Pronari i një lokali në qytetin e Fierit ka përfunduar në prangat e policisë pasi nuk përdorte kasë fiskale.
Në kuadër të operacionit “Informaliteti”, nga Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar, u bë arrestimi në flagrancë iGani Berishës, 57 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja”, Fier.
Arrestim i tij u bë pasi dje rreth orës 11:15, në polici është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një 34-vjeçar.
E.Xh., rreth orës 11:00, në lagjen “11 Janari”, Fier, në lokalin në pronësi të shtetasit Gani Berisha, ka konsumuar ushqim dhe nuk është pajisur me kupon tatimor.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se lokali nuk është i pajisur me kasë fiskale si dhe nuk perdorej deftesë tatimore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” – thotë policia

hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha pa prit te mendohem se ke kam inat une ! 😛
bravo helio..ahahahahhaahah..shume e goditur kjo..e di si eshte puna?..une po mendohem per vete..pasi kam 23 vjet TATIMPAGUES i rregullt e shume te tjere anash meje jane po ashtu JOTATIMPAGUES..dhe sot keta nxjerrin licence dhe “formalizohen” dhe jane ne rregull me shtetin megjithese per 23 vjet nuk kane paguar asnje lek ne buxhetin e shtetit..ne nje kohe qe dhe une jam ne rregull me shtetin..mirepo cfare ndodh..vjen shteti te une e me gjen nje shkelje pershembull dhe me ve nje detyrim per te paguar..ne nje kohe qe ai perballe meje sapo eshte”formalizuar” dhe nuk ka arritur te beje shkelje(dhe per faktin qe se ka idene, por dhe per faktin tjeter qe nuk ka pasur kohe te beje shkelje)..domethene ai amnistohet per kaq vite qe ska paguar kurrse une megjithese tatimpagues i rregullt me pritet koka per nje shkelje..ka zgjidhje kjo pune?..