Prandeli: Italia favorite? Jo. Janë Brazili dhe Spanja

anazapta

Cesare Prandelli pranon se Italia nuk është në mesin e favoritëve për të fituar Kupën e Botës, por mendon se ata mund të mposhtin cilindo favorit.

“Ne nuk jemi në mesin e më të fuqishmëve, por ne mund t’i mposhtim të gjithë të fuqishmit. Por unë do të isha i lumtur edhe sikur ta kaloja vetëm fazën e grupeve”, tha Prandeli.

Trajneri i Italisë tha se do të ishte i kënaqur nëse kombëtarja italiane do të kalonte rundin e parë.

“Nuk do të kishte kuptim të vendosim përgjegjësinë mbi një ekip të ri siç është i joni, është më inteligjente t’i caktosh vetes caqe realiste”, shprehet tekniku italian.

Më tej, ai tha se favoritët janë si gjithmonë, Brazili, Spanja, e cila  sipas tij ka dominuar futbollin viteve të fundit dhe Gjermania për shkak të lojtarëve dhe mentalitet fitues që ka.

Ai nuk e përjashtoi edhe Argjentinën. Kjo e fundit sipas Prandelit ka talent të bollshëm. Trajneri i Italisë u shpreh se mund te kemi edhe befasi. “Kolumbia dhe Belgjika janë befasi të mundshme. Ne mund t’u krijojmë probleme të gjithëve”, ka thënë Prandelli për FIFA Weekly”, sqaroi Prandeli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *