Policia e Gjirokastrës ka mundur të parandalojë një vrasje, ndërsa ka prangosur një person. Burimet zyrtare të uniformave blu bënë të ditur se ngjarja ndodhi pasditen e së dielës. Sipas zëdhënësit Gentian Mullai, “më datën 18.12.2012, reth orës 19.00 në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në vendin e quajtur lagjia Dunavat i Dytë të qytetit Gjirokastër , dy shtetas po konfliktohen me njëri – tjetrin.
Menjëherë Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër ka shkuar në vendngjarje , ku në momentin që ka shkuar në vendin që ishte bërë telefonata ka konstatuarr një shtetas i cili me një armë në dorë tip Kallashnikov me dy karikatore po shkonte në drejtim të banesës së shtetasit F.K, për ta vrarë.
Shtetasi Gjergji Çamani , i datëlindjes 1981, lindur dhe banues në lagjen Dunavat të qytetit Gjirokastër është konfliktuar për motive banale në klubin e lagjes me xhaxhain e bashkëshortes shtetasin Fetih Kotroçi, i datëlindjes 1967 , lindur dhe banues në lagjen Dunavat të qytetit Gjirokastër. Më pas këta shtetas kanë dalë nga klubi ku kanë vazhduar debatin , ku shtetasi Fetih Kotroçi në sherr e sipër ka qëlluar me sende të forta shtetasin Gjergji Çamani.
Shtetasi Gjergji Çamani ka shkuar menjëherë në banesë ku ka marrë një armë zjarri Kallashnikov me dy karikatore me fishek në gojë dhe ishte nisur në drejtim të banesës së shtetasit Fetih Kotroçi për ta vrarë.
Ka qenë ndërhyrja në kohë e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Gjirokastër që ka parandaluar krimin dhe ka bërë të mundur shoqërimin e shtetasit Gjergji ÇAMANI së bashku me armën e zjarrit në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër .
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Çamani , rezultoi se në banesë kishte edhe një armë tjetër zjarri tip kallashnikov. Nga policia u bë sekuestrimi i dy armëve të zjarit Kallashnikov dhe 60 fishekëve në cilësinë e provës materiale .
Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Çamani , për veprën penale “Armbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë”.
Ndërsa shtetasi Fetih Kotroçi ndiqet në gjendje të lirë për Plagosje të lehtë me dashje”
Na turperuat ju s’jeni nga Tropoja.