Një 62-vjeçar nga Elbasani u vu sot në pranga për vepra të turpshme me një minore. Ndriçim Kalemi, i datëlindjes 1952 dhe banues në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan, është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se ka abuzuar me një 12-vjeçare.
I arrestuari ka precedentë të tillë të mëparshëm. Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
