Pranga 23 vjeçarit nga Elbasani, mashtroi supermarketet me para false

Leda Hysa

Policia e Elbasanit ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Supermarketi” dhe ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi dyshohet të ketë falsifikuar kartëmonedha.

I arrestuari është shtetasi Enea Shera, banues në Tiranë.

I riu është ndaluar si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar nga uniformat blu, pas një hetimi 6 mujor ku janë përdorur metodat speciale të hetimit.

Ndalimi i tij u bë në Elbasan pasi, në disa pika supermarketi në këtë qytet për blerje të ndryshme ka përdorur disa kartëmonedha të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *