Pesë shqiptarë janë arrestua nga policia në Francë e bashkë me ta u arrestuan edhe një shtetas nga Vietnami dhe një peshkatar vendas. Të gjithë akuzohen për trafik të qenieve njerëzore.
Grupi i cili dyshohet të jetë më i madh, me anë të një gomonte transportonte emigrantë nga ishulli Dunkirk i Francës në drejtim të Anglisë.
Gomonia kishte kapacitet për 10 persona, por shqiptarët ngarkonin në të 20 persona.
Mediat britanike dhe franceze bëjnë të ditur se klandestinëve iu kushtonte 10 mijë paund kalimi deri në Angli, teksa peshkatari francez, që këtë punë e bënte jashtë aktivitetit të tij të zakonshëm, paguhej 1000 euro për çdo person.
Dyshimet që çuan në zbulimin e grupit lindën pasi peshkatari dha një sinjal SOS tek roja bregdetare. Pas kontrollit u gjetën 16 jelekë shpëtimi, çka peshkatarit nuk i duheshin.
Gjithashtu, atij iu gjetën edhe një sasi e konsiderueshme parash. Në Francë dyshohet se operojnë 200 rrjete trafikantësh me afërsisht 3000 anëtarë. /Dita/
