Pranga një personi në kërkim për trafikim droge

anazapta

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë të mundur që gjatë orëve të para të mëgjezit të ndalojnë shtetasin Bedri Shehaj i cili ishte i shpallur në kërkim për “Trafik të lëndëve narkotike”.

Ky shtetas para dy muajve ka tentuar të transportojë 162.5 kg Mariuanë nga Lazarati në drejtim të kufirit jeshil me shtetin grek   por nuk ka mundur dot pasi është pikasur nga policia.

Ky shtetas nuk është kapur nga policia në kohën kur transportonte lëndën narkotike pasi braktisi automjetin me gjithë lëndë narkotike gjatë ndjekies së policisë dhe për arsye hetimi nuk janë publikuar nga ana jonë për mediat rrethanat e hollësitë e ngjarjes .

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *