Pranga shqiptarit në Greqi, autor i 17 vjedhjeve

Leda Hysa

Një 44 vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke nën akuzën e vjedhjes.

Shqiptari akuzohet si autori i 17 vjedhjeve në disa depo me pajisje bujqësore, ndërtimore, pajisje të tjera elektrike dhe elektronike.

Vlera e artikujve të vjedhura e kalon shumën e 26.500 euro.

Sipas policisë greke shqiptari i arrestuar në rajonin Eordea, Kozani, i ka kryer vjedhjet gjatë periudhës 19.08.2016 deri më 14.11.2017 dhe dyshohet të jenë kryer më një numër bashkëpunëtorësh.

Gjithë vjedhjet e kryera kishin të njëjtën metodë.

Mëngjesin e ditës së djeshme në policinë e Eordea është denoncuar vjedhja në një magazinë me pajisje dhe aparate elektrike që kapnin shumën e 1.500 euro.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shqiptarit 44 vjeçar në Ptolemaidë, në Kozanë, u gjetën dhe sekuestruan një pjesë e madhe e objekteve të vjedhura.

U sekuestrua makina private, doreza leshi, kaçavida, një telefon celular, që përdoreshin nga shqiptari për të kryer vjedhjet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *