Është arrestuar nga përfaqësues të policisë financiare një shtetas bullgar i ndërmarjes “International Investment Group”, që ka marrë përsipër ndërtimin e sheshit Skënderbeu në Shkup. Personi në fjalë, dyshohet për krim të rëndë thuajse 450.000 euro, ndërsa është ndihmuar nga dy persona të tjerë, O.M shtetas i Bullgarisë dhe XH.D shtetas i Maqedonisë. Informatat e dhëna nga drejtoria e policisë financiare, bëjnë të ditur se biznesmeni bullgar, bashk me dy personat e lartëpërmendur, të cilët gjenden në arrati, kanë përgatitur fatura me të dhëna fictive, ndërsa mashtrimet i kanë bërë nëpërmjet ndërmarrjes “San Farmers Food” nga Shkupi ku i autorizuar i ndërmarrjes është i dyshuari XH.D të cilin biznesmeni bullgar e kishte angazhuar për punë ndërtimore edhe pse veprimtaria bazë e ndërmarrjes ishte tregtia e mishit me shumicë. Biznesmenit bullgar, gjykatësi i ka caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Hetimi ka zbuluar se mashtrimet e tilla kanë filluar çysh në janar të vitit 2012. Ndërtimi i sheshit Skëndërbeu, ka filluar brenda nëntorit të vitit 2012.
