here edhe te kriminalizuar. Te gjithe e dinim dhe e mendonim ate shprehjen qe e cileson politiken si te perdale, por shanset për një Shqipëri më të mirë ulen sa kohe politika e ka fshire krejt pragun qe ndan pragmatizmin politik nga morali politik, packa se jane te dyja te domosdoshme ne nje shoqeri civile.
Letër e nënshkruar: Lirim Nezha