Forcat e Policisë së Tiranës kanë arrestuar së fundmi shtetasin grek Mario Dimopoulos , pasi përndiqte një femër shqiptare. Forcat e komisariatit nr 3 e kanë kapur në flagarancë shtetasin grek, në afërsi të Ministrisë së Drejtësisë. Dimopoulos kishte mbi një vit që përndiqte një 40-vjeçare në Tiranë. Hetimi është kryer me metoda speciale të policisë dhe Prokurorisë së Tiranës. Kallzimi nga 40-vjeçarja është bërë katër muaj më parë pranë komisariatit numër tre në kryeqytet. Ende nuk dihen detajet e përndjekjes, por policia bën me dije se 40-vjeçarja kishte bërë disa herë kallëzim për shtetasin grek.
