Pranë strofkës së ariut Rus (Pjesa I)

redaktor

Ukraine_ProtestaA e kupton George? Ukraina nuk është një Shtet! Çfarë është Ukraina? Një pjesë e territorit të saj i përket Europës lindore. Por pjesa tjetër, ajo më e rëndësishmja, është një dhuratë e jona!”. Personazhi që fliste ishte Vladimir Vladimirovic Putin, i plotfuqishimi i një Rusie tashmë të rikthyer në skenën globale. Ai që dëgjonte ishte George W. Bush, ish-presidenti amerikan, gjatë mbledhjes së Natos në Bukuresht, më 04 prill 2008.  Bushi e dëgjoi me vemëndje “mikun” Putin, por kushedi a e kuptoi. Sidoqoftë kanë kaluar plot 6 vite nga ajo datë, George po shijon pensionin e vet në fermën e Texasit, kurse Putini është akoma në skenë, më i pushtetshëm se kurrë.

Ukraina është një shtet i madh (më shumë se 600 mijë metër katror, pothuajse dyfishi i Gjermanisë), me një popullatë prej 45 milionë banorësh. Gjendet midis Bashkimit Europian dhe Rusisë, e ndarë në mes nga lumi Dnepr, e përçarë në thelb në dy pjesë. Nga një anë perëndimi filo-europian me një ekonomi bazuar në bujqësi, nga ana tjetër jug-lindja filo-ruse e industrializuar dhe më e pasur. Jo vetëm që nuk e shohin të ardhmen me të njëjtat syze, por nuk flasin as të njejtën gjuhë (perëndimi gjyhën zyrtare ukrainase, kurse lindja rusishten). Që nga 19 shkurti i 1954, pjesë e Ukrainës eshtë edhe gadishulli i Krimesë, tokë e “dhuruar” nga Nikita Krushev dhe pikë strategjike për kontrollin e Detit të Zi. Me pak fjalë, në gjirin e Ukrainës bashkjetojnë banorë me etni ruse (që kanë lidhje të forta shumëvjeçare me shetin amë) dhe me etni ukrainase (që ndihen europian dhe kërkojnë të marrin pjesë në familjen euro-atlantike).

Këto dy grupime etnike (është një thjeshtëzim i imi, dhe si çdo thjeshtëzim mbart edhe pasaktësi) shprehin dy grupime politike: “Partia e Rajoneve” e ish-presidentit filo-rus Viktor Fëdorovyč Janukovyč (teknikisht i shkarkuar nga një grusht shteti, pra jo nëpërmjet një rrugë ligjore) dhe fronti filo-europian udhëhequr nga Julija Volodymyrivna Tymošenko me në krye Partinë “Atdheu”. Lufta midis tyre ka qënë gjithmonë për të gllabëruar pushtetin: “pishtarët” e lirisë dhe demokracisë me siguri nuk gjenden në Ukrainë. Në përgjithësi është e vështirë ti gjesh diku. Atëhere ku e pati burimin vala e protestave të “Sheshit Pavarësia” në Kiev? Cila është zanafilla e rrymës që shporri ish-presidentin e zgjedhur demokratikisht, Viktor Janukovyč? Le të bëjmë një hap pas.

Vilinius (Lituani), 29 nëntor 2013. Bashkimi Europian, që Ukraina të vazhdonte rrugën drejt integrimit, vendosi disa kufinj. Së pari lirimin nga burgu të zonjës Tymošenko (e dënuar për shpërdorim detyre); së dyti demokratizimin e vendit dhe përforcimin e sundimit të ligjit; së treti egërsimin e betejës kundër korrupsionit. Ishte, praktikisht, tym në sy për politikanët ukrainas, të cilët në gjysmëhijen e ilegalitetit kanë thithur si gjakpirës pasuritë publike. Pak a shumë si në Shqipëri.

Nga ana tjetër Rusia ofronte rreth 12 miliardë dollarë hua për të mbushur arkën e zbrazët të shtetit, furnizim me gaz me çmim të ulët dhe, mbi të gjitha, nuk pretendonte asnjë reformë politike. Si shkëmbim Ukraina do duhej të braktiskte aspiratat euro-atlantike (BE dhe Nato) dhe të hynte në “Unionin Doganor Euroaziatik“, praktikisht në perandorinë e re putiniane.

Ish presidenti Janukovyč zgjodhi rrugën ruse e cila ishte ekonomikisht më e leverdisshme, politikisht më komode dhe kulturalisht më e afërt. Reagimi i grupimeve filo-europiane, nacionaliste dhe anti-ruse u shfaq më qëndrestar se sa pritej. “Sheshi Pavarësia” e Kievit u kthye në një simbol dhe Janukovyč humbi toruan duke ekzekutuar me snajpera pothuajse 100 protestues. Kronikat tregojnë më pas se ish-presidenti ja mbathi nga sytë këmbët. Sigurisht nga frika për një hakmarrje të mundshme, pak a shumë si një pranim fajësie për jetët e humbura.

Filo-rusi nuk ishte në gjendje të menaxhonte krizën dhe iku. Por filo-rusët janë ende aty dhe lideri i tyre i vërtetë është Vladimir Putin, me të cilin, në hyrjen e strofkës së vet, nuk mund të luhet kaq kollaj.

 (vijon në ditët e ardhshme)

* PhD – E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane – Verona.

Shkruajini autorit në [email protected]

Share This Article
29 Comments
  • Ne Riga Junacovici ju kerkoj 30 miliard euro perendimit ne menyre qe te perballonte veshtersit ekonomike te Ukrahines me hyrjen ne politiken e perendimit,gje qe ju refuzua me pretekse
    demokratike.Rusia i afrohi ndihme 25 miliard euro pa kondita ,si rrjedhoje politika Ukrainase
    u orintua drejt Rusise , gje qe perendimi ne bashkepunim me nazistet Ukrahnas organizoj
    grrushtin e SHTETIT !

    • Kur u bete ju enveristet ne DITA [DELETED]e breke me Social-Impearializmin Sovjetik apo i harruar veprat e Komandantit tuaj Pederast qe i ka perkthyer dhe radaktuar nastradini faqe per faqe ne vitet e Koleres enveriste?

  • Timoshenko eshte miliardere,vleresohet se posedon 11 miliarde$,protestat i sponsorizon nje miliarder tjeter,ish minister i Timoshenkos.Boksieri erdhi nga Kalifornia,s’besoj te kete ardhur veç per puro patriotizem,do ti kene premtuar ta bejne president,qe pas dy vjetesh te behet dhe ai miliarder si ministri dhe Timoshenko.Fiks sikur ne te rizgjedhim prape Saliun pasi ti kepusim nja dy vjet burg per Gerdecin dhe 21 janarin.E kemi bere njehere,kur nxorrem Nanon,por s’kemi zene mend.

    • Ke te drejte, dhe faktet ne ate zone e kane provuar se Patriotizmi i Paster nuk ekziston; eshte nje mjet per pushtet e asgje me teper. Ne artikull ka nje fjali sh. te qarte ne kete konkluzion: “Lufta midis tyre ka qënë gjithmonë për të gllabëruar pushtetin: “pishtarët” e lirisë dhe demokracisë me siguri nuk gjenden në Ukrainë. Në përgjithësi është e vështirë ti gjesh diku.” [artikulli]

      Ukraina eshte nje vend qe akoma se ka gjetur veten, krizat e 20 vjeteve te fundit duket se do vazhdojne dhe per ca kohe ne te ardhmen. Ngelet nje nga shembujt me te qarte se sa poshte mund te coje nje vend Korrupsioni i elitave.

  • RUSIA ESHTE NJE TIGER PREJ LETRE.

    dhe Putini eshte nje Putane politike e KGB-se Famekeqe qe perpiqet te perfitoje dividente nga situatat dhe krizat ne Bote. A e pate si genjeu dhe mashtroi me murafet sekretarin e shtetit John Kerry per LHL-te e Asadit dhe i mbushi mendjen Obames si nje RUFJAN enverist qe te mos nderhyje ne Siri duke lene ne meshire te fatit me mijera njerez te pafajshem. Qe te dalim ne teme:

    Krimea asnjehere ne historine e saj nuk ka qene toke ruse, por eshte grabitur me force nga Cari rus ne vitin 1783 nga tartaret vendas duke i masakruar me dhune te papare. Ne vitin 1921 bolsheviket e shpallin si Republika Autonome e Krimese ne Kuadrin e BRSS-se per t’u treguar njerezore ne fillim te pushtetit te tyre mizor. Por ne maj te vitit 1944 pa mbaruar Lufta e Dyte Boterore akoma Stalini fillon nje pastrim total etnik te gadishullit te Krimese duke i deportuar tartaret vendas nga toka e tyre amtare ne Siberine e Larget dhe i ndali me ligj kthimin e tyre ne keto troje. Pak a shume si Hitleri me cifutet, por pak a shume si Enveri me minoritaret dhe camet. Pas vdekjes se Stalinit Nikita Hrushcovi per te vene ne vend nje padrejtesi te BOSIT komunist te Partise Bolshevike ne vitin 1954 ja kthen Krimene (nuk ja fal sic shprehen gabimisht enveristet ne DITA) Ukraines dhe i lejon tartaret te kthehen ne vendlindjen e tyre. Por ne Krime eshte bazuar nje pjese e madhe e Flotes ruse detare dhe Deti i Zi eshte nje det qe nuk ngrin ne dimer ne dallim nga Detrat e tjere veriore ku eshte perqendruar pjesa tjeter e Flotes Detare ne gjendje tejet te mjeruar nga mungesa e fondeve dhe degjenerimi i shtetit komunist. Keto baza ushtarake ne Detin e Zi kane si prapavije me mijera familjes te ushtarakeve ruse qe jane te paguar mire nga Kremlini dhe perbejne nje pjese te konsiderueshme te popullates ne krahasim me pjesen tjeter. Prandaj edhe Rusia per momentin nuk mund ta leshoje kaq lehte Krimene megjithese historikisht nuk ka asnje te drejte ligjore.

      • Kukuth je shume gabim.
        Ky nastradini eshte vrima…. DELETED
        Pata nje debat me kete djalin tim ne nje artikull te forte dhe ishte ankuar te nje debatues tjeter me nick-un P.A.B (person shume i vecante) se une isha nga familja Enverit dhe e sulmoja.Kur e lexova cfare shkruante jam mekur nga te qeshurat.Pa harruar faktin qe eshte njeri enciklopedik dhe e respektoj si te tille e prish shume si puna e lopes qe ben qumesht dhe i bie me kembe kusise dhe i fut nje bajge rrumbullake.Djali im i ka mjet jetese komentet neper gazetat shumica e te cilave e kane zanafillen te familja e Omarit qe nuk e le te qete nastradin gomarin.Humori arrin kulmin kur perdor nickun shba-be…Nga nderzimi artificilal te lufta Vietnamit thuhej te Kapedani…Tung

        • Per ke ju erdhi keq per Vladimir Putin [DELETED] apo per Enver Hoxhe [DELETED] se nuk po e marrim vesh nga replika juaj [DELETED] ne DITA? Sepse helbete te dy ngjajne si vellezer siameze.

          • na vjen mire per xhoxhr bushin qe e mbushi boten me demokraci,si ne irak,afganistan,libi,egjipt,tunizi,shqiperi,keto jane demokracira te freskat dhe te sukseshme te shekullit 21 nga amerikanet,se ne shekullin 20 ndihmoje me demokraci akoma me te suseshme vende te tjera sic jane,kore e veriut,vjetnam,nikaraguja,somalia,sri laska,dhe te gjithe afriken e jugut,duke i dhene cmimin e paqes njeriut me te nderuar te botes Mandeles me 27 vjet burg si shtet me demokraci,kjo eshte amerika qe ne na vjen mire,qe kur njerezit kerkojne liri ne shtetit e tyre ky shtet me te drejtat e njeriut i burgos ose i vret mbas shpine,sic ishe Mandela qe u denua me burg te perjetshem,por e liruan per meshire mbas 30 vjetesh afersisht,kurse te tjeret nuk e kan pasur kete fat ti jetojne ketij shtetit demokratik sic eshte pershembull,che guevara,prandaj rrofte amerika jone demokratike qe i demshperbleu edhe viktimat e gerdecit qe ishin nga firma amerikane demokratike,nje shtet superjor per te drejtat e njeriut,shembulli i fundit ishte ukrahina,mbasi i vuri zjarrin dhe ruset kur hyne ne ukrahine,amerikanet ne pamundesi per ti ndihmuar tani ukrahinasit,por pritet edhe ne ukrahine demokracia amerikane te lulezoje se shpejti,ke te drejte o nastradin,se amerikanet vrasin popujt e tjere dhe pak vrasin nga populli i tij,sic ishin pershembull veteranet e vjetnamit qe kerkonin demshperblim si ish ushtareke,por shteti demokratik(mafjoz)amerikan i eliminonte me lloj lloj menyrash,prandaj e kemi zili kete shtet demokratik,e keqa e enverit dhe e putit eshte pse nuk zhduken kurre armiqte e brendshem sic ishin zogistet dhe ballistet,ky ishte gabimi i enverit qe la ca zvarraniker gjalle si puna e ketij zogisti trathtar nastraleshit.

          • Je shume debil dhe pa shkolle, meso pak shkrim dhe kendim dhe pastaj eja ne DITA me komente pak me inteligjente.

  • O bashkeatdhetare. Krimeja dhe pjesa lindore e Ukraines, ku jetojne 8 milion ruse duhet t’i bashkohen atdheut meme – Rusise; ashtu sic duhet te bashkohen me atdheun meme – Shqiperine, afro 2 milion shqiptare te Kosoves Martire.

    • Kur u bere bolshevik o Marin Gashi enveristi qe po mbron te drejtat sovjetike ne dhe te huaj? Nga e nxore dhe nga e polle teorine tende te Stalinit qe Krimea eshte toke ruse, kur te gjitha analet historike vertetojne qe eshte grabitur me dhune ne shekullin e 18-te nga Cari rus? Po harrove o Marin Gashi enveristi Social-Imperializmin rus te Enverit qe i kishte futur friken Komandantit tuaj Legjendar me shume se rreziku Anglo-Amerikan?

  • PERSE GAZETA DITA FSHIN DHE REDAKTON ME “DELETED” FJALEN E LIRE?

    kur e ka shpallur veten si liberale? Keto veprime te vonuara mbase kane ardhur si presion i BOSAVE te pushtetit qe e shohin veten lakuriq nga te VERTETAT pa dorashka dhe cilesimeve figurative ekspresive te nastradinit dhe censurimi me fjalen DELETET ngjason shume me gjethet e fikut Papa Piu Inkuizitori ne Mesjete kur i statujave te Mikelanxhelos per te mbuluar gjentialet e tyre ne gjithe Italine e Renesansit dhe konfiskoi literaturen shkencore me motive si JO ETIKE? Keshtu bejne pothuaj te gjitha gazetat shqyptare qe mesa duket jetojne ne Kohen e Qepes te Papa Piu Inkuizitorit te Mesjetes dhe nuk e kuptojne se s’ka gje me ANTI ETIKE sesa te MASHTROSH dhe genjesh popullin me finte demagogjie.

    Me respekt nga nastradini.

    • @ Nastradin,
      mjafton te gjesh per secilen fjale te fshire nje sinonim, dhe gjithçka publikohet. Me pak vetepermbajtje, mendoj se kushdo mund te shprehi opinioni e vet edhe pa perdorur fjale ofenduese.
      Faleminderit dhe rilexohemi!

      • Bukur e thua o Elton Xhoni albanez, por nastradini nuk do t’i veje GJETHE FIKU skulpturave te tij lakuriqe qe merzisin shume enveristet ne DITA.

      • Elton xhanari ; meqe ju pergjigje nasrudinit mu pergjigj edhe mua ne qofte se mundesh 1) pse komentet e mia ne lidhje me artikujt e tu I ka fshire redaktori kur te thoja qe beje vec perkthime nga italishtja ne shqip apo nuk te rrini komode komentet e mia , I kam shkruar me vetpermbajtja edhe me pa sinonime ,,,,,,, shyqyr qe kete rradhe nuk ke marre nje artikull nga 1 gazete italiane dhe nuk ke bere perkthim,,,,,,,,,,,kritkat vec te bejne mire te permiresosh eksperiencen tende personale,,,,,,,,tung !!!!!!!!

  • O nastradin !
    Po paske qene infinit anormal qe nuk tu mbyll ajo [DELETED].
    Sot ne Shqiperi nuk i rruhet kujt as per zogun as per enverin as per [DELETED]
    Cdo njeri normal mund te shkruaje nje ose dy komente dhe i mjafton qe te shprehe mendimin e tij se kjo eshte demokracia.
    Por te besh 5-15 komente per cdo artikull tregon se je:
    ose-i semure psiqik
    ose- handikapat me karroce
    ose-maniak komentesh
    ose- qiraxhi ne ndonje burg
    ose- i shtruar ne ndonje spital mendor
    ose- i paguar nga serbet
    ose- ujk i vetmuar.
    Me vjen keq pee zotin Adrian se do thojne dynjaja se puna e Nastradinit ne Maje te Thanos (gazetes).
    Sa here lexoj keto superkomentet e tij si numer na kujtohet shprehja ;mos e ngacmo [DELETED] se vjen ere.
    Sugjeroj moderatoret e kesaj gazeta ta frenojne deri ne 2 komente kete maniak se do vije puna qe do ikin komentuesit dhe lexuesit..Faleminderit per mirekuptimin.

    • [DELETED] mbaje per vete, ndersa Zogun dhe Enverin meqe nuk te pelqejne lerja historise dhe nastradinit qe t’i gjykoje. Ndryshe SUGJERIMET tua vijne me shume ere se komentet e nastradinit sepse vijjne nga kerma komuniste qe ngriti kembet perpjete vite me pare apo ke harruar?

  • ‘Mirmjes te gjithve 🙂 vecanerisht “gentle father” (me sh. respekt) dhe z. nastro (me sh. perzemersi) Kete rradhe me ka bere pershtypje Dr Xhanari, jo thjesht per Temen por per didaktiken. Dhe Ne (se bashku) as do ja prishim forumin, as do ja hedhim poshte mundin.

    Supozohet se te gjithe e dime “kete rajon” e sa me shume kohe kalon ne nje problem, me e veshtire behet te pyesesh me pas. Kjo strategji “back to basics” eshte menyra me e sakte si fillohet nje problem. Autori (e them me sh. modesti) po ben nje analize te Tipit Perendimor, sic behet ne “shtypin e madh, e serioz!” Para apo gjate nje argumenti shtrohet nje Platforme qe kushtdo te kete njohurite minimale (kujt i intereson, asnje nuk forcohet te lexoje/ postoje”under duress”) per te hyre ne nje debat. Eshte zone komplekse. Pak i dine keto pune si ne Shqiptaret qe kemi vuajtur pushtime, konflikte nder-etnike e akoma kemi te hapur probleme kufitare me fqinjet.

    Me pare, dikush i beri nje pyetje (me mend, por jo ne vendin e duhur) “pse nuk Shkruan per Shqiperine” ne fakt (dhe po na late te bisedojme, ju miq te mire) kjo e prek Shqiperine me shume se nje mini-termet ne Mallakaster. Nejse, s’po i bej thirrje askujt, vec nje kujtese …SHUME PAK FORUME KANE NGELUR NE Shqip per nje debat normal, etike te ndersjellte, respekt ndaj vetes, bashkebiseduesit dhe AUTORIT; dhe gjeja me e lehte ne Jete eshte te prishesh! Eshte ne doren tone te behemi komplemetare (sic) ne shtese detajesh, mesime e debate me njeri-tjetrit. Po pres me mjaft interes Pj II, nga autori.

    Shpesh ndodh – kete e harrojme te gjithe – qe fjala e Shkruar tingellon me e forte se ajo qe mendon ti (a kur e thua) dhe kjo mund te shtoje Tonin, dicka qe askush nuk e pelqen. Nje ton me i “urte” do na coje ne te tjera Nivele… . Dhe nje here, flm.

    • P.A.B,,mund te ma shpjegosh me afersi se cfare kuptimi ka kjo fraze me tre shkronja,sa per komentin e mengjezis qe ke shkruar nuk e kuptova dhe aq shume me te then te drejten,sepse ke shume shembuj ne kllapa dhe e ngaterrojne pothuajse te gjithe analizen,kjo nuk duhet marre per injorance drejt meje per mos kuptimin e plote te analizes tende,ok mr P.AB.

    • @ P.A.B
      faleminderit per fjalet e ngrohta. Shpresoj edhe une qe brenda ketij forumi te zhvillohet nje debat etik, i qete dhe i “urte”. Nuk eshte e nevojshme te “gerthasesh” per tu shprehur. Rilexohemi per pjesen e II. 🙂

  • Historia, ka nje raport te ngushte me ironine. Shpesh luan me qellimin origjinal, duke sjellur probleme per gjeneratat te tera.

    * Ne 1783 kur Princi Potemkin mori Krimene, i thote Katerines se II-te: do jete nje kopesht Parajse per Rusine, e do ndertojme aty Floten e Detit te Zi.

    * Ne Krime (Jalte) Amerikanet dhe Ruset pranuan te krijojne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.

    Pershendetje Dr Xhanari, rilexohemi ne pj2 🙂 Flm.

  • Paska pasur te drejte Ismail kadare…

    kur ndodhi orvajtja e bolshevikeve/stalinisteve per te rrezuar Gorbin, dhe u shfaq shpetues Jelcini, shkruan Kadare, ne Tirane filluan te festojne rikthimin e tyre! Deri edhe me krisma armesh!

    Ja, po shfaqen keto dite, nostalgjiket e sllaveve dhe te fares se kuqe, qe vetem keq i ka sjelle shqiptareve, pavarsisht regjimeve te ketushme…

    Nuk eshte mire te gjejne kaq hapesire, se paku te paqortuar prej shefave te DITA-s.

  • Ne asnje nga artikujt dhe komentet nuk permendet rreziku fashist qe i kercenohet Ukraines dhe Evropes demokratike. Tashme ne Ukraine konfrontimi me i madh do te jete midis grupimit antifashist dhe atij profashist.

  • “Filo-rusi nuk ishte në gjendje të menaxhonte krizën dhe iku. Por filo-rusët janë ende aty dhe lideri i tyre i vërtetë është Vladimir Putin, me të cilin, në hyrjen e strofkës së vet, nuk mund të luhet kaq kollaj.”

    Krimea nuk eshte hyrje ne strofken e “ariut rus”, por pjese territoriale e nje shteti te pavarur qe nuk ka luftuar kurre per pavaresi, pasi qytetaret e asaj krahine kane jetuar gjithmone si shtetas me te drejta te barabarta me cdo ukraines tjeter.

    Krimeja ka edhe ukrainas me origjine nga Arberia. Veprim i Putinit eshte njesoj sikur Shqiperia te dergonte trupa ne Krime me preteksin per te mbrojtur ukrainasit te etnise. Arberore. Kush nga ne do e perkrahte nje veprim te tille?

  • RUSIA I MBANTE UKRAHINASIT NEN TERRORR ME JANUKOVICIN, UA NDALOJI TE GJITHA.

    DO THONI JU, PO AI ERDHI ME ZGJEDHJE.

    ME ZGJEDHJE “E MBANTE PUSHTETIN” EDHE SHOKU ENVER, POR E PAME VETE SE KU NA CUAN ATO LLOJ ZGJEDHJESH.

    SIDOQOFTE NE UKRAHINE ESHTE VENDOSUR DATA E ZGJEDHJEVE TE LIRA DHE DEMOKRATIKE, KESHTU QE TE GJITHE RUSOFOBET SHQIPETARE TE RRINE TE QETE SE NUK I BIE NJERI ME QAFE “MAMASE” SE TYRE TE MADHE.

  • ukraina eshte thjesht molle sherri midis rusise edhe amerikes, ku amerika perdor be-ne si manikin per te bere lojen e saj te piset per tu hakmarre kunder rusise per kurthin qe I ngriti ne libi !!!!!! eshte thjesht lufte per merkaton globale asgje me teper, secila superfuqi perpiqet ta perdore ne interesin e saj ,,,,asnjeres nuk I intereson demokracia apo perrallla te tilla,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *