Pranga biznesmenit, procedim i lirë për 6 punonjës të OSHEE

Dita

Një 43 vjeçar eshte arrestuar për lidhje të paligjshme të energjisë në biznesin e tij dhe 6 punonjës të OSHEE në Berat po procedohen penalisht.

Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasi Kristo Qirici, 43 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e tij, është konstatuar ndërhyrje epaligjshme në aparatin matës të energjisë elektrike. Gjithashtu nga ana e Seksionit të Krimit Ekonimik e Financiar filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 6 punonjësve të OSHEE Berat:

1. E.S, 30 vjeç, banues në Berat,

2. B.S, 40 vjeç, banues në Berat,

3. P.S, 63 vjeç, banues në Berat,

4. B.O, 51 vjeç, banues në Berat,

5. F.Gj, 52 vjeç, banues në Berat,

6. P.Gj, 58 vjeç, banues në Berat.

“Proçedimi penal ndaj tyre filloi pasi dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën në vjedhjen e energjisë elektrike”­ njofton policia

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *