Prandaj bëjnë karshillëk

redaktor

Dita! Në sistemin e monizmit, kuadrot zëvendësoheshin apo shkarkoheshin në çdo rast, por një herë në 4 vjet bëhej qarkullimi i kuadrit. Tani shohim se dhe kur dalin të meta nga kontrollet, opozita përpiqet me të gjitha mënyrat t’i pengojë në masat ndaj tyre. E si ta kuptojnë socialistët thënien e Edi Ramës se “organizata e PS të mos jetë vendi ku diskutohet u fute apo nuk u fute në punë”. Ore kanë të drejtë nëpunësit e PD-së që bëjnë karshillëk, që nga paraqitja në punë me vonesë, lëvizjet e pamotivuara gjatë orarit të punës dhe kafe mbas kafesh. Atëherë u rroftë socialistëve që përplasen me PD-istat në luftën politike si gjatë fushatave dhe në ditët e votimit. Ku e ka hallin ky kryeministër që përjashton kërkesat e socialistëve për punë, kur dihet se dhe socialistët e përkushtuar dhe me arsimin përkatës janë nëpërkëmbur e poshtëruar nga pd-istat duke i përzënë nga puna me një copë letër partiake. E kush do t’i vlerësojë e t’i respektojë socialistët sipas Ramës? Si mund të quhet veprim i mirë kur në drejtimin e sektorëve jetikë janë po ato njerëz kanë kandiduar edhe për deputet nën siglën e PD dhe vazhdon të jetë drejtues i ujësjellësit Lezhë! Aty ku Lezhën uji e rrethon, bile dhe e përmbyt, por furnizimi i konsumatorit bëhet me orar rreth 10 orë në ditë, pa dërguar faturat e konsumit, arkëtojnë lekët vetëm me një firmë të arkëtares por pa vulë? E me gjithë këto veprime socialistët duhet të ndjehen si në shtëpinë e tyre dhe të hapin e fuqizojnë partinë.

Letër e nënshkruar,

Pjetër Bubaj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *