Pranga fierakut të dënuar për drogë, krime dhe në Angli

Elton Tafaruci
Europe's most wanted fugitives...BEST QUALITY AVAILABLE Undated Crimestoppers handout photos of (1st row left - right)Tomasz Galas, Giedrius Jankauskas, Bogumil Michal Kaczmarkczyk, Radoslaw Kawa, Norman Marek Misarko, Andras Szabolcs Mozes, (2nd row left - right) Gentian Doda, Durim Gremaj, Agim Kabashi, Xhevat Kaca, Sheriff Murati, Nikolla Naci, (3rd row left - right) Ivane Sepashvili, Dritan Shkurti, Shaqir Ziko, Balazs Asztalos all of whom are subject of a manhunt was launched today for 16 of Europe's most wanted fugitives thought to be hiding in Britain. PRESS ASSOCIATION Photo. Issue date date: Monday June 1, 2009. See PA story POLICE Wanted. Photo credit should read: Crimestoppers/PA Wire

Pas 14 vitesh në arrati, një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit. Nikollaq Naci ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve si dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Ndaj tij ishte dhënë dënimi me 13 vjet burgim, për këto vepra penale.

Ka qenë data 06 shtator i vitit 2002, ku në fshatin Sheqishte, të qytetit të Fierit, Nacit i janë gjetur rreth 4 kg heroinë si edhe një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një krehër dhe 84 fishekë.

Por emri i tij është edhe tek listat e të kërkuarve nga autoritetet ndërkombëtare. Në vitin 2009 Scotland Yard ndërmori një operacion për kapjen e 16 kriminelëve të rrezikshëm nga Evropa që fshiheshin në Britaninë e Madhe. Mes tyre ishin dhe 7 shqiptarë, si edhe fieraku Nikollaq Naci. Ai dyshohet se ka kryer edhe krime në Angli

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *