Pranga për korrupsion inspektorit të Tatimeve të Korçës, e denoncon tregtari

anazapta

Agjentët e Krimit Ekonomiko-Financiar në Policinë e Elbasanit prangosën mbrëmë bashkë me kolegët e tyre të Korçës, një inspektor të Tatimeve, nën akuzën e marrjes së ryshfetit. Burime nga policia bënë me dije se është ndaluar i dyshuari Q. Korça, 50 vjeç, pas denoncimit të depozituar në komisariat. Inspektori i Tatimeve të Korçës mësohet se është denoncuar nga qytetari me iniciale J. S., nga Elbasani, njëkohësisht tregtar, i cili e akuzon për korrupsion. “Strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar te Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë e Korçës, pas një pune hetimore 3 javore bënë të mundur realizimin e procedimit penal të regjistruar për korrupsion pasiv të kryer nga persona që ushtrojnë funksione publike”, bëri me dije policia vendore. Mësohet se Korça kërkonte para në këmbim të kalimit të mallit dhe kryerjes së aktivitetit nga denoncuesi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *