Pranga shqiptarit me 6 kg drogë

Saimir Lleshi

Një 23 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Shqiptari u arrestua në provincën e Komos me 6 kg drogë e llojit marijuanë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari që udhëtonte me një automjet me targa italiane nuk i është përgjigjur thirrjes, duke u larguar me shpejtësi.

Por, policia vendase është vënë në ndjekje. Shqiptari ka braktisur mjetin në komunën Faloppio, duke u larguar më pas në këmbë, por policia e ka arrestuar. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *