Pranga një “punëtori” të Lazaratit, kapet me drogë

anazapta

Policia e Gjirokstrës njoftoi sot arrestimin e 22-vjeçarit Besnik Selimi, të cilit iu gjet dhe sekuestrua rreth 1 kilogramë lëndë narkotike në formën e boçes e llojit marijuanë.

Ai u ndalua mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Gjirokastër -Tepelenë, ndërsa udhëtonte në një minibus”. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas e kishte marrë lëndën narkotike në Lazarat  dhe do ta shiste në sasi të vogla në lokale nate në Elbasan.

Policia bën të ditur se 22-vjeçari është shoqëruar disa herë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër gjatë muajit korrik, gjatë aksioneve të policisë për parandalimin e futjes së fuqisë puntore në fshatin Lazarat me qëllim kultivimin e bimëve narkotike dhe është proceduar penalisht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *