Pranga 22 vjeçarit në Dibër, furnizonte shkollat dhe lokalet e natës më hashash

Leda Hysa

Finalizohet me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar “Shpërndarësi”.

Është vënë në pranga Jorgen Muca, 22 vjeç pasi iu sekuestrua një sasi kanabisi.

Policia ka sekuestruar një sasi prej rreth 400 gram lëndë e thatë e dyshuar narkotike, si dhe një bimë narkotike e kultivuar në oborrin e banesës. Sekuestrohet dhe një sasi e konsiderueshme qesesh farmaceutike që përdoreshin për shpërndarjen e lëndës narkotike ne doza te vogla në lokale nate e në ambiente përreth shkollave.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim më datë 10.10.2017, ku u kap dhe u ndalua gjatë ditës së djeshme nga efektivët e policisë Dibër.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 284, 283 të Kodit Penal.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *